Qytetarët të cilët nuk e dinë HIV statusin e tyre të bëjnë HIV test në qendrat më të afërta për testim, i cili është falas, vullnetar dhe i besueshëm, ndërsa rezultatet do t’i marrin për më pak se 30 minuta dhe janë të garantuara, porositën sot në konferencë për shtyp nga HERA – Asociacion për edukim shëndetësor dhe hulumtim. Svetllana Vojnovska nga HERA tha se qëllimi i Javës evropiane për HIV, sigurimi i së cilës fillon nesër dhe do të zgjatë deri më 24 nëntor, është ngritja e vetëdijes për përfitimet nga HIV testimi dhe nxitja dhe motivimi i numrit…
Author: Semi
Person i panjohur ka kryer vjedhje në një shitore për pajisje gjuetie, pronë e D.S. (62) nga Shkupi. Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur në periudhë prej dy ditëve, respektivisht mes orës 14 të 11 nëntorit deri në ora 9 të 13 nëntorit në rrugën “Vasil Gjorgov” në Shkup. Autori, duke përdorë mjet të përshtatshëm, është futur dhe ka vjedhur gjithsej 51 pistoleta dhe revolverë dhe më pas është arratisur në drejtim të panjohur, shkruan Gazeta Lajm. Policia e Shkupit është duke marrë masa për ndriçim të rastit.
Ministrin i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot realizoi takim joformal me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me koordinatorët e grupeve të deputetëve dhe kryetarët e komisioneve për mbikëqyrje në kuadër të përgatitjeve të reformave në shërbimet e sigurisë. “Për mua është shumë me rëndësi që të kemi inkluzivitet në këtë proces, t’i kyçim të gjitha subjektet politike, para se gjithash, Parlamentin, sepse këtu në fund shprehet vullneti i qytetarëve edhe përmes një debati të hapur të vijmë deri në zgjidhje më përkatëse dhe reformë, e cila do të jetë efikase dhe do të krijojë mbrojtje të sistemit të përcjelljes…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të propozojë ndryshime të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve me të cilin po sigurohen kushte për një autonomi më të madhe dhe efikasitet të Prokurorisë Speciale Publike. Vendimi është marrë në seancën e djeshme qeveritare, ndërsa propozim-ndryshimet janë pjesë e prioriteteve urgjente të reformave të lidhura me gjyqësorin. “Qëllimi i këtij ndryshimi është që të sigurohen kushte për autonomi më të madhe dhe efikasitet të PSP-së për ndjekjen e veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve”, theksoi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski. Ndryshimet e propozuara, thonë nga Qeveria, janë…
Zëvendëskryeministri serb, Ceda Jovanoviç në një intervistë për “Novi List” në Zagreb, ka thënë se nacionalizmi serb nuk i ka hequr duart nga Bosnja. Jovanoviç kujton Srebrenicën, krimin serb mbi Bosnjën, duke e quajtur mëkat të madh. “A mund të mohojmë Srebrenicën – kjo është vetëm rreth shtatë, tetë mijë njerëz, që nuk është e tërë njerëzimi – mund ta mohojmë se ne jemi të terrorizuar, Sarajeva është pothuajse si gjermanët e Leningradit – por nuk u vranë dhjetë mijë njerëz! Mijëra fëmijë! Kjo është një mëkat i madh”, ka thën ai.
“Kroacia nuk i harron heronjtë shqiptarë”, ky është mesazhi i videos që së fundmi është shpërndarë shumë në rrjetet sociale. Në këtë video thuhet se shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër, gjersa ipen edhe arsyet për një konstatim të tillë, transmeton InfoPress. E ndër arsyet më të fuqishme padyshim se është pjesëmarrja e një numri të madh shqiptarësh në luftën për pavarësinë e Kroacisë. Rreth 2000 shqiptarë derdhën gjakun e tyre për Kroacinë pavarësisht, gjuhës, dallimeve fetare e etnike. Ndër heronjtë shqiptarë që luftuan për Kroacinë përmenden Bekim Berisha-Abeja, Xhelal Hajda-Toni, Rrahim Ademi e shumë të tjerë. https://youtu.be/jYqcVa26uSQ
Shërbimi sekret amerikan dhe britanik kanë shtuar aktivitetet e veta në Serbi, shkruan gazeta serbe, Novosti. Sipas kësaj gazete, aktivitetet e veta në Serbi shërbimet sekrete amerikane dhe britanike po i zhvillojnë përmes agjentëve kyç nga Maqedonia dhe Kroacia, transmeton Gazeta Lajm. Novosti poashtu shkruan se shërbimi sekret maqedonas, me ndihmën e atij amerikan, ka pergjuar politikanët serbë.
Miq të dashur Vendimi për shfuqizimin e Ligjit për përcaktimin dhe matjen e gjatësisë së dënimit, i cili u miratua në vitin 2014, ishte i pritur. Sot atë e bëri Gjykata kushtetuese. Ishte njëri nga ligjet i miratuar dhe modeluar sipas klikës së hajdutëve që ,,qeverisën,, mbi një dekadë me vendin. Ishte një prej paradokseve juridike. Një metodologji e konvertuar në ligj, vetëm e vetëm për të kamufluar , për tu mbrojtur dhe për ta pasur më lehtë atëherë kur klika do ta humbte pushtetin. Pra ishte një prej ligjeve të cilët shërbyen për të mbuluar dhe për të shpëtuar…
Nga: Ylber Murtezi E çuditshme vetëm ne Zajaz eshtra gjinden!!! E çuditshme vetëm në “oborrin e Aliut!!! E çuditshme nga Kumanova deri në Strugë ska eshtra!!! E çuditshme asnjë nga familjarët e Ali Pashës nuk gjenden mes këtyre” eshtrave”. E çuditshme qe ende Ali Pashai mendon s’e populli po pin ujë!!! Por ama kur “Eshtrat vijne vonë” dikujt do t’i kthehet BUMERANG!!! Varrëtari tek Hamleti ” i çmendur”,goxha personazh i lezetshëm është!!!
Nga: Ahmed Muamedi Për të ndarë qëndrime politike për të tashmen dhe për të ardhmen së pari duhet që të bëhet një rifreskim i ngjarjeve politike në të kaluarën e afërme, kështu që me disa fjali do e bëjm një udhëtim në të kaluarën para se me dhënë mesazhin e këtij qëndrimi me shkrim. I “provokuar”nga situata aktuale politike dhe debatet që organizohen në TV dhe mediume tjera të shkruara apo audio rreth ngjarjeve dhe problemeve politike. Sidomos, ky shkrim më së shumti i dedikohet opozitës , Lëvizja Besa dhe Aleanca për shqiptarët, pasi që kam përshtypjen se gjatë pjesëmarjeve…
1. Ballkani Perëndimor nuk mund të qëndrojë përgjithmonë në listë pritje për anëtarësim, për më tepër kur askush nuk di të thotë veç spekulatorëve, se kur do të ndodhë kjo. 2. Integrimi evropian nuk duhet të jetë skaji i fundëm në debatin për të ardhmen e Europës. Do të ishte përgjegjësi e rëndë sot dhe mëkat historik nesër, nëse proçesi i anëtarësimit të vendeve tona, do të shihet me sytë e zbehtë të bezdisë së tepërt siç shohim dikë që na lutet. 3. Status quo- ja dhe stabilotokracia garanton vetem pasiguri për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe të Europës…
Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, priti sot në kabinetin e tij kryetarin e komunës së Vrapçishtit Isen Shabani. Kryetarët e dy komunave fqinje, biseduan në lidhje me gjendjen aktuale në komunat të cilat i udhëheqin dhe shqyrtuan modalitetet për kryerjen e reformave të nevojshme, me theks të veçantë bashkëpunimin në nivel të rajonit të Pollogut. “Kam kënaqësinë që sot të kem mysafir një mik të afërt timin, me të cilin do të bashkëbisedojmë për më shumë çështje. Si dy komuna fqnije, Gostivari dhe Vrapçishti kanë më shumë probleme identike, dhe disa prej tyre mund të kenë vetëm zgjidhje…