Duhet vazhdimisht të rritet numri i kompanive në Maqedoni të cilat zbatojnë praktika me përgjegjësi shoqërore,. Kjo mënyrë ndërmarrjeve u solli edhe fitim edhe ka rritë konkurrencën, u tha sot gjatë edicionit të dhjetë të ndarjes së “Çmimit nacional për praktika më të mira me përgjegjësi shoqërore në vitin 2017”, njofton Almakos. “Gëzon fakti që gjithnjë e më tepër kompani në Maqedoni janë vetëdijësuar se me investimin në përgjegjësinë shoqërore, investojnë në konkurrencën e vet më së shumti për shkak se këto praktika u bënë praktikë dhe parakusht për punë dhe eksport në tregjet e huaja, posaçërisht në tregun e…
Author: Semi
Me 66 vota pro dhe 41 kundër Kuvedi sot ka votuar për Ligjin për gjuhët. VMRO-DPMNE ende nuk pajtohet që ky ligj të kalon në Kuvend, derisa BDI ka falënderuar deputetët që kanë votuar “pro” ligjit. Nga ana tjetër, Lëvizja Besa edhe pse e kanë votuar ligjin, kanë kujtuar se do të kontribuojnë në përmirësimin e këtij ligji. Gjatë pauzës, deputeti i BDI-së, Artan Grubi zhvilloi një press konferencë, nga e cila në emër të grupit parlamentar të BDI-së falemderoj të gjithë deputetët që votuan pro këtij ligji. “Pas votimit të parë rruga është hapur që ligji për gjuhët të…
Ministri i infrastrukturës i Kosovës Pal Lekaj pas takimit që kishte me ambasadorin e Maqedonisë në Prishtinë Ilija Strasevski tha se autostrada, e cila lidh Prishtinën me Shkupin, do të përfundojë në vitin 2018. Ndërsa Strashevski ka thënë se Maqedonia është duke punuar në pjesën e studimit të fizibilitetit për rrugën nga kufiri deri në unazën e Shkupit, që lidhet me qendrën e Shkupit, që ka gjithsej 13 km.
Përfaqësuesi i OSBE-së për liri të mediave, Harlem Désir, gjatë vizitës së tij sot në Shkup, përgëzoi disa nga reformat pozitive në media duke theksuar nevojën për të përmirësuar situatën e përgjithshme me mediat në shtet. Gjatë takimit të tij me Kryeministrin Zoran Zaev, Përfaqësuesi diskutoi mbi ndryshimet në legjislacionin për shërbimet mediatike audio-vizuale, reformat në mediat e shërbimit publik dhe sigurinë e gazetarëve. Désir e përshëndeti vendimin e Qeverisë së re për ta vendosur çështjen e lirisë së mediave si prioritet në agjendë. Ai gjithashtu realizoi takime dhe me Ministrin e punëve të jashtme Nikola Dimitrov, Kryetarin e Kuvendit Talat…
Shoqata Humanitare “Rinia e Shkupit” apelon te qytetarët humanë të ndihmojnë fëmiun Besnik Agushi nga Shkupi, i cili ka nevojë për intervenim kirurgjik në këmbë. “E bëjmë një lutje deri te ju që të ndihmojmë këtë fëmijë. Quhet Besnik Agushi dhe është nga fshati Ognjanc i Shkupit”, thuhet në njoftimin e SHH “Rinia e Shkupit”. Ai ka nevojë për operacion që kushton 4.000 euro, por familja e tij nuk mund ta mbulojë për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. “Ta ndihmojmë që të jetë edhe ky i lumtur. Ju lutem shpërndajeni sa më shumë”, ka apeluar shoqata humanitare Rinia e…
Pritet që ndërmjetësi në kontestin me emrin Methju Nimic ta caktojë datën e takimit mes përfaqësuesve të Maqedonisë dhe të Greqisë në Nju-Jork, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në lidhje me raundin e anuluar të bisedimeve që ishte paralajmëruar për fillim të javës së ardhshme. “Unë ndava një informacion gjatë vizitës në vendet e huaja. Jemi transparent, e thash atë që e kisha. Mbledhjen e cakton Methju Nimic. Që në mbrëmjen e ditës së njëjtë më arriti një informacion se është anuluar, me siguri nga dikush nga përfaqësuesit që marrin pjesë në ekip. Takimi është menduar me qëllim që ndërmjetësi…
Përmendoret kontestuese që janë pjesë e projektit kundërthënës “Shkupi 2014”, përfshirë edhe atë të Aleksandrit të Madh në sheshin kryesor të qytetit, pritet të diskutohet nga Qeveria pas një propozimi të një grupit të ekspertëve për largimin e tyre. Kreu i grupit, Mirosllav Gërçev thotë se ngritja e shumë përmendoreve është bërë në kundërshtim me Ligjin për përmendoret, ndërsa sipas tij, janë bërë edhe keqpërdorime të shumta financiare që dëshmojnë krimet e pushtetit të kaluar, njofton REL. “Ne kemi propozuar që këto përmendore të çmontohen, pasi janë në kundërshtim me Ligjin për përmendoret. Tani i mbetet Qeverisë që të sjellë vendimin. Pra, ne…
Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, pret që buxheti për vitin 2018 të miratohet nga deputetët deri më 20 dhjetor. Ai për Alsat M deklaroi se Komisioni amë për financim dhe buxhet seancën e parë do ta caktojë më 27 nëntor, pas çka fillojnë të rrjedhin afatet sipas rregullores për miratimin e buxhetit. Ai theksoi se nuk janë të mundura obstruksionet nga ana e opozitës për miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Ndryshe, Qeveria në Kuvend më 10 nëntor e dorëzoi buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili do të jetë deri më tani më i madhi në historinë e vendit dhe…
“Nëse dikush ka kryer vepër penale do ta ndjekë qoftë se është edhe në shtratin e vdekjes”. Kjo ishte porosia e prokurores Fatime Fetai, në procesin gjyqësor “Treqind” ku i dyshuar është ish funksionari policor, Gjoko Popovski, shkruan Gazeta Lajm. Avokatja Sanja Aleksiq tha se Popovskit i është rekomanduar pushim, dhe për nesër i është caktuar kontroll mjekësore ku më pas do të dihet gjendja e tij shëndetësore, gjithashtu tha se ai është afër për të hyrë në operacion. Për këtë reagoi Prokurorja Speciale, Fatime Fetai, që tha se nuk beson në fjalë, dhe është e nevojshme dokumentacion edhe…
Pritet që ndërmjetësi në kontestin me emrin Methju Nimic ta caktojë datën e takimit mes përfaqësuesve të Maqedonisë dhe të Greqisë në Nju-Jork, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në lidhje me raundin e anuluar të bisedimeve që ishte paralajmëruar për fillim të javës së ardhshme. “Unë ndava një informacion gjatë vizitës në vendet e huaja. Jemi transparent, e thash atë që e kisha. Mbledhjen e cakton Methju Nimic. Që në mbrëmjen e ditës së njëjtë më arriti një informacion se është anuluar, me siguri nga dikush nga përfaqësuesit që marrin pjesë në ekip. Takimi është menduar me qëllim që ndërmjetësi…
Bisedimet për zgjedhje të ministrit të ri të Shëndetësisë janë në vijim me partnerët e koalicionit nga koalicioni qeveritar. Në opsion janë disa emra. Rikonstruksion të Qeverisë do të ketë nëse zgjidhet kandidat që nuk vjen nga Aleanca për shqiptarët, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev. “Akoma nuk kemi vendosur. Kemi filluar bisedime me partnerët e koalicionit, shpresojmë se deri në fund të kësaj jave do të mund të marrim vendim. Të gjitha opsionet janë të hapura, momentalisht as unë nuk e di se kush do të jetë emri, nga cila parti, kush do të zgjidhet nga kandidatët”, tha kryeministri Zaev…
Pa energji elektrike gjatë ditës së nesërme do të jenë konsumatorët e një pjese të Komunës Qendër, Studeniçanit, Gjorçe Petrovit, Sarajit, dhe Kisella Vodës. Ndërprerja në furnizimin me energji elektrike, siç kumtuan nga QRMK, është për shkak të aktiviteteve të caktuara teknike në rrjetin shpërndarës. Në periudhën prej orës 07:30 e deri në orën 09:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e objekteve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrës Kulturore – Malla Stanica, një pjesë e rrugës Divizioni 50 dhe një pjesë e rrugës Jordan Mihajlov në Komunën Qendër dhe nga ora 8:00 e deri në orën 15:00 konsumatorët…

