Situatat në sferën e mediave dhe propozim-ndryshimet e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale ishin një ndër temat për të cilat biseduan drejtori i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale mediale, Zoran Trajçevski dhe përfaqësuesi i OSBEsë për liri të mediumeve, Harlem Dezir. Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale mediale informon se në takimin, që u mbajt dje pasdite, është bërë fjalë edhe për problemet me të cilat përballet Servisi publik radiodifuziv, ndërsa theksi është vënë në sigurimin e burimeve të sigurta për financim të rregullatorit edhe të RTVM-së.
Author: Semi
Në Gjykatën penale të Shkupit sot duhet të mbahet seanca e parë për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike e njohur si “Treqind” në të cilën është akuzuar ishndihmësministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve. Ai dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski në mënyrë joligjore ka ndarë kontrata për shitblerje dhe mirëmbajtje të automjeteve të Porshe Maqedoni SHPKNJ Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemia Automobili Rous SHPKNJ Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe “Auto Kuka” SHPK Shkup të përzgjedhura si oferta më të volitshme ekonomike.…
Një jetë e marrë padrejtësisht, që në moshë të hershme. Një mall që nuk mund ta shuaj as një oqean. Një familje që humbën më të dashurin e tyre. Një nënë që assesi nuk pajtohet me faktin që vogëlushin e saj nuk mund ta përkëdhel në prehrin e saj, ndërsa lotët janë gjëja e vetme përmes të cilës mund ta shpreh gjithë këtë mallëngjim. I ndjeri Almir Aliu, në vend që bashkë me bashkëmoshatarët t’i bashkohej bankave shkollore, trupi i tij po pushon në dheun e zi. Ndërkohë, vetëm një ditë na ndan nga fjalët përfundimtare në gjykatë, kur pritet…
Në Maqedoni ka optimizëm të madh dhe ndryshime, para se gjithash në fushën e lirisë së mediave, deklaroi Madi Sharma, kryetare e Komitetit për Ballkanin Perëndimor të Komitetit evropian ekonomik dhe social, trup i Bashkimit Evropian. Delegacioni i Komitetit evropian ekonomik dhe social qëndron në Shkup në mision për vërtetimin e gjendjes faktike në vend, para se gjithash në fushat për rolin e sektorit joqeveritar në vendosjen e sundimit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, sfidat me të cilat përballen organizatat joqeveritare, si dhe gjendja me lirinë e mediave në vend. Delegacioni i komitetit sot mbajti konsultime me përfaqësues të…
VMRO-DPMNE-ja kritikon politikat e qeverisë së Zoran Zaevit për ndalimin e punës dhe prishjen e projektit “Shkupi 2014”. Sipas tyre, LSDM po shkatërron figurat që përfaqësojnë etnitete të ndryshme, siç është ajo e Nënë Terezës. VMRO-DPMNE-ja thotë se me rikthimin e tyre në Qeveri, do të rindërtojnë atë që tani po i shkatërron LSDM-ja e Zoran Zaevit. “Kjo është shenjë se Qeveria zhytet në mungesë të ideve ndërsa Maqedoninë e fut në një krizë ende më të thellë. Në rrethana të këtilla, është e pritshme që Qeveria e paaftë e Zaevit nuk po mundohet që t’i zgjidh problemet e vërteta…
Paritë politike shqiptare kanë mendime të ndryshme sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë. Emri i shtetit të mos ketë lidhje specifike me asnjë etni në Maqedoni, kështu vlerësojnë nga opozitarja BESA. Nga BDI thonë se koalicioni qeverisës ka mbështetje të fuqishme për inkuadrim të vendit në strukturat euro-atlantike. Kurse, nga ASH thonë se Qeveria e vendit duhet të krijoj konsesus nacional, për zgjidhjen e këtij problemi, shkruan Almakos. Nga Lëvizja BESA, e përsërisin qëndrimin e tyre, sa i përket emrit të Maqedonisë ata thonë se, konform Ridefinimit, do të donim që emri i shtetit të jetë…
Seat Koçan, i akuzuari i parë në lëndën “Trust” sot në seancën gjyqësore në Gjykatën Penale u prononcua i pafajshëm për akuzat që kundër tij i ngriti Prokuroria Publike Speciale. Prokurori Gavrill Bubevski, nga ana tjetër, në fjalimin hyrës tha se të akuzuarit Seat Koçan, Vasilie Aviroviq dhe Safet Vatiq si dhe kompanitë “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato”, nën petkun e biznesit të suksesshëm, me mashtrim të rëndë, kanë keqpërdorur përafërsisht 1.060.000 denarë, gjegjësisht 17 milionë euro, para të qytetarëve. Motivi i tyre, sipas tij, ka qenë në mënyrë të pandershme të fitohet tenderi i SHA “ELEM” dhe me dokumente të falsifikuara,…
Qeveria e RM-së do të kërkojë ekspertizë ndërkombëtare të fakteve për “Lagjen e Trimave” mbi të cilat gjykata i dënoi 37 persona prej të cilëve 8 u dënuan me burg të përjetshëm, 4 u liruan nga akuza ndërsa të tjerët u dënuan me 746 vjet heqje lirie. Në mesin e të dënuarve 19 persona janë nga Kosova, njofton Almakos. Qëllimi i ekpertizës është të konstatojë vërtetësinë e fakteve dhe t’i japë mundësi gjykatës së apelit, që në mënyrë të drejtë ta gjykojë rastin në fjalë. Nga Qeveria e Maqedonisë besojnë se ekspertza do të ndikojë në përmirësimin e vendimit të…
Tre poste ia ka ofruar LSDM kandidatit të saj në komunën e Likovës, Hadi Osmani. Burime partiake thonë se posti i parë që i është ofruar Osmanit është posti i drejtorit në një drejtori të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ky është posti që me gjasë do ta pranojë Osmani. Atij poashtu i është ofruar post në një sektor të Ministrisë së Bujqësisë, si dhe në Ministrinë për Shoqëri Informatike. Osmani është i njohur si person me lidhje të forta me kreun partiak të LSDM-së, duke filluar nga kryetari i partisë Zoran Zaev, nënkryetarin Muhamed Zeqiri, si dhe…
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologu i tij nga Maqedonia Zoran Zaev, pritet të takohen në Shqipëri, në qytetin e Pogradecit. Ku, do të diskutohet që edhe pala maqedonase ta kompletojë rrugën ose të vazhdojë “Rrugën e Arbërit”, drejt Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë. Këtë paralajmërim e bëri Rama gjatë vizitës së tij në Peshkopi, këto ditë, ku tha se “Rruga e Arbërit”, lidh koridorin ekonomik me Maqedoninë,raporton Almakos. “Në takimin me kryeministrin e Maqedonisë në tetor, u dakordësuam për të realizuar në Pogradec një mbledhje qeverie, ku do vendosim domosdoshmërinë që edhe pala maqedonase ta kompletojë rrugën në krahun…
Udhëheqësi i organizatës me bereta të zeza “Qoseto”, Goran Angelov ka folur për hyrjen brutale më 27 prill në Kuvend. Ai tha se është krenar që ka ndërhyrë në Kuvend sepse këtë akt siç thotë e ka bërë për të mbrojtur Maqedoninë dhe identitetin kombëtar (nga minuta e 25.50). Ai në intervistën me Milenko ka thënë se hidhërimi i madh ka ndodhur kur ka nisur të këndohet himni shqiptar. Sipas tij, nuk është e lejueshme që dikush në Kuvendin e Maqedonisë ta këndojë himnin shqiptar. Angelov theksoi se nuk ndjehet fajtor për atë që kanë hyrë në Kuvend, por nga…
Një video e lansuar nëpër rrjetet sociale maqedonase dhe në disa portale tregon se si ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevskit vetë futet në grackë dhe pranon se si është montuar rasti i Kumanovës më 9 maj të 2015. Gruevski këto fjalë i thotë në intervistën e dhënë për televizionin Sitel vetëm pas një kohe të shkurtër që kishte ndodhur rasti i Kumanovës, transmeton INA, videon e lansuar nga portali Dokaz. Ai ka thënë se si policia e ka kryer punën, se si ishte planifikuar operacioni. “Policia kishte njohuri për grupin që kishte hyrë në Maqedoni. Por operacioni ishte…