Author: Semi

Siç informojnë nga SPB Tetovë, dje 18 vjeçarja E.A. nga fshati Debresh i Gostivarit ka denoncuar kidnapimin e saj ndërsa personi që ka kryer atë është një 20 vjeçar nga fshati Pirok i Tetovës. Sipas fjalëve të vajzës, ajo para 2 muajsh në rrjetin social “Instagram” është njoftuar me 20 vjeçarin nga fshati Pirok ndërsa me datën 6 të muajit të kaluar ata janë takuar në një salon ondulimi në Gostivar ku sipas vajzës djali me forcë e ka futur në veturë dhe e ka kërcënuar se do i’a vrasë burrin dhe familjen, i’a ka marrë telefonin dhe e ka…

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i komunës së Çairit Visar Ganiu, ka nisur detyrën e të parit të komunës së Çairit. Ai tha se në këtë akt solemn, “sot është një ditë ku garimi mbaroi dhe ku duhet përfundimisht të marrim detyrat për të cilat jemi zgjedhur”. “Këtë certifikatë që kam në dorë më bën nder mua, familjes sime, BDI-së dhe gjithë ata që kontribuuan për besimin e dhënë, por me sinqeritetin më të madh në brendi të komunës së Çairit ta çoj porosinë deri tek të gjithë se Visar Ganiu do jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të komunës së Çairit,…

Lexo më Shumë

Si çdo vjet, edhe sivjet, pas fillimit të vitit shkollor, Organizata Humanitare “El Hilal” në kuadër të programit vjetor realizoi projektin “Çanta dhe pajisje shkollore për nxënësit nevojtarë”. Ky aktivitet zhvillohet në muajt shtator dhe tetor, kur në koordinim me degët, përkatësisht me arsimtarët hartohet lista e nxënësve të cilët nuk kanë pasur mundësi të pajisen me mjete shkollore edhe pas fillimit të vitit shkollor. Aksioni u rrumbullakua me sukses. Kështu, në bashkëpunim me degët e organizatës në Çair, Saraj, Gostivar, Kumanovë dhe në Maqedoninë Lindore, nxënësve skamnorë iu ndanë gjithsej 500 çanta, rreth 4000 fletore, mbi 2000 lapsa dhe…

Lexo më Shumë

Berlin – Me dhjetëra azilkërkues janë duke u mbledhur në qytetin grek të Selanikut pas një thirrjeje përmes mediave sociale për një marshim në kufirin verior të Greqisë me Maqedoninë për të protestuar kundër pamundësisë së tyre për të lëvizur në vende të tjera evropiane. Rreth 80 vetë, kryesisht nga Iraku dhe Siria dhe duke përfshirë shumë familje me fëmijë, u mblodhën të mërkurën në një shesh qendror të Selanikut përpara marshimit të planifikuar në kufi. Disa kishin arritur brenda natës nga kampet e refugjatëve në Athinë dhe gjetkë. Dhjetëra mijëra refugjatë dhe emigrantë janë të mbërthyer në Greqi, të paaftë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka realizuar takim me kryetarin e Selanikut, Janis Butaris. Zaev fillimisht shprehi keqardhje për vërshimet dhe situatën e krijuar në Greqi, ndërsa shtoi se takimet e tilla e rrisin besimin mes dyja palëve. Pas takimit me Butaris, Zaev edhe një herë shprehu optimizëm se viti i ardhshëm do të sjellë epilogun e kontestit me Greqinë për çështjen e emrit. Ai tha se ka marrë fund koha kur politikanët mund të bëjnë kalkulime personale kur është në pyetje kjo çështje kyçe.Politikanët e dy vendeve kanë obligim t’i hapin perspektivat e qytetarëve dhe së bashku erdhëm në…

Lexo më Shumë

“Depolitizimi i Këshillit programor të RTVM-së, parakusht për pavarësimin e shërbimit publik”, ishte thelbi i debatit të sotëm nën organizimin e Institutit për media e Maqedonisë (IMM) si dhe Institutit për studime bashkëkohore, sociale dhe politike. Në këtë konferencë morën pjesë Kryetarja e këshillit programor të RTVM-së, Snezhana Klinçarova, anëtarja e Këshillit programor të RTV Sllovenisë, Brankica Petkoviq si dhe ish kryetarja e trupit rregullator kroat si dhe ish drejtore dhe redaktore e Radiotelevizionit kroat, Mirjana Rakiq. Aty u debatua mbi problemin qendror se si të depolitizohet Këshilli Programor i RTVM-së, përkatësisht të transformohet në një organ të pavarur përmes…

Lexo më Shumë

Këshilli i Komunës së Tetovës sot mbajti seancë konstituive, ku janë verifikuar edhe mandatet e këshilltarëve të rinj, por nuk janë zgjedhur as kryesues, as shumica e Këshillit. Zgjedhja e tyre u anulua pasi këshilltarja e BDI-së kërkoi konsultime shtesë për zgjedhje të komisionit për emërime dhe çështje të imunitetit. Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi deklaroi se e kanë shumicën dhe se do të nevojiten edhe pak konsultime për komisionet. “Sipas ligjeve pozitive në kuadër të afateve ligjore, sot janë verifikuar mandatet, ndërsa ndarja e komisioneve shkon në mënyrë proporcionale. Kemi shumicë. Do të mbetem në faktin se kemi shumicë. Kemi më shumë parti dhe do të formojmë shumicë…

Lexo më Shumë

Ende nuk ka vendimpërfundimtar se kush do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, pasi Arben Taravari u zgjodh kryetar i Gostivarit, nëse do të emërohet ministër i ri pa resor në vend të Ramiz Merkos, apo se do ketë rokadë në shpërndarjen e kulaçit qeveritar. Kryeministri Zoran Zaev sot paralajmëroi se gjitha opsionet janë të hapura dhe se ende nuk ka vendim përfundimtar, por shpreson se deri në fund të javës do të plotësohen vendet e zbrazëta. “Sonte kam mbledhje dhe bisedime rreth kësaj. Jam i vetëdijshëm se është për të mirën e shtetit që sa më parë të zgjidhen këto çështje. Pasi të kemi vendimpërfundimtar do ta njoftojmë opinionin”, ka…

Lexo më Shumë

Ballkani Perëndimor duhet të shfrytëzojë “momentumin e ri” për integrimin në BE. Këtë e tha Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministren serbe, Ana Brnabiç, dhe shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. “Ballkani duhet ta shfrytëzojë këtë ‘momentum të ri’. Mbi bazën e fjalimit të presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në shtator, ne do të prezantojmë një strategji për Ballkanin në muajin shkurt, lidhur me perspektivën e të gjitha vendeve të rajonit”, tha Johannes Hahn. Mogherini tha se dyert e BE-së janë të hapura për të gjithë Ballkanin Perëndimor,…

Lexo më Shumë

Po hapen dritare të reja të mundësive të cilat do t’i ndihmojnë Maqedonisë të fokusohet në implementimin e axhendës reformuese ambicioze, porositi sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger pas takimit me kryeministrin, Zoran Zaev. “Dua që kryeministrit Zaev t’i ofroj mbështetje në periudhën e mëtejshme në përpjekjet e tij për realizimin e të gjitha proceseve të reformave në shtet për përparim të mëtejshëm të vendit” deklaroi Greminger. Fusha kyçe në të cilat duhet Maqedonia të fokusohet si qëllime afatgjate, sipas tij, janë respektimi i të drejtës, liria e mediave, sundimi demokratik dhe riformimi i sektorit të sigurisë. “Do të…

Lexo më Shumë

Ndryshime të Ligjit për kryerjen dhe ngrirjen e të gjitha vendimeve ekzekutive ndaj personave fizikë në territorin e Republikës së Maqedonisë për shkak të revizionit të punës së përmbaruesve dhe të tërë procesit gjyqësor gjatë procedurës ekzekutive, kërkojnë Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë dhe shoqatat “No pasaran” dhe “Glasen tekstilec”, transmeton MIA.  “Mbi 200 mijë njerëz janë bllokuar me vendime ekzekutive nga të cilët dhjetëra mijëra janë ende të bllokuar dhe nuk mund të zhbllokohen. Do të thotë se ata njerëz nuk kanë derdhje parash në llogari bankare. Kemi shumë raste ku ka pasur ekzekutim ndaj njerëzve të cilët marrin…

Lexo më Shumë

Ministria e Kulturës ka dërguar korrespondencë deri te të gjitha institucionet të bëjnë kontroll urgjent në gjendjen e objekteve të tyre pas shiut të rrëmbyeshëm dhe të propozojnë zgjidhje për rehabilitim urgjent dhe për zgjidhje afatgjatë për gjendjen. Pas informacioneve fillestare për dëmtime serioze të shkaktuara nga shiu në disa institucione kombëtare, kontroll ka kryer zëvendësministri i kulturës, Vlladimir Llazovski, i cili i ka vizituar objektet e Teatrit të Dramës dhe Muzeut të Maqedonisë, ndërsa ministri i kulturës, Robert Allagjozovski ka bërë kontroll në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup. “Është konstatuar se edhe madje gjatë të reshurave të shiut…

Lexo më Shumë