Assesi të merren vesh për drejtoritë që duhet t’i ndajnë në Komunën e Kumanovës, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, edhe 1 muaj pas zgjedhjeve lokale. Maksim Dimitrievski insiston që drejtoritë, të cilat u takojnë shqiptarëve, duhet t’i ndahen shqiptarëve që kanë bërë aktivitet për LSDM-në dhe përfaqësuesve të BDI-së që kanë vrapuar për t’u bërë drejtor, shkruan gazeta Lajm. Burime tona thonë se BDI këmbëngul në atë se eksluzivitetin për hisen shqiptare në Kumanovë duhet ta ketë vetëm BDI, duke harruar se pikërisht këta i dhanë fitoren absolute Maksim Dimitrievskit, tashmë të parit të komunës.…
Author: Semi
Një kafjall, që do t’ju shpijë në një udhëtim të mrekullueshëm nëpër Malin Sharr Argeta sipas zgjedhjes suaj, e përgatitur me frymëzim vendor dhe përbërës vendorë Kësaj pranvere ju ftuam që të na ndihmoni të zgjedhim shijen e re për Maqedoninë. Ju ezgjodhët Argeta “Në mënyrën e Sharrit”! Gjatë disa muajve të fundit ekipi ynë e krijoi, dhe prandajme kënaqësi të madhe po ju njoftojmë se, shija e re e Argeta-s tashmë gjendet në markete! Në këtë pastetë i bashkuam shijet kulinare, të rëndësishme për këtë rajon. Zbulojeni Argeta “Nëmënyrën e Sharrit”, e cila me shijet e ndryshme do t’ju…
MPB bën spektakle me njësitë e saja special me kontrolle nëpër diskoteka duke arrestuar adoleshentë, kurse vrasësit dhe kriminelët shëtisin lirshëm nëpër rrugët tona tha Nacev, transmeton Gazeta Express. Kanë kaluar 12 ditë nga likuidimi klasik i Martin Janushevit, kurse pushteti e fsheh dhe e mbron vrasësin. Ai është në liri dhe nuk lejohet të përmendet emri i tij. Mafia po qeveris. Para 10 ditëve kishte gjuajtje në drejtim të shtëpisë së këshilltarit të Zaevit, në opinion u spekulua se ai ishte i afërt i vrasësit dhe i ka ndihmuar atij. Heshtje edhe në MPB edhe për këtë skandal. MPB…
Disa nga vendet më të rëndësishme në pushtetin e ri lokal në Strugë që gjatë kohës së Zijadin Selës udhëhiqeshin nga kuadro shqiptarë, Ramiz Merko do të duhet t’ia japë LSDM-së. Burime partiake nga partia e Zaevit për Alsat M thonë se si rezultat i mbështetjes publike që ai dhanë Merkos në raundin e dytë, do kërkojnë post presidencial në këshillin komunal, sekretar komune, drejtor të ndërmarrjeve publike, si edhe disa punësime. Merko, i cili në rrethin e dytë fitoi në pothuajse të gjitha vendbanimet maqedonase, për Alsat M pohon se është përgatitur një marrëveshje. Interesant do të jetë edhe…
Një qytetar në ditën e rivotimit në vendvotimin 2901 në Çair të Shkupit, ka denocuar në polici aktivistë të Lëvizjes Besa se kanë bërë trysni ndaj qytetarëve të mos dalin në votime. Qytetari, i cili dënoncimin në policia e ka bërë përmes telefonit, ka pohuar se një grup personash me automjete, aktivistë të Besës, kanë kërcënuar qiramërrësit e një ndërtese të mos dalin një votime. Policia ka dalur në teren dhe konstatuar se në vendngjarje kanë takuar dy persona të cilët kanë mohuar se kanë penguar qytetarët të dalin në votime. Sipas këtij informacioni të policisë, i bie se aktivistët…
Kryetri i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, Nebi Hoxha i pyetur nga gazetarët për “Rrugën e Arbërit”, sot, theksoi se rruga e Arbërit do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e ekonomisë në Maqedoni, informon Almakos. Sipas Hoxhës, me ndërtimin e kësaj rruge do të shkurtohej distanca për në portin e Durrësit i cili është mjaftë konkurrues në krahasim me portin e Selanikut, që përdoret nga shumica e tregtarëve të Maqedonisë. Nga ana tjetër ministri i transportit dhe lidhjeve të Maqedonisë, Goran Sugarevski i pyetur nga Almakos, nëse “Rruga e Arbërit” do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë,…
Lokalet që u inspektuan të shtunën vazhdojnë të punojnë edhe në ditën e tretë pas aksionit policor, të ndërmarrë ndaj 13 objekteve hotelierike në Shkup. TV21 filmoi lokalet e caktuara, të cilat ishin të mbushura si çdo ditë të zakonshme. Ndonëse pronarët nuk duan të flasin para kamerave, ata thonë se nuk do t’i mbyllin lokalet e tyre derisa të arrijë tek ta vendimi për masat e ndërmarra nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, nga Inspektorati shtetëror i tregut dhe nga Inspektorati shtetëror i punës. Ndërkaq, nga MPB thonë se ky aksion është vetëm fillimi. Zëvendësministri i punëve të brendshme…
Deputetë në vitin 2018 sërish do të marrin para për rrugë dhe këto mjete janë parashikuar edhe në buxhetin e vitit 2018 ku në dispozicion janë 1.3 milion euro. “Edhe përkundër vërejtjeve të LSDM se dëshirojnë ti zvogëlojnë shpenzimet për rrugë, megjithatë edhe vitin tjetër do të marrin të njëjtat shuma sikurse viteve të kaluara” tha në pres konferencën Silvana Boneva, deputete e VMRODPMNE. Në anën tjetër koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM, Tomislav Tuntev i cili për tre muaj ka marrë 2588 euro rregullisht e ka kritikuar pushtetin e kaluar se shuma nga ana e ish pushtetit e…
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev u takua sot me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sllovenisë nga misioni për përkrahje të Republikës së Maqedonisë në sigurimin e kufirit jugor gjatë kohës së krizës së emigrantëve. Në takimin morën pjesë kryeministri slloven Miro Cerar, si dhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikolovski, ministri pa portofol i angazhuar për Diasporë Edmond Ademi dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski. Zaev theksoi se për të…
Në interes të BE-së dhe të Sllovenisë është Maqedonia, si vend stabil dhe i sigurt, të konludohet sa më shpejtë që është e mundur drejt BE-së dhe NATO-s, tha sot kryeministri i Republikës së Sllovenisë Miro Cerar pas takimit me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev. “Dëshirojmë që nga viti i ardhshëm të fillojnë negociatat inkuadruese të Republikës së Maqedonisë me BE-në dhe në këtë drejtim jemi të gatshëm t’i ndihmojmë dhe mbështesim reformat që vendi i zbaton në planin e aspiratave euroatlantike”, theksoi Cerar në konferencën e përbashkët për shtyp me Zaevin, Sipas Zaevit, në Qeverinë e RM-së…
“Bashkimi Evropian nuk është i shqetësuar në lidhje me ndikimet që shtetet tjera mund të kenë në Ballkanin Perëndimor, pasi BE-ja është faktori kryesor në Ballkan”. Kështu të paktën po thotë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini. “Gjatë një vizite në Ballkanin Perëndimor këtë vit, e kutpova se kur BE-ja është e pranishme atje me forcën e saj, nuk ka asnjë shtet tjetër me ndikim të tillë”, tha Mogherini. Kur e pyetën nëse BE është e shqetësuar për ndikimin e faktorëve të jashtëm ajo tha se “Ballkani është Evropa”. “Ne jemi një familje gjeografikisht dhe historikisht kemi qenë së…
Aktivitetet aktuale të cilat janë të rëndësishme për bujqësinë e Maqedonisë si LIDER Programi, formimi i grupeve lokale të akcizës, ishin në fokusin e takimin të sotëm të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski me ministrin slloven të Bujqësisë Dejan Zhidan dhe drejtorin e Agjencisë pagesore sllovene, Benedikt Jarenko në Lubjanë. Takimi ishte në kuadër të vizitës së delegacionit qeveritar të Maqedonisë në Slloveni, ndërsa në të mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë pagesore Nikollçe Baovski. Ministri Zhidan dhe drejtori Jarenko e përsëritën angazhimine tyre për ndihmë të shpejtë dhe teknike në pjesën e përforcimit të…