Author: Semi

Nga viti i ardhshëm do të zbatohet masa për naftën e gjelbër për bujqit, paralajmëruan sot nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Zëdhënësja e Ministrisë Sonja Jankovska deklaroi se ekziston konsensus në Qeveri për këtë çështje dhe se në buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë janë siguruar fonde për këtë qëllim. “Në Qeveri ka konsensus për realizmin e kësaj mase, sepse është paraparë edhe në programin e Qeverisë. Në Buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë ka para për mbështetje për blerjen e karburanteve për makinerinë bujqësore dhe Qeveria këtë masë do të zbatojë vitin e ardhshëm 2018″, theksoi  Jankovska,…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave sot në ueb faqen e saj e publikoi Buxhetin civil për vitin 2018 në të cilin janë prezantuar informatat kyçe nga Propozim-buxheti i RM-së për vitin 2018, që Qeveria e dorëzoi deri te Kuvendi. Ja linku: https://www.finance.gov.mk/files/u3/GB%202018_0.pdf “Për dallim nga Propozim-buxheti vëllimor dhe i hollësishëm i shtetit tonë, Buxheti civil është bërë që të jetë i thjeshtë dhe i kuptueshëm edhe për qytetarët të cilët nuk janë ekonomistë”, thotë ministri i Financave, Dragan Tevdovski. Ky është Buxheti i dytë civil i njëpasnjëshëm që Ministria e Financave e publikon. Paraprakisht u publikua Buxheti civil për vitin 2017, që u miratua nga Kuvendi…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, priti sot në kabinetin e tij kryetarin e komunës së Vrapçishtit Isen Shabani. Kryetarët e dy komunave fqinje, biseduan në lidhje me gjendjen aktuale në komunat të cilat i udhëheqin dhe shqyrtuan modalitetet për kryerjen e reformave të nevojshme, me theks të veçantë bashkëpunimin në nivel të rajonit të Pollogut. “Kam kënaqësinë që sot të kem mysafir një mik të afërt timin, me të cilin do të bashkëbisedojmë për më shumë çështje. Si dy komuna fqnije, Gostivari dhe Vrapçishti kanë më shumë probleme identike, dhe disa prej tyre mund të kenë vetëm zgjidhje…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski, është sistemuar në sektorin për kundërvajtje. Për momentin kjo informatë është jozyrtare dhe pa konfirmim nga numri një i Gjykatës Themelore, Ivan Xholev. Pançevski nuk deshi ta komentojë vendimin. Shpjegimet janë se Pançevski është risistemuar pasi ka qenë i anshëm ndaj lëndëve të PSP-së. Ndryshe, përderisa Pançevski ishte në krye të Gjykatës Penales, pikërisht Xholev ishte një prej gjykatësve të risistemuar. Paraprakisht të dytë mes vete këmbyen kallëzime penale.

Lexo më Shumë

Një delegacion nga Universiteti “Onsekiz Mart”, nga Çanakalaja e Republikës së Turqisë, i kryesuar nga Rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Yücel Acer, i cili shoqërohej nga dy prorektorët e këtij universiteti, Prof. Dr. Suha Ozden dhe Prof. Dr. Mirza Tokpunar, si dhe Prof. Dr. Askin Koyuncu, gjatë ditës së mërkurë, më 15.11.2017, e vizitoi Universitetin e Tetovës, me ç‘rast u prit nga Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe prorektorët, ai për arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili dhe Prorektori për shkencë, Prof. Dr. Hazir Pollozhani. Gjatë takimit, drejtuesit e UT-së, mysafirët nga Turqia i njohën me veprimtarinë akademike, procesin mësimor-shkencor, bashkëpunimin…

Lexo më Shumë

Kriza politike është arsyeja kryesore që ka ndikuar në rënien ekonomike, duke ndikuar kështu mbi konsumin dhe investimet në Maqedoni, theksohet në raportin vjetor të Bankës Botërore, me ç’rast rritja ekonomike në Maqedoni deri në fund të këtij viti nuk arrin më shumë se 1.5 për qind, duke shënuar kështu rritjen ekonomike më të ulët krahasuar me vendet e rajonit. Megjithatë, projeksionet për Maqedoninë flasin se gjatë 2018, rritja ekonomike do të arrijë 3.2 për qind, përderisa për vitin 2019 parashihet që rritja ekonomike të arrijë 3.9 për qind të bruto prodhimit vendore. “Ne kemi projektuar se gjatë vitit 2018-2019,…

Lexo më Shumë

Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DMDHP) përgatiti ndryshime dhe plotësimet të ligjit të posaçëm që dalin nga vërejtjet e Pribesë. Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale janë vendosur në ENER. Drejtori i DMDHP-së, Goran Trajkovski, për MIA-n shpjegon se ndryshimet në parim janë sipas vërejtjeve të Pribesë para së gjithash, në përforcimin e Drejtorisë, gjegjësisht shndërrimin e saj në Agjenci, në pjesën e legjislacionit zgjedhor në pjesën e publikimit të Listës Zgjedhore dhe ndryshimi i tretë është në pjesën e thjeshtimit dhe konfirmimit të metodave më efikase për supervizion dhe kontroll tek poseduesit e përmbledhjeve të…

Lexo më Shumë

Reformat në sistemin gjyqësor, gjendjet me të drejtat e njeriut, lufta kundër korrupsionit, punët e brendshme dhe menaxhimi me kufijtë, azili dhe migrimi, ishin temë për të cilat biseduan përfaqësuesit e Maqedonisë dhe të Komisionit Evropian në takimin e 12-të të Nënkomitetit për drejtësi dhe punë të brendshme në kuadër të procesit për Stabilizim dhe Asociim, që u mbajt dje dhe pardje në Shkup. Temat u shqyrtuan në drejtim të harmonizimit me legjislaturën e BE-së në kuadër të kapitujve 23 dhe 24, si dhe implementimin e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim në këto sfera. Me takimin e 12 kryesoi drejtuesja…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se ministri i ka informuar koordinatorët e grupeve të deputetëve për masat që po ndërmerren, të cilat dalin nga raporti i Priebes. Në takim është treguar gatishmëri edhe nga shumica qeverisëse edhe nga opozita për pjesëmarrje në procesin e reformave, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Fillimisht, morëm idetë që janë në këtë kontekst dhe variantet që Ministria ka në mendje. Në rrjedhën e mëtejshme të punës ne do të informohemi vazhdimisht nga inistri për hapat që po ndërmerren dhe në këtë kontekst duhet të jemi gjithëpërfshirës.…

Lexo më Shumë

Të gjitha këto dokumente sot janë dorëzuar nga qytetarët e Haraçinës, të cilët nuk kanë nënshtetësi. Banorët vijnë njëri pas tjetrit në zyrën e gjendjes civile të kësaj komune, me shpresën që do të gjejnë zgjidhje për problemin e tyre. Një ditë pas emisionit të mbrëmshëm “Click Plus” ku u diskutua për nënshtetësitë e mohuara, Komuna e Haraçinës hapi dyert për banorët që të paraqesin të gjitha dokumentet e nevojshme për ri aplikuar për marrjen e nënshtetësisë. Pasi që i dorëzuan dokumentet, ky çift në moshë të shtyrë thotë se nuk kanë lënë derë pa trokitur për të marrë nënshtetësinë,…

Lexo më Shumë

EJUP BERISHA I nderuari President Shkëlqësia juaj Z.Ilir Meta gjatë vizitës tuaj të radhës që është paralajmëruar se do ta realizoni së shpejti në Republikën e Maqedonisë e kam një kërkesë deri te ju.Kërkoj që un personalisht të takohem me ju dhe nëse keni dëshirë dhe mundësi dua që të ndani pesë deri më dhjetë minuta me qëllim që të takohemi dhe të mund të njihemi si shqiptar si dhe që të mund të bisedojmë së bashku për një qështje shumë të rëndësishme për mua si njeri që ka të bëjë me fatin tim personal dhe të familjes time. I…

Lexo më Shumë

Departamenti për arsim, kulturë dhe sport pranë Komunës së Gostivarit iu bashkëngjit iniciativës “Mos hidh por dhuro”. Në kuadër të kësaj iniciative, dita e mërkurë, e enjte dhe e premte u shpallën si Ditë të humantetit. “Të mobilizohemi dhe të tregojmë se humaniteti, vullneti pozitiv dhe dashuria për njëri tjetrin akoma banojnë në këtë vend”, thotë përgjegjësja e Departamentit për arsim Aslian Snopçe, duke precizuar se për këtë qëllim do të grumbullohen libra dhe lodra për fëmijë të moshës prej 2 deri më 5 vjeç. Departamenti për arsim, apelon deri tek të gjithë ata të cilët kanë mundësi të dhurojnë…

Lexo më Shumë