Author: Semi

Me rastin e Javës Ndërkombëtare të Arsimit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni organizon Panairin e katërt vjetor të kolegjeve amerikane. Njëzet pjesëtarë të komunitetit të ambasadës, përfshirë edhe zëvendës ambasadorja Micaela Schweitzer-Bluhm, do të prezantojnë aspekte të ndryshme të përvojës në kolegjet amerikane dhe do të përgjigjen në pyetje për arsimin e lartë në Shtetet e Bashkuara, përcjell Telegrafi Maqedoni. Këshilltarët e programit “EducationUSA” do të ofrojnë informacione rreth procesit për aplikim në universitete në SHBA, si dhe do të informojnë për shërbimet e “EducationUSA” në qendrat nëpër Maqedoni. Për më tepër, ndihmësi për çështje arsimore pranë ambasadës…

Lexo më Shumë

Në Kërçovë u zbuluan varreza masive të viktimave nga masakrat ndaj shqiptarëve nga viti 1913 e gjer pas luftës së dytë botërore. Varrimi i mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve do të bëhet të shtunën, më 18 nëntor, me fillim në ora 13:00 në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës.

Lexo më Shumë

Ish zëvendës kryeministri në qeverinë e Gruevskit, Vasko Naumovski, mbetet negociator i palës maqedonase për çështjen e emrit, kanë njoftuar burime qeveritare për radio Evropa e Lirë. Të njëjtat burime kanë thënë se edhe pse kishte paralajmërim për ndërrimin e tij, ish zëvendës i Gruevskit Naumovski, ambasador aktual i Maqedonisë në Uashington, mbetet negociator për emrin, transmeton Gazeta Lajm. N ndërkohë pritet edhe ndryshim i datës për takim të ri të negociatorëve me ndërmjetësim të diplomatit Metju Nimic. Ky takim do të mbahet në fillim të muajit dhjetor edhe pse kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, paralajmëroi se takimi do të mbahet…

Lexo më Shumë

Me votën e këshilltarit nga partia Socialiste, Ilija Pejoski, i cili paraprakisht ishte pjesë e listës së këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, BDI-ja dhe e LSDM-ja siguruan shumicën dhe emëruan kryetarin e Këshillit në komunën e Strugës. Në katër vitet e ardhshme, ky post do t’i takojë këshilltarit të BDI-së, Resul Kaba, edhe pse shumica deri para një dite qëndronte pezull. Për momentin si opozitë do të veprojnë dhjetë këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa si dhe tre këshilltarët e VMRO-DPMNE-së. Jozyrtarisht, LSDM si pjesë e ndarjes së kulaçit lokal me BDI-në, do t’i fitojnë postin sekretar në këtë komunë…

Lexo më Shumë

Në takimin e rregullt vjetor të përfaqësuesve të vendeve-anëtare të Rrjetit evropian për letërsi dhe libra TRADUKI, i cili po mbahet në Bazel, Zvicër, Republika e Maqedonisë njëzëri është pranuar në këtë rrjet, njoftoi Ministria e Kulturës. Në ngjarjen, ministri i Kulturës Robert Allagjozovski i nënshkroi dokumentet formale për anëtarësim, ndërsa delegacioni ynë tanimë merr pjesë në mënyrë të plotfuqishme në trupat e punës së TRADUKI-t. Me këtë veprim formal dhe anëtarësim, Maqedonia fiton anëtar të plotfuqishëm në Këshillin drejtues të rrjetit, i cili do të mund të marrë pjesë në marrjen e vendimeve dhe të ndikojë në drejtimet strategjike…

Lexo më Shumë

Presidenti Gjorge Ivanov në pajtim me kompetencat e tij kushtetuese deri në fund të javës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të parashtrojë propozime për zgjedhje të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, konfirmuan për MIA-n nga kabineti i shefit të shtetit. Propozimet, siç paralajmëroi paraprakisht kabineti i presidentit Ivanov, do të dorëzohen pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. KSHZ-ja sot edhe zyrtarisht publikoi se zgjedhjet kanë përfunduar me çka u hap mundësia që të dorëzohen propozimet për gjykatës kushtetues. Tash për tash nuk ka kandidat të propozuar edhe për vendin e tretë të zbrazët, i cili duhet të plotësohet me propozim…

Lexo më Shumë

Grante për përforcim të kapaciteteve të organizatave qytetare për krijim dhe ndjekje të politikave dhe mbështetje të reformave në Kapitullin 20, si dhe promovimin e qasjeve të reja, mekanizma dhe instrumente nga sfera e sipërmarrësisë dhe industrisë në nivel lokal dhe nacional, do të marrin tetë organizata në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve dhe mekanizmave për mbështetje të procesit reformues të Kapitullit 20 (YESNetwork +)”, financuar nga BE-ja. Në Info ditën për thirrjen për ndarje të granteve, Sofia Cali Kuzmanova nga Fondacioni PSM tha se është paraparë fond prej 60.000 eurove për financim të tetë projekteve, prej të cilave…

Lexo më Shumë

Bujqit e paregjistruar nga viti i ardhshëm do të paguajnë tatim personal të të ardhurave. Do të numërohen të gjithë tezgaxhinjtë në tregjet e gjelbra të cilët do të paguajnë tatim personal paushall, që do ta përcaktojë Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP). Do të piketohet çdo denarë i paguar i qytetarëve të Maqedonisë, të cilin e kanë përfituar përmes internetit, ose duke shitur mbeturina të dobishme. Kontroll i detajuar do të bëhet edhe te të gjithë “fatlumët” që kanë përfituar nga lojërat e fatit, si dhe personat që i organizojnë këto lojëra. Kjo është vetëm një pjesë e risive…

Lexo më Shumë

Ndryshimet klimaterike akoma nuk janë të përfaqësuara mjaftueshëm në sistemin arsimor të Maqedonisë, programi mësimor i shkollave të mesme bujqësore aspak nuk i përmban, ndërsa vetëm tre fakultete kanë studime diplomike, pasuniversitare dhe të doktoraturës me këtë temë, tha sot zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Vllaste Dimkoviq. Në fjalimin në punëtorinë të cilën organizon Rrjeti për zhvillim rural me rastin e projektit “Zvogëlimi i ndjeshmërisë së bujqësisë ndaj ndryshimeve klimaterike”, Dimkoviq përmendi se edukimi është kyç, por, më pas, target nuk duhet të jenë vetëm të rinjtë, por edhe prodhuesit bujqësor. “Ndryshimet klimaterike janë kanosje për sektorin…

Lexo më Shumë

Duhet vazhdimisht të rritet numri i kompanive në Maqedoni të cilat zbatojnë praktika me përgjegjësi shoqërore,. Kjo mënyrë  ndërmarrjeve u solli edhe fitim edhe ka rritë konkurrencën, u tha sot gjatë edicionit të dhjetë të ndarjes së “Çmimit nacional për praktika më të mira me përgjegjësi shoqërore në vitin 2017”, njofton Almakos. “Gëzon fakti që gjithnjë e më tepër kompani në Maqedoni janë vetëdijësuar se me investimin në përgjegjësinë shoqërore, investojnë në konkurrencën e vet më së shumti për shkak se këto praktika u bënë praktikë dhe parakusht për punë dhe eksport në tregjet e huaja, posaçërisht në tregun e…

Lexo më Shumë

Me 66 vota pro dhe 41 kundër Kuvedi sot ka votuar për Ligjin për gjuhët. VMRO-DPMNE ende nuk pajtohet që ky ligj të kalon në Kuvend, derisa BDI ka falënderuar deputetët që kanë votuar “pro” ligjit. Nga ana tjetër, Lëvizja Besa edhe pse e kanë votuar ligjin, kanë kujtuar se do të kontribuojnë në përmirësimin e këtij ligji. Gjatë pauzës, deputeti i BDI-së, Artan Grubi zhvilloi një press konferencë, nga e cila në emër të grupit parlamentar të BDI-së falemderoj të gjithë deputetët që votuan pro këtij ligji. “Pas votimit të parë rruga është hapur që ligji për gjuhët të…

Lexo më Shumë

Ministri i infrastrukturës i Kosovës Pal Lekaj pas takimit që kishte me ambasadorin e Maqedonisë në Prishtinë Ilija Strasevski tha se autostrada, e cila lidh Prishtinën me Shkupin, do të përfundojë në vitin 2018. Ndërsa Strashevski ka thënë se Maqedonia është duke punuar në pjesën e studimit të fizibilitetit për rrugën nga kufiri deri në unazën e Shkupit, që lidhet me qendrën e Shkupit, që ka gjithsej 13 km.

Lexo më Shumë