1. Ballkani Perëndimor nuk mund të qëndrojë përgjithmonë në listë pritje për anëtarësim, për më tepër kur askush nuk di të thotë veç spekulatorëve, se kur do të ndodhë kjo. 2. Integrimi evropian nuk duhet të jetë skaji i fundëm në debatin për të ardhmen e Europës. Do të ishte përgjegjësi e rëndë sot dhe mëkat historik nesër, nëse proçesi i anëtarësimit të vendeve tona, do të shihet me sytë e zbehtë të bezdisë së tepërt siç shohim dikë që na lutet. 3. Status quo- ja dhe stabilotokracia garanton vetem pasiguri për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe të Europës…
Author: Semi
Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, priti sot në kabinetin e tij kryetarin e komunës së Vrapçishtit Isen Shabani. Kryetarët e dy komunave fqinje, biseduan në lidhje me gjendjen aktuale në komunat të cilat i udhëheqin dhe shqyrtuan modalitetet për kryerjen e reformave të nevojshme, me theks të veçantë bashkëpunimin në nivel të rajonit të Pollogut. “Kam kënaqësinë që sot të kem mysafir një mik të afërt timin, me të cilin do të bashkëbisedojmë për më shumë çështje. Si dy komuna fqnije, Gostivari dhe Vrapçishti kanë më shumë probleme identike, dhe disa prej tyre mund të kenë vetëm zgjidhje…
Vazhdon saga për Ministrinë e Shëndetësisë. Të gjithë pyesin, por askush nuk mundet të japë përgjigje se kush dhe nga cila parti do të udhëheq me pozitën që deri para se të bëhej kryetar i Gositvarit, udhëhoqi Arben Taravari, njofton Portalb.mk. Kryeministri Zoran Zaev, ngelet në qëndrimin e mëparshëm të deklaruar në media se “opsionet janë të hapura dhe se bo bisedohet nëse për ministër të Shëndetësisë do të zgjidhet ndonjë person nga Aleanca për Shqiptarët apo nga ndonjë parti tjetër”. “Unë e kam thënë qëndrimin tonë, ne mendojmë për të gjitha mundësitë se si të mbushen të gjitha vendet…
Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme ka sjellur vendim që të shfuqizojë ligjin për përcaktimin e llojit dhe nivelin e dënimit. Siç thonë nga Gjykata, gjykatësit në seancë kanë konstatuar se ligji është problematik dhe se duhet të hidhet poshtë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Vendimi do të fuqizohet pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare, me çka ky ligj nuk do të jetë më pjesë e rendit ligjor. Iniciativën me të cilën e kontestoi ligjin për përcaktimin e dënimeve e ka dorëzuar Hristijan Georgievski, avokat nga Kumanova.
Organet shtetërore prej vitit të ardhshëm në nivel mujor do të publikojnë sa borxh kanë. Kjo do të rregullohet me ligj, me ç’rast propozimi është përgatitur në Ministrinë e Financave. Që atje informojnë se Propozim – ligji është përgatitur dhe me të në mënyrë të qartë do të rregullohet kjo çështje dhe në mënyrë të qartë do të dihet se çfarë kanë borxh. Kjo është zgjidhje kalimtare deri në përgatitjen e softuerit në të cilin organi shtetëror do të duhet ta fusë çdo faturë, ndërsa Ministria e Financave e përgatit së bashku me Bankën Botërore. Kjo iniciativë doli nga Qeveria…
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, pas vizitës që pati në regjimentin për operacione speciale pranë Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë, tha se përfaqësuesit e ushtrisë duhet ta dijnë se do të jenë të vlerësuar për aftësitë dhe njohuritë e tyre dhe jo sipas favorizimeve dhe përkatësive partiake. “Atë që e paralajmëruam edhe e realizuam. Buxheti për vitin 2018 është futur në procedurë kuvendore dhe kjo vërteton se qeveria dhe unë si ministre do ta realizojmë atë që e premtuam, e ajo është sigurim i rrogave më të mëdha për të gjithë ata që shërbejnë në ushtri për 10 për qind”,…
Euro-komesari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johanes Han javën e ardhshme do të vijë në Shkup. Kjo vizitë pritet të ndodhë menjëherë pasi Qeveria të publikojë planin e reformave për 6 muajt e ardhshëm. “Mezi pres ta vizitoj Shkupin javën e ardhshme, me takime politike dhe shkëmbime me shoqërinë civile. Takim i shkëlqyeshëm me Zv/kryeministrin, Bujar Osmani dhe Ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov. Jam i bindur se Qeveria do ta shfrytëzojë momentin pozitiv dhe do të shohë rezultatet e reformave deri në fund të vitit. Kjo kërkon bashkëpunim të të gjitha forcave politike, përfshirë edhe opozitën- deklaroi eurokomesari Johanes Han. Burime…
Aktualisht ajo punon bashkë me një mjek dhe tri asistente. “Mirëpo dëshira është që të rritemi, sepse në vendin e ri kemi kapacitete për më tepër pacientë”, zbulon mjekja që deri në moshën 5 vjeçare ka jetuar në Shkup Doktor Valbona Halili sot ushtron me krenari profesionin e stomatologes në ordinancën e re në Glarus. Shtëpia është një trashëgimi kulturore e qytetit Glarus, e cila është kthyer në një qendër medicinale me një spektër të gjerë të shërbimeve mjekësore. Aty, krahas ordinancës stomatologjike të doktor Valbona Halilit, punon dhe ordinanca e mjekësisë së përgjithshme, fizioterapisti dhe të tjerë. “Mirëpo të…
Pasi të sillet ligji për përdorimin e gjuhëve, nuk do të ketë punësime të reja në administratë, respektivisht në trupat të cilat do të jenë të angazhuara për përcjelljen e punës së përdorimit dhe zbatimit të ligjit, por do të përdoren kapacitetet me të cilat disponon administrata, tha zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski, njofton medial.mk. Mbrëmë deputetët me 66 vota “pro”, e votuan kërkesën për sjelljen e këtij ligji, meçka përfundoi edhe diskutimi, dhe asaj ku dha dritë e gjelbër të kalon në Kuvend. VMRO-DPMNE ka votuar kundër kërkesës për sjelljen e ligjit, por pohuan se deputetët e kësaj partie…
Mjeku i njohur nga Deçani, Jelini Haklaj, ndryshe mik i afërt i Beg Rizajt, Mirsad Ndrecajt dhe disa anëtarëve tjerë të “Grupit të Kumanovës”, ka goditur kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Duke publikuar një fotografi nga ndonjëra prej vizitave të Ali Ahmetit në Deçan, Haklaj ka shkruar: “Haram të qoftë buka , uji dhe gjitha t’mirat tjera të panumërta që i gzove në Deçan”,transmeton Gazeta Lajm. “Nga Hero je kthyer në Zero”, ka shkruar më tej Haklaj. Ja postimi i tij i plotë: Dikur Ali Ahmeti u priste si hero në Deçan sepse bacë Ilmi Haradinaj i tha publikisht se…
Gafurr Adili: NJOFTIM PUBLIK: Sapo kuptova se, me 18 Nentor 2017 (e shtune), duke filluar nga ora 13.00, te “Nena Shqiptare” ne Zajas te Kerçoves do te behet rivarrosja e eshtrave te gjetura, shumica e tyre edhe te bunari i shtepise se Z. Ali Ahmeti, dhe se ne kete event pjesemarres do te jete edhe Ali Ahmeti; prandej, permes ketij NJOFTIMI, i njoftoj te gjitha masmediat elektronike dhe te shkruara shqiptare se, ne kete event do te shkoj edhe une, dhe me kete rast Keshillit Organizator do tia kerkoj fjalen, permes se ciles z. Ali Ahmeti do t’ia parashtroj vetem…
Në të dy aeroportet në Republikën e Maqedonisë është regjistruar numër rekord i udhëtarëve të transportuar si rezultat i zbatimit të politikave të Qeverisë për zhvillimin e komunikacionit ajror në vend, informon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Nga muaji janar deri në tetor të vitit 2017, numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar nga aeroportet “Aleksandri i Madh” – Shkup dhe “Shën Apostul Pali“ – Ohër arrin 1,731,098, që paraqet rritje prej 12.8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur numri i udhëtarëve arriti në 1,534,591, përcjell Telegrafi Maqedoni. Vetëm në muajin tetor të…