Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët zgjodhi sot nënkryetarët e sajë, zëdhënësin e partisë dhe dy sekretarët organizativo-teknik të partisë Aleanca për Shqiptarët. Për nënkryetarë janë zgjedhur: Remzi Mehmedi, Elmi Aziri, Bujare Abazi. Nënkryetari i katërt që do të vjen nga dega e Tetovës do të zgjidhet në mbledhjen e radhës. Zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët u zgjodh Flakron Bexheti, ndërsa sekretarë tekniko – organizativ janë zgjedhur Bujar Bajrami dhe Samir Rakipi. Gjithashtu në mbledhjen e Kryesisë Qëndrore u diskutua edhe për gjendjen politike në Maqedoni.
Author: Semi
pelohet deri tek qytetarët që planifikojnë festën e 1 Majit ta kalojnë në natyre përkatësisht nëpër vend si: Park Malin Vodno, Gazi Babë, Saraj, Liqeni i Treskës, Matkë dhe vende tjera të ngjashme, të mos ndezin zjarr në hapësirë të hapur dhe të mos hedhin mbeturina. ‘I informojmë qytetarët se ekipet e Qytetit dhe NP Parqe dhe Gjelbërime do të jenë të pranishëm dhe do të kontrollojnë nëpër hapësirat publike dhe ju rikujtojmë se për ndezje të zjarrit në hapësirë publike dënoheni me 200 euro, ndërsa për hedhje mbeturinash 50 euro”, kumtojnë nga Qyteti i Shkupit.
Në komisionin për shëndetësi deputetët i dhanë dritë jeshile ndryshimeve në ligjin e barnave dhe pajisje mjekësore. Por deputetët e opozitës kanë dyshime për manipulimet e mundshme dhe favorizimet për kompanitë të cilat importojnë ilaçe. “Kjo mënyrë e sigurimit të certifikatave më duket se do të jetë shumë e rëndë dhe do të favorizojë kompani të caktuara të cilat importojnë ilaçe ndërsa tjera do të eliminojë. Kjo procedurë na çon në krijimin e monopoleve në Maqedoni. A do të munden importuesit në Maqedoni të sigurojnë certifikata të tilla sepse ato nuk janë për përdorim masiv. Certifikate nga prodhuesi edhe nga…
Në rrjetin social “Facebook”, Sllagjana Taseva profesoreshë universitare dhe përfaqësuesja për Maqedoninë e “Transparency International” bën të ditur se ka pranuar kërcënime nga zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Sipas saj, Angjushev i ka thënë se do ta çon çështjen deri në fund, dhe se do ta paditë, duke ia kujtuar se është doktori më i ri i shkencave. Taseva gjithashtu ka shkruar se kërcënim të tillë dhe agresivitet nuk ka përjetuar as në Avganistan ku disa individë të Qeverisë janë lordë ushtarakë./ Gazeta Express/ Ndërsa shprehet e habitur dhe ngre dilemën nëse kjo është Qeveria për të cilën hecëm…
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shpreson se Maqedonia dhe Greqia do të arrijnë një zgjidhje të pranueshme të emrit që të mund Maqedonia të marrë ftesë për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, pas takimit me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel, ku mes tjerash, është biseduar edhe për Maqedoninë dhe procesin integrues. “E kam vizituar Shkupin ku edhe kam përsëritur se pas zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë, Maqedonia do të marrë ftesë, ashtu siç u nënvizua edhe në Samitin e Bukureshtit. Pas zgjidhjes së suksesshme nga negociatat…
Në kuadër të projektit të përbashkët ,,Kujdesu për çdo fëmijë sikur për fëmiun tënd,, ku si bartës të këtij projekti janë, shoqëria Kulturo-humanitare “Vepra” dhe shoqëria AVFI Cirih nga fshati Bogovinë, në bashkëpunim me Shkollën fillore “Abdil Feashëri” të po të njëjtit fshat, me aktivitete konkrete dhe praktike, sotë më 27 prill, u bashkangjitë edhe Sektori për punë të brendëshme Tetovë. Efektivët e policisë të SPB Tetovë, nga afër u njoftuan me filloristët e rinj, klasët e para të shkollës së Bogovinës, dhe i mësuanë si të lëvizin dhe ta kalojnë rrugën të sigurtë, kurse drejtusve të automjeteve ju demonstronin…
Kryeministrit Zoran Zaev sot theksoi se nuk është e vështirë të kujtohet për dhunën e 27 prillit e cila ndodhi në Kuvendin e Maqedonisë para një viti, përcjell Telegrafi Maqedoni. Thotë se shtëpia e qytetarëve ishte e pushtuar nga dhuna. “Ata ishin të përgatitur edhe për eliminim të disa anëtarëve të Kuvendit. Në sytë e tyre shiheshe urrejtje, urrejtje e pastër dhe qëllim për të marrë jetë”, tha Zaev. Kjo ishte arrogancë si dhe dëshirë për të qëndruar në pushtet. Ai tha se për shkak të pranisë së tij nuk pati viktima.
Shkupi dhe Athina sot në Shkup kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim mes dy qyteteve. Kryetari i Athinës, Jorgos Kaminis, tha se jetojmë në shekullin XXI dhe se nevojat e dy popujve janë të ngjashme, andaj duhet thelluar sa më shumë bashkëpunimi. Kaminis, tha se në takim nuk është biseduar për çështjen e emrit, por se si të thellohet edhe më tej bashkëpunimi në nivel qytetesh. Jorgos Kaminis, kryetar i Athinës “Mënyra më e mirë që kjo të bëhet është që të jemi konkret në atë se çfarë e bëjmë, në fushat në të cilat kemi bashkëpunim. Kjo është shumë me…
Shtetasit e Maqedonisë I.M. (32) dhe A.A (37) janë burgosur në kalimin kufitar Horgosh, në kufirin Serbi-Hungari. Gjatë kontrollimit të rezervuarit të veturës “Opel Astra” me targa të Maqedonisë, policia ka gjetur dhjetë shishe plastike me nëntë kilogram marihuanë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Agjencia Tanjug informon se për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale për prodhimtarin dhe shitje të paligjshme të llojeve të drogës, të dyshuarve i’u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, me çka pas ngritjes së padisë penale do të paraburgosen, pas urdhrit të Prokurorisë së Lartë Publike në Suboticë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se ishte shumë i zënë dhe se nuk ka mundur ta gëzojë zonjën e Parë, Melaninë, me dhuratën e ditëlindjes. Zonja e Parë e SHBA-ve dje ka festuar ditëlindjen e saj të 48-të, shkruan Klan Kosova. “Epo, më mirë të mos futemi tek kjo temë, sepse mua mund të më fusni në telashe”, tha Trump, gjatë një interviste telefonike për Fox & Friends. “Një kartolinë të bukur dhe disa lule të bukura. Ju e dini, unë jam shumë i zënë që të vrapoj në kërkim të dhuratave, apo jo”?…
Milaim Abazi është zgjedhur kryeshef i ri i vendkalimit kufitar në “Bllatë”, në kufirin ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë në Dibër. Abazi ka 26 vite që është në radhët e MPB-së, ku ka ushtruar funksione të ndryshme. I njejti ka diplomuar në Fakultetin e Sigurisë në Shkup.
27 Prill 2018: Për çdo vit, në përfaqësitë diplomatike të Britanisë së Madhe anekënd botës, festohet ditëlindja e Mbretëreshës. Sivjet Ecolog me krenari është sponsori kryesor në festën e Ambasadës së Britanisë në Maqedoni. Ngjarja e sivjetme, që shënon ditëlindjen e nëntëdhjetedytës të Mbretëreshës, mblodhi nga rajoni më shumë se gjashtëqind njerëz me ndikim, përfshirë Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, kryetarë komunash, përfaqësues diplomatik, përfaqësues të mediave e të biznesit. Në manifestim mori pjesë edhe një delegacion nga Ecolog-u, i kryesuar nga Drejtuesi i Bordit Këshilldhënës, filantropi Lazim Destani. Ngjarja e këtij viti ishte e një rëndësie të veçantë…