Author: Semi

Autorë të panjohur mbrëmë kanë kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e M.K.(55) në rrugën “Kiro Ristovski-Dërnc” nga Tetova. MPB informon se autorët me dhunë e kanë hapur derën e hyrjes, kanë hyrë brenda dhe kanë marrë 4.000 franga zvicerane dhe 850 euro, një tablet stoli të shumëllojshme. Pasi e kanë kryer veprën kanë ikur në drejtim të panjohur. Po ndërmerren masa për gjetje të autorëve dhe për ndriçim të plotë të rastit./mia

Lexo më Shumë

Plasmani dhe cilësia e prodhimit, ndryshimet klimatike, përforcimi ekonomik i fermerëve të rinj dhe grave, do të jenë në fokusin e Federatës së Fermerëve e cila sot e shënon jubileun, 15 vjet nga themelimi. Federata ribrendohet në Federatë Kombëtare të Fermerëve (FKF) dhe e zgjodhi kryetarin e ri. Në vend të kryetarit të deritanishëm Nikolla Stamenov i cili është emëruar për kryetar nderi i organizatës, në vendin e tij vjen Vaska Mojsovska. “Bujqësia profitabile – fshat i qëndrueshëm” është motoja jonë e re. Konsiderojmë se është e rendit që bujqit, përveçse të prodhojnë edhe të fitojnë, të kenë jetë dinjitoze.…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit pas njoftimin nga Drejtoria e Policisë Financiare, ka hapur procedurë parahetimore në lidhje me marrëveshjen mes Agjencisë për Film dhe një shtëpie produksioni të angazhuar për të xhiruar një serial artistik. Prokurori publik kompetent për këtë çështje, siç njoftoi sot Prokuroria, do të marrë gjitha aktivitetet për të vërtetuar faktet. “Janë dhënë disa udhëzime dhe urdhra për grumbullimin e materialeve lidhur me procedurën e inçizimit të serialit. Në këtë fazë të procedurës, një pjesë e provave të kërkuara tashmë është dorëzuar, ndërsa është kërkuar edhe plotësimi i tyre”, citohet…

Lexo më Shumë

Deputetët e BESA-s edhe pse e përkrahin nevojën për sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve, kanë shumë vërejte lidhur me atë se si ky propozim ligj do të rregullojë këtë çështje dhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, deklaroi sot Fadil Zendeli, deputet nga kjo parti duke paralajmëruar amendamente për tekstin. “Me këtë propozim ligj nuk zyrtarizohet gjuha shqipe si gjuhë e dytë zyrtare”, tha Zendeli, por vetëm nënkupton avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore. BESA do të parashtrojë amendamente për ato nene në Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve që kanë të bëjnë me atë që,…

Lexo më Shumë

Koordinator i Grupit parlamentar të LSDM-së Tomisllav Tunteva ka njoftuar se në fazën e dytë të miratimit të ligjit për gjuhët, do të dorëzohen amendamente që do të zbatohen në tekstin e ligjit dhe do të zgjidhin çdo skepticizëm mbi legjislacionin dhe interpretimet e ndryshme të tij. “Me kalimin e këtij ligji do të mbyllet Marrëveshja Kornizë do të mundësohet që qytetarët t’i respektojnë të drejtat e tyre që i meritojnë. Lidhur me shpenzimet e udhëtimit të deputetëve, Tuntev tha se grupi parlamentar i LSDM-së, do të përgatisë disa zgjidhje që do t’u dërgohet të gjithë anëtarëve në mënyrë që…

Lexo më Shumë

Në takimin e rregullt vjetor të përfaqësuesve të vendeve-anëtare të Rrjetit evropian për letërsi dhe libra TRADUKI, i cili po mbahet në Bazel, Zvicër, Republika e Maqedonisë njëzëri është pranuar në këtë rrjet, njoftoi Ministria e Kulturës. Në ngjarjen, ministri i Kulturës Robert Allagjozovski i nënshkroi dokumentet formale për anëtarësim, ndërsa delegacioni ynë tanimë merr pjesë në mënyrë të plotfuqishme në trupat e punës së TRADUKI-t. Me këtë veprim formal dhe anëtarësim, Maqedonia fiton anëtar të plotfuqishëm në Këshillin drejtues të rrjetit, i cili do të mund të marrë pjesë në marrjen e vendimeve dhe të ndikojë në drejtimet strategjike…

Lexo më Shumë

Policët e Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, dje (13 nëntor) rreth orës 13, kanë arrestuar 34 vjeçarin Sh.Sh në fshatin Poroj të Tetovës, i dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg për “vjedhje të rëndë”. Pas arrestimit, të realizuar me urdhër të gjykatës është mbajtur në SPB e Tetovës ku më pas ësht[ dorëzuar në bugun e “Idrizovës” në Shkup për të vuajtur dënimin e tij.

Lexo më Shumë

Gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Treqind” është shtyrë për më 21 nëntor, për shkak të mos prezencës së të pandehurit Gjoko Popovski, ishndihmësministër i Punëve të Brendshme. Avokatët e Popovskit deri te Gjykata dorëzuan dokumentacion mjekësor se është në pushim mjekësor ku sipas të cilit i rekomandohet të pushojë. Prokurorja e PSP-së Fatime Fetai sot kërkoi që ndonjë ekspert të konfirmojë nëse me këtë diagnozë Popovski nuk mund të paraqitet në seancën gjyqësore. Sipas Fetait, i pandehuri është i kufizuar në ecje dhe qëndrimin ulur, por jo, siç tha, të të folurit. Ai dyshohet se e ka dëmtuar…

Lexo më Shumë

– Deputetë dhe përfaqësues nga parlamentet e vendeve nga Ballkani Perëndimor së bashku me përfaqësues nga Banka Botërore, ekspertë dhe përfaqësues rajonal nga Parlamenti Evropian, këtyre dy ditëve në Shkup diskutojnë për aspektet e ndryshme të bashkëpunimit rajonal dhe për atë se si të avancohet mbikëqyrja buxhetore dhe ligjdhënëse në Ballkanin Perëndimor. Analiza e krahasuar e vlerësimeve paraprake të shpenzimeve publike dhe llogaridhënia financiare në rajonin e Ballkanit Perëndimor për periudhën 2006-2016, sipas Raportit të prezantuar në kuadër të konferencës “Përforcim të mbikëqyrjes së parlamenteve nga Ballkani Perëndimor” siç thuhet, sugjeron se rajoni parimisht dështoi kur bëhet fjalë për kontrollin…

Lexo më Shumë

Shkupi së shpejti do të bëhet qendër shëndetësore rajonale dhe kjo mund të arrihet falë ndërtimit të Qendrës së Re Klinike Universitare. Sipas kryetares së Odës së Mjekëve Privat të Maqedonisë Lile Dervishova, qytetarët në Qendrën e Re Klinike të gjitha shërbimet do të mund t’i marrin më lehtë dhe më shpejt pasi pothuajse të gjitha spitalet do të jenë të integruara në një vend, transmeton Express. “Para një kohe, unë si mjeke bashkë me nënën time ishim pacientë në Qendrën Klinike këtu dhe ajo që ishte perceptim i imi ishte se vërtet po ngulfatet kjo qendër klinike. Kur sillet…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar dy javë që kur ish ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, edhe zyrtarisht është ulur në kolltukun e kryetarit të komunës në Gostivar, kurse në resorin e shëndetësisë ende nuk është emëruar ministër i ri. Paraprakisht, funksionin e ministrit të shëndetësisë Taravari e ushtroi vetëm katër muaj. Por nëse kemi parasysh se shëndetësia është pa udhëheqës operativ që nga fillimi i fushatës parazgjedhore, (25 shtator), atëherë zgjedhja e ministrit në këtë resor të ndjeshëm thuajse dy muaj funksionon në bazë të direktivave të porosisë së incizuar telefonike: “Ju lutemi, prisni…”, shkruan Dojçe Vele. Zijadin Sela, lideri i Aleancës për…

Lexo më Shumë

Prej sot fillon paraqitja për kompensim të një pjese të shpenzimeve të qytetarëve në rajonin e Qytetit të Shkupit për blerje të stufave me peleta për vitin 2017. Qyteti i Shkupit, me qëllim që t’i stimulojë shkupjanët për shfrytëzim të burimeve ripërtëritëse të energjisë për ngrohje të shtëpive të veta, të cilat minimalisht ndotin ajrin dhe tokën dhe nuk ndikojnë ndaj ndryshimeve klimatike, banorëve të cilët do të blejnë stufa me peleta nga dita e shpalljes së Konkursit publik, ndërkaq përfundimisht me datën 22 të këtij muaji, do t’u sigurojë kthim të mjeteve në vlerë prej 70 përqindëve, por jo…

Lexo më Shumë