Author: Semi

“Aleksandri i Madh”, e fyerje tjera. Kështu ka nisur një artikull në “The Economist”, që riemërtimin e terminaleve e konsideron mënyrë për t’i bezdisur e për t’i shqetësuar fqinjët, transmeton Koha.net. Grekët në vitin 1992, emërtuan aeroportin “Macedonia”. Greqia thotë se emri i Maqedonisë nënkupton territorin e asaj pjese historike të Maqedonisë që gjendet në Greqi. Por, maqedonasit më pas në vitin 2007 ndryshuan emrin e aeroportit të Shkupit në “Aleksandri i Madh”. Megjithatë, Qeveria e Maqedonisë kërkon të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë, prandaj riemërtimi i këtij aeroporti edhe tani mund të jetë i mundshëm. Hapja e aeroportit…

Lexo më Shumë

Sipas aktorit Hasim Memishi, në vendin tonë artistët janë të detyruar ta shprehin atë që nuk e ndjejnë apo të mos e shprehin atë që e ndjejnë. Gjithmonë, thekson ai, si shkak i rrethanave politike. Memishi, në emisionin Agora, insiston që artistët duhet të jenë të pavarur. https://youtu.be/nczX86u0zks

Lexo më Shumë

Kontesti i emrit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Maqedoni dhe suksesit që arriti koalicioni qeveritar, përsëri kthehet në fokusin e diplomacisë ndërkombëtare, e ndjekur nga një optimizëm i madh dhe pritje për zgjidhjen përfundimtare, ndërsa takimi i parë për negociatat ndërmjet dy palëve pritet deri në fund të këtij muaji. Këtë me deklaratat e tyre e vërtetuan kryeministri Zaev, krerët e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Dimitrov dhe Kotzias si dhe paralajmërimet optimiste të zëvendës-ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-ve, Hoyt Yee. Kryeministri Zaev dje tha se Maqedonia duhet të jetë e gatshme për të bërë hap para në çështjen…

Lexo më Shumë

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) sot e organizoi konferencën e gjashtë për sëmundje të rrallë. Konferenca është për pediatër, internistë, neurologë, nefrologë, mjekë për mjekësi familjare, gjenetikë, biokimistë, biologë, mjekë nga Maqedonia dhe nga Evropa Juglindore. “Falë këtyre takimeve disa sëmundje që më parë nuk kuroheshin në vend tani kurohen. Njëkohësisht, gjene të reja, mekanizma të rinj molekular të gjenezës së sëmundjeve dhe mjekimeve të reja rezulton nga hulumtimet edhe në vendin tonë”, njoftoi ASHAM. Mbështetës të konferencës janë Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë dhe Oda e Mjekëve të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Në Festivalin për film evropian “Sinedejs” sot në Qendrën Kulturore Rinore nga ora 13 do të mbahet punëtoria e parë nga katër në programin shoqërues të festivalit të sivjetmë. Temë e punëtorisë është “Unë xhirova film. Asnjëherë nuk do ta shikoni, përveç se nëse…” dhe i dedikohet distribuimit të filmit. Do ta udhëheqë regjisorja dhe producentja italiane Klaudia Tosi. Punëtoria e ardhshme e “Sinedejs” është më 14 nëntor në QKR – masterklas e regjisorit dhe skenaristit serb Mirosllav Momçilloviq – për ndryshim të planeve në një kuadër si lloj montimi. Më 15 nëntor në Fakultetin për arte dramatike punëtori për…

Lexo më Shumë

Regjisori i njohur shqiptar Sulejman Rushi, në emisionin Agora, në Lajm TV, është deklaruar për fuqinë e artit dhe nevojën që ajo të kritikojë fenomenet devijante shoqëroro-politike. “Detyra parësore e artit është të jetë korrigjues i fenomeneve shoqërore. Në pikë të parë, për ta korrigjuar shoqërinë, sigurisht se duhet të merret me fenomenet devijante të politikës”, pohoi Rushiti. Sipas tij, kritika e sotme e artit ndaj politikës është e pamjaftueshme. https://youtu.be/nczX86u0zks

Lexo më Shumë

Sot në Ohër në Kongres të jashtëzakonshëm, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do ta zgjedhë kryetarin e ri. Darko Dimovski, është kandidat i vetëm u.d. i deritanishëm, i cili vjen nga Sindikata e Punëtorëve në Hoteleri, Turizëm, Ekonomizim Banesor-Komunal, Zejtarisë, Shoqatave e Mbrojtjes. Kandidatura e tij ishte pranuar nga ana e Këshillit dhe Kryesisë së LSM-së. Krahas Dimovskit, kandidatura për lider sindikal, kanë parashtruar edhe kryetari i OJSHQM, Peco Grujovski dhe kryetari i Sindikatave të Policisë, Aco Antovski. Kandidaturat e tyre nuk kaluan në seancën e Kryesisë së LSM-së, sipas të cilës, ata nuk i plotësuan kushtet për kandidaturë.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot tha se preferon që aeroporti të quhet me emrin e ish kryetarit të Maqedponisë Kiro Gligorov. Në lidhje me këtë propozim, në rrjetin social Facebok, gazetari Lirim Dullovi, është shprehur kundër, duke preferuar që nëse do të zgjedhë njërin prej këtyre dy emrave (Aleksandri i Madh apo Kiro Gligorov), si qytetar i Maqedonisë, ai do të përcaktohet për të parin, pra Aleksadri i Madh, pasi sipas tij, Kiro Gligorovi është sinonim i pabarazisë dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazi Lika dhe zëvendësministrja e financave Shirete Elezi në takim me gazetarët njoftuan detajet e buxhetit për vitin e ardhshëm në sferën e arsimit që është paraqitur si kërkesë e banorëve. Buxheti për vitin 2018 parashikon fonde edhe për ndërtimin dhe sanimin e shkollave fillore dhe të mesme në komunat shqiptare, në vlerë prej gjashtë milionë eurosh, transmeton MIA. Në mesin e shkollave të cilat do të rikonstruohen janë shkollat në Reçicë, Novo Sellë të Bogovinës, Vizbeg të Shkupit, Sellcë të Tetovës, Nerez të Shkupit, si dhe rikonstruimi i disa shkollave të tjera.

Lexo më Shumë

Manifestimet kryesore të shënimit të 109 vjetorit të Kongresit të Alfabetit do të mbahen në Shkup dhe Manastir, përkatisht në Shkup do të mbahet një akademi solemne për doajenët e arsimit shqip e cila për herë të parë mbahet me nismë të Qeverisë. Sipas agjendës, ngjarja kryesore është në Manastir me 22 nëntor, ku do të mbahet edhe koncerti solemn tradicional, ndërsa në vazhdën e këtyre aktiviteteve me 21 nëntor në Manastir do të mbahet një tribunë shkencore bashkë me institutin për trashigimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në të cilën do të marrin pjesë akademik e gjuhëtar nga gjitha…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në një takim Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit, Johannes Hahn, transmeton Anadolu Agency (AA).  Në njoftimin zyrtar të presidencës së Shqipërisë theksohet se, Presidenti i vendit, Ilir Meta dhe Komisioneri Hahn diskutuan mbi zhvillimet në rajon, ku u theksua rëndësia që ka angazhimi i shtuar i BE-së për përshpejtimin e proceseve demokratizuese dhe integruese të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Presidenti Meta theksoi rëndësinë jetike të anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, me bindjen se do të gjenerojë më shumë siguri për të gjithë rajonin…

Lexo më Shumë

U premtua nga Qeveria Ahmeti-Gruevski, objekti i universitetit “Nënë Tereza”, sot premtohet edhe nga Qeveria  Zaev-Ahmeti. Por, njohësit e rrethanave këtë fakt e vlerësojnë si politizim të skajshëm të arsimit dhe tallje me emrin e shenjtores shqiptare Nënë Tereza, raporton Almakos. Gazetari, Isen Saliu, ka përshtypje se më lehtë “Nënë Tereza” do të shpallet shenjtore për herë të dytë, se sa të ndërtohet godina e Universitetit “Nënë Tereza” , në Shkup. “Fati i arsimit shqiptar në Maqedoni edhe më tutje do të jetë i njëjtë. Gjithmonë probleme me ndryshimin e emrave të shkollave, probleme me tekstet shkollore, me godinat universitare.…

Lexo më Shumë