Author: Semi

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika, sot në takim priti Oficerin politik përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në shërbim të Bashkimit Evropian, Antun Herceg. Në këtë takim, siç njoftojnë nga zyra për informim e SIMO, oficeri politik Herceg dhe zëvendëskryeministri Lika diskutuan rreth dinamikës së madhe pas formimit të qeverisë dhe përparimeve të marrëveshjeve bilaterale me shtetet fqinje që janë formuar në përputhshmëri me prioritetet e partnerëve të koalicionit. Herceg theksoi se hapat e para të kësaj strukture qeveritare tregojnë shtytje pozitive për vendin në rrugën evropiane. Zëvendëskryeministri…

Lexo më Shumë

Prej orës 13 deri në orën 14 nesër pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët nga rrugët “Aleksandar Turunxhiev”, “Ferid Bajram” prej numrit 31 deri në 48-të, “Rokomija” dhe SHF “Panajot Ginovski” në komunën e Butelit. Të hënën pa energji elektrike prej orës 8:30 deri në orën 12:30 do të mbeten një pjesë e konsumatorëve nga rrua “Nikolla Rusinski” në komunën e Karposhit, ndërsa prej orës 9 deri në orën 12 një pjesë e konsumatorëve nga rrugët “Relo Shestrokrillo”, “Dime Meçeto dhe Metohiska” në komunën Shuto Orizarës. Në periudhën prej orës 9:30 deri në orën 11 pa energji elektrike do…

Lexo më Shumë

Kriza politike është arsyeja kryesore që ka ndikuar në rënien ekonomike, duke ndikuar kështu mbi konsumin dhe investimet në Maqedoni, theksohet në raportin vjetor të Bankës Botërore, me ç`rast rritja ekonomike në Maqedoni deri në fund të këtij viti nuk arrin më shumë se 1.5 për qind, duke shënuar kështu rritjen ekonomike më të ulët krahasuar me vendet e rajonit, transmeton Express. Megjithatë, projeksionet për Maqedoninë flasin se gjatë 2018, rritja ekonomike do të arrijë 3.2 për qind, përderisa për vitin 2019 parashihet që rritja ekonomike të arrijë 3.9 për qind të bruto prodhimit vendore. “Ne kemi projektuar se gjatë…

Lexo më Shumë

Në shenje të fillimeve të Kongresit të Manastirit, Shoqata për zhvillimin e kulturës dhe artit Kongresi i Alfabetit – Manastir organizon një manifestim kulturo-artistik (koncert) i titulluar si “Manastiri Feston 109”. Ky koncert do të mbahet në 18.11.2017 (e shtunë) në sallën të madhe të Qendrës per kulturë në Manastir, me fillim prej orës 18:30. Duhet potencuar se hyrja është pa paga dhe e lirë. Ndryshe, ky manifestim organizohet për herë të tretë në qytetin e shkronjave dhe evolon si traditë. Organizimi i kësaj nisme realizohet nën patronazhin e zëvendës-kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Hazbi Lika. Ngjarjet kryesore do të zhvillohen…

Lexo më Shumë

Sasho Mijalkov ish drejtori i Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim pas largimit nga politika ka filluar me investime financiare. Mijalkov përmes firmës “OM Petrol” ka blerë një depo me naftë dhe tre pompa benzini nga RT Trans”. Para kësaj ai ka blerë firmën e ndërtimit “Sofija Gradba”, ai poashtu është aksioner në “Zhito Pollog” të Tetovës dhe ZK “Pellagonija” nga Manastiri ndërsa ai poashtu është edhe në krye të strukturës udhëheqjëse të qumshtores “Zdravje Radovo”.

Lexo më Shumë

Gati se tre ditë me radhë në disa pjesë të qytetit të Tetovës mungon uji i pijshëm. Referuar në informatën e NPK-së të publikuar në rrjetet sociale qëndron se ka defekte rrugën Kongresi i Manastirit dhe Sami Frashëri, transmeton Express. Në ndërkohë pas një kohe të gjatë para mediave ka folur edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila është pyetur për mungesën e ujit dhe për kualitetine ujit në qytetin e Tetovës ku uji mban erë të pazakontë. Arifi me këtë rast është thirrur në raportet e Qendrës për Shëndet Publik ku sipas këtij institucioni uji është…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev dërgoi letër ngushëllimi deri te kolegu i tij grek Alexis Tsipras, pas pasojave tragjike nga përmbytjet katastrofike në disa qytete të Greqisë. Në letër Zaev thekson se bashkëndjen me familjet dhe familjarët e të vdekurve, të lënduarit, si dhe me qytetarët e goditur nga vërshimet, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë. “Do të doja ta theksoja gatishmërinë tonë që t’ju ofrojmë çfarëdo qoftë ndihme në këto momente te të vështira për vendin tuaj. Qeveria dhe shteti ynë janë të përkushtuara në mbajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për këtë e ofrojmë mbështetjen tonë në këto momente…

Lexo më Shumë

Edhe pse rruga Perëndimore-Ballkanike është e mbyllur për emigrantë, në Maqedoni megjithatë ka tentime të përditshme për hyrje ilegale, vlerësoi sot zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu në Konferencën ministrore në suaza të Forumit të Salzburgut dhe Grupit të miqve nga Ballkani Perëndimor dhe Moldavisë, e cila sot po mbahet në Varshavë, Poloni. “Me ndihmën e nëpunësve të huaj të policisë të cilët janë pjesë e Operacionit të përbashkët të cilin Maqedonia e filloi më 21 dhjetor të vitit 2015 dhe e cila ende është në vijim, arritëm në mënyrë të vërtetë të përballemi me emigrantët, ndërsa para së…

Lexo më Shumë

Problemet e para i janë shfaqur Visar Ganiut si kryetar i Çairit që nga dita e parë. Është fjala për një problem mes dy klaneve që ekzistojnë në këtë komunë. Klani I Beqir Asanit dhe ai i ish Kryetarit Izet Mexhiti. Që të dy klanet duan që njeriu i tyre të jetë shef kabineti tek Ganiu. “Klani i Izet Mexhitit, duan që Ejup Ademi të jetë shef kabineti tek Ganiu, kurse klani i Beqës dëshiron që postin e njejtë ta merr Besnik Ajeti”, tha një punonjës i komunës i cili deshi të ngel anonim/KumanovaPress/

Lexo më Shumë

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e katërt të seancës së 8-të sot debatuan rreth propozim vendimit për emërim në funksionin zëvendës të Sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Maqedonisë. Sipas deputetëve të opozitës zgjedhja e pesë zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Maqedonisë është krijimi i shpenzimeve shtesë dhe kënaqjen e llogaritjeve brendapartiake dhe të koalicionit. Kërkoi të ndërpritet procedura, të ndryshohet Ligji për Kuvendin e RM-së, dhe të parashihen procedura dhe kritere për zgjedhje e zëvendësve të sekretarit të përgjithshëm, transmeton MIA.  Deputeti Axhievski Kostadin nga Kolaicioni i LSDM-së, tha se funksionimi i pesë…

Lexo më Shumë

Siç informojnë nga SPB Tetovë, dje 18 vjeçarja E.A. nga fshati Debresh i Gostivarit ka denoncuar kidnapimin e saj ndërsa personi që ka kryer atë është një 20 vjeçar nga fshati Pirok i Tetovës. Sipas fjalëve të vajzës, ajo para 2 muajsh në rrjetin social “Instagram” është njoftuar me 20 vjeçarin nga fshati Pirok ndërsa me datën 6 të muajit të kaluar ata janë takuar në një salon ondulimi në Gostivar ku sipas vajzës djali me forcë e ka futur në veturë dhe e ka kërcënuar se do i’a vrasë burrin dhe familjen, i’a ka marrë telefonin dhe e ka…

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i komunës së Çairit Visar Ganiu, ka nisur detyrën e të parit të komunës së Çairit. Ai tha se në këtë akt solemn, “sot është një ditë ku garimi mbaroi dhe ku duhet përfundimisht të marrim detyrat për të cilat jemi zgjedhur”. “Këtë certifikatë që kam në dorë më bën nder mua, familjes sime, BDI-së dhe gjithë ata që kontribuuan për besimin e dhënë, por me sinqeritetin më të madh në brendi të komunës së Çairit ta çoj porosinë deri tek të gjithë se Visar Ganiu do jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të komunës së Çairit,…

Lexo më Shumë