Den Donçev në një intervistë për Тelevizionin Tellma theksoi se këtë vit te Fondi i Shëndetësisë kanë arritur rreth 270 kërkesa për mjekim jashtë vendit, prej të cilave 210 janë miratuar, njofton Portalb.mk. “Qytetarët e kanë humbur besimin në kushtet me të cilat kryhen intervenime kirurgjike të rënda dhe të komplikuara, unë i kuptoj. Sa investohet në shëndetësi, aq shëndetësia ua kthen. Shuma e cila do të ndahet për mjekim jashtë vendit do të jetë mes 7 dhe 10 milionë euro këtë vit”, tha Donçev.
Author: Semi
Pritet që kryeministri Zoran Zaev të intervenojë në kontestin BDI- LSDM në qytetin e Kumanovës. Edhe një muaj pas zgjedhjeve lokale, ku fitues absolute doli LSDM dhe tashmë kryekomunari Maksim Dimitrievski, nuk kemi zyrtarizim të koalicionit të po të njëjtave parti që kishin edhe koalicion parazgjedhor, shkruan gazeta Lajm. Burime tona njoftojnë se Dimitrievski është këmbëngulës që hisen shqiptare ta ndajë në mes shqiptarëve të LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Megjithatë, kjo e fundit, kërkon kulaç më të madh, respektivisht ekskluzivitet mbi atë që thuhet se është “hise shqiptare”. BDI pret një fjalë përfundimtare nga Zoran Zaev, duke e…
Pasi që kryeministri Zoran Zaev theksoi se ministria e shëndetësisë është në kombinatorikë për të mos i takuar Aleancës për Shqiptarët, pritet vendimi nga kjo parti. Siç bëhet e ditur, kryesia e ngushtë e ASH pritet të mblidhet për të diskutuar lidhur me paralajmërimet e Zaevit. “Ne do të diskutojmë të gjitha çështjet dhe sidomos për deklaratën e fundit të Zaevit. Do të ulemi të diskutojmë dhe se është është çështje e brendshme partiake. Për momentin nuk kemi çfarë të themi”, theksuan nga ASH. Pas kësaj, konfirmimi final do të jetë edhe nga kreu i kësaj partie, Ziadin Sela. Mësohet…
Mbrohen gratë shtatzëna dhe ata që planifikojnë të lindin. Për përjashtim nga puna të një gruaje shtatzënë, pronari do të dënohet deri në 3 mijë euro dënim në të holla dhe obligim për ta kthyer atë në punë, njofton Koha.mk. Shumë shpesh ndaj gjinisë femërore bëhet diskriminim dhe nga kandidatet kërkohet përgjigje për gjëra që askund nuk janë të shkruara në letër, as në konkursin e shpalllur, ndërsa janë të lidhura me intimitetin e tyre – a janë të martuara, a planifikojnë të martohen, a kanë fëmijë, a planifikojnë të lindin, prej cka edhe varet vendimi i punëdhënësit a do…
Rreth 250 fëmijë në Maqedoni, prej të cilëve 70 janë të moshës nën tre vjeç, nuk e kanë të drejtën të jetojnë në mjedis familjar, tregojnë të dhënat e UNICEF-it. Me qëllim që të gjenden mënyra për sigurim të kushteve për çdo fëmijë në vend që të rritet në mjedis të sigurt dhe të kujdesshëm familjar sot në Shkup do të mbahet konferencë me temë “Për çdo fëmijë, familje”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në konferencë do të flitet për aktivitetet parandaluese dhe mbështetjen e familjeve biologjike dhe zhvillimin e formave të reja të kujdesit dhe angazhimin e qeverisë që deri në…
Tre persona janë lënduar në aksidentin i cili ka ndodhur sot në mëngjes në udhëkryqin e bulevardit “Ardhat Partizane” dhe “8 Shtatori” para Qendrës Tregtare Leptokaria. Në aksident janë përfshirë një makinë e tipit “Renault” dhe një tjetër e tipit “Skoda”, ndërsa sipas informatave të para janë lënduar tre persona të cilët më pastaj janë dërguar në Qendrën emergjente në Shkup. Për momentin nuk ka më shumë informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.
Dita e Alfabetit Shqip – 22 nëntori (e mërkurë), është ditë jo pune për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Njëkohësisht, Ministria qytetarëve pjesëtarë të komunitetit shqiptar ua uron Ditën e Alfabetit Shqip.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski prej nesër në dy ditët në vijim në Jahorinë, Bosnjë e Hercegovinë, do të marrë pjesë në Takimin e 11-të punues vjetor të ministrave të bujqësisë të Evropës Juglindore. Sivjet takimi është në organizim të Qeverisë së Bosnjë e Hercegovinës, si vend kryesues me Grupin e përhershëm punues për zhvillim rural rajonal në vendet nga Evropa Juglindore SWG. Siç informojnë nga MBPEU, ministrat e bujqësisë të EJL-së dhe shefat e delegacioneve do të mblidhen në Jahorinë që të bisedojnë për ardhmërinë në sektorët për bujqësi dhe zhvillim rural në rajonin…
Masat nga Plani për rritje ekonomike ofrojnë mbështetje të fortë financiare për firmat që janë të orientuara drejt rezultatit, porositi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev në takimet e sotme në Uashington me Stefan Friedenurg, drejtor kryesor për informacione dhe nënkryetar i grupacionit të Bankës Botërore dhe Xhon Pancer, drejtor i makroekonomi dhe menaxhim fiskal në Bankën Botërore. Zëvendëskryeministri Angjushev theksoi se realizimi i politikave ekonomike është prioritet i lartë në programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe se mbështetja shtetërore e ekonomisë, realizimi i investimeve kapitale dhe stabiliteti energjetik pret rritje intensive të ekonomisë. “Qeveria ka krijuar një…
Në Maqedoni numri i të sëmurëve arrin në 147.000. Mjekët thonë se ajri i ndotur ndikon mjaft në shtimin e numrit të të sëmurëve, bashkë me duhanin dhe ushqimet plot pesticide. “Të jetuarit me temp të shpejtë, pirja e duhanit pa kontroll, ndotja e ajrit dhe prania e madhe e pesticideve alergjike, e gjithë kjo ndikon mbi ne që ta kemi këtë sëmundje në rritje, veçanërisht këtu në Maqedoni dhe botë. Ndotja e ajrit gjatë kësaj periudhe ndikon në përkeqësimin e gjendjes së pacientëve me sëmundje kronike respiratore. Sëmundja është shkaku i katërt për vdekshmëri në botë nga të gjitha…
Në repartin e kujdesit intensiv në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë kanë arritur 16 inkubatorë me të gjitha përbërëse të cilat nga sot mund të përdoren. Inkubatorët janë donacion nga Qeveria. edhe dhjetë inkubatorë do të shpërndahen në spitale dhe klinika në të gjithë Republikën e Maqedonisë. Këtë sot e deklaroi kryeministri Zoran Zaev, i cili me rastin e dhurimit e vizitoi Repartin e kujdesit Intensiv të Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë. “Besojmë se me këtë donacion do të kontribuojmë në rritjen e cilësisë së kujdesit për foshnjat e lindura parakohe. Në klinikat e tjera në tërë Republikën e Maqedonisë…
Katër nxënës të shkollës fillore “Prke”, nga Dellçeva dhe administratore e punësuar në shkollë janë helmuar me ushqim. Ata kanë blerë ushqim në një kioskë për ushqime në afërsi të shkollës. Sipas drejtorit të kësaj shkolle Goran Velkov, simptomat e para janë paraqitur tek nxënësit rreth orës 12, dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ata janë transportuar në spitalin e qytetit në Shtip transmeton Gazeta Express. Rreth orës 12, nxënësit kanë vjellë në oborrin e shkollës dhe menjëherë drejtoria është lajmëruar në spital për të kërkuar ndihmë. Më vonë simptoma të njëjta janë shfaqur edhe tek të punësuarit…