Këshilli për Vlerësimin e Aktakuzës në Gjykatën Penale e ka pranuar akuzën për rastin “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike, konfirmuan për MIA-n nga PSP-ja. Sipas sistemit AKMIS, lënda do t’i ndahet një gjykatësi për veprimin e mëtejmë të saj, pastaj gjykatësi duhet të caktojë një datë për mbajtjen e diskutimit për rastin “TNT”. Ndryshe, lënda “TNT”, ka të bëjë me shembjen e objektit “Kosmos” në pronësi të Fijat Canoskit. Ashtu siç ka deklaruar prokurorja Fatime Fetai, shembja është bërë pa dyshim sipas urdhrit të ish-kryeministri Nikolla Gruevksi dhe ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski bashkë me ish-kryetarin e Komunës…
Author: Semi
Policia në vendkalimin kufitar Tabanoc në dalje prej Republikës së Maqedonisë mbrëmë në orën 22.15 i ka arrestuar shtetasit turk G.B.(36) si dhe dy persona minoren prej nëntë dhe 11 vjeç, të cilët për kontrollin e pasaportës kanë treguar dokumente të huaja udhëtimi. Siç kumtoi MPB, në vendkalimin kufitar ata kanë arritur me automjet “audi A4” me targa të Shkupit i drejtuar nga G.S. (44) nga Shkupi. G.S. është arrestuar së bashku me G.B., pasi që dyshohet se ka bërë kontrabandimin e emigrantëve. Me vërtetimin për lëndë të marra para kohe, nga G.B. janë marrë tre dokumente udhëtimi të Maqedonisë,…
Polici njoftoi se mbrëmë, nga deri tani persona të panjohur dhe nga shkaqe të panjohura, është ndezur zjarr në tre vetura të një familje në Shkup, njofton Portalb.mk. Zjarri është ndezur rreth orën 22 të mbrëmjes. Veturat kanë qenë të parkuara në rrugën “23 Tetori”. Të djegura janë veturat “volkswagen sharan” në pronësi të A.B (33), “pezho 308” e A.N dhe “Ford fiesta” e A.J (76) të gjitha me tabela të regjistruara të Shkupit
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot pasdite do të udhëtojë për vizitë pune në Bosnjë dhe Hercegovinë. Serinë e takimeve delegacioni i Maqedonisë do ta fillojë me takimin me delegacionin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pas takimit do të pasojë deklaratë e përbashkët e kryeministrit Zaev me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Denis Zvizdiq. Në pjesën e dytë të agjendës së sotme është paraparë pjesëmarrja e Zaevit në sesionin “Drejt përtëritjes së të majtës në Evropën Juglindore”.
Shpëtim Pollozhani Jemi berë gazepi i botes.E kemi sjellë veten qe me ne neper aeroporte te sillen njelloj sikurse me valixhet. Na perplas kush ku te doje dhe kur te doje. Klasa politike shqiptare ne Shqiperi, Kosove dhe Fyrom shtate milione shqiptare i sollen ne gjendje qe te mos i respektojne te tjeret. Shqiptaret ne Shqiperi, Kosove dhe ne Fyrom çdo gjashte muaj grihen ndermjet vedi per ta zene nje post. Si rezultat i kësaj gjendje ne shqiptareve po na ndodh si puna e kaut. Kau ka mase muskulore sa 12 njerez mirepo nje femije ia vë kërpeshin. Ne nuk mundemi…
Fotografi Nikolla Naumovski ka fotografuar punishten ku janë ndërtuar shtatoret e ”Shkupi 2014″. Projekti në tërësi mendohet të ketë kapur shifrën e 600 milionë eurove, para të taksapaguesve në Maqedoni. I njejti projekt është cilësuar si ”kiç” arkitekture dhe si tentim për falsifikim të historisë. Gjithashtu, disa nga shtatoret e ngritura në Shkup kanë pasur qëllim provokimin e shteteve fqinje. Koka luanësh, koka dhe trupa gjigant të veprimtarëve dhe shenja tjera të një Maqedonie të shpikur antike.
Nga: Gjyla Çeliku Sot bota feston dhe proteston për studentin. Kjo ditë përkujton 17 nëntorin e vitit 1939, kur forcat naziste kanë ekzekutuar 20 studentë çekosllovakë, të cilët kanë protestuar kundër pushtimit.Në atë kohë, mbi 1,200 studentë janë dërguar në kampe të përqendrimit, ndërsa universitetet janë shndërruar në kazerma. Sot vende të ndryshme të botës janë motiv për të studiuar dhe kontribuar në vendin e tyre, vende të ndryshme janë motiv për të dëshpëruar studentët dhe zhdukur ëndërrën e tyre. Brengën e studentit e kupton kur ti bashkëpunon, kur ti e dëgjon dhe orienton. Politikat e shteteve në Ballkan, janë…
“Kryebashkiaku i Selanikut, Yannis Boutaris gjatë vizitës në Shkup sërish e përdori emrin “Maqedoni”, duke emëruar vendin fqinj”, komentojnë sot mediat greke. Duke folur në gjuhën angleze para gazetarëve Boutaris pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, propozoi që takimi i ardhshëm i kryeministrave të Greqisë dhe “Maqedonisë” të mbahet në Selanik, theksojnë mediat greke, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mediat greke përkujtojnë se Boutaris edhe gjatë vizitës së vitit të kaluar e ka përdorur emrin Maqedoni në një intervistë për një stacion televiziv. Boutaris dje qëndroi në Shkup në suaza të tentimeve për implementim të masave të besimit mes të dy vendeve…
Problemi me pagesën e pensioneve do të vazhdojë të thellohet. Kështu thonë ekspertët ekonomik të cilët nga qeveria kërkojnë që të bëj një analizë rrënjësore përmes së cilës do të arrihet një zgjidhje. Një nga sfidat më të mëdha është: të rriten kontributet që paguajnë qytetarët ndaj shtetit ose jo? Vlerësimet e analistëve ekonomik thonë se problemi me pagesën e pensioneve, do të bie në kurriz të buxhetit të shtetit i cili më pas nuk do të jetë në mundësi të zgjidh politika zhvillimore. Ekonomistët nuk kanë dilema se shteti e ka patjetër të sigurojë pagesë të pensioneve, duke potencuar…
Është arrestuar edhe personi i dytë pas së cilit Prokuroria Publike e Shkupit në mars të këtij viti ngriti padi penale për rishitjen e marihuanës prej Kosovës në Maqedoni. SPB Shkup në mars të këtij viti ngriti padi penale në Prokurorinë e Shkupit kundër M.O.(39) dhe D.I. (65) për vepër të kryer penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotorpe dhe perkursorëve”, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pas kallëzimit penal të parashtruar nga PTHP është dorëzuar edhe i denoncuari i dytë D.I., ndërsa i denoncuari i parë ka qenë i pakapshëm për organet e rendit”, kumtoi MPB.…
Disa javë pas vrasjes së futbollistit Martin Jnushev, polici ka identifikuar vrasësin. Bëhet fjalë për F.S, i cili është në arrati dhe për të MPB ka lëshuar fletarrest. Janushev u qëllua me armë para shtëpisë së tij në lagjen Aerodrom. Nga MPB thonë se ka dyshime ku ndodhet vrasësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nuk bëhet fjalë për vrasje me porosi.
Bashkimi Demokratik për Integrim i frikësohet afrimit të Lidhjes Socialdemokrate të kryeministrit Zoran Zaev dhe Lëvizjes Besa. Prandaj tashmë dy javë deputetët e BDI-së e sabotojnë punën e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime për ta penguar kështu realizimin e marrëveshjes politike mes grupit parlamentar të LSDM-së dhe të Besës, e cila parasheh zgjedhjen e Sekretarit të Kuvendit, Cvetanka Ivanova, dhe të pesë zëvendësve të saj, me ç’rast njëri duhej të ishte propozim nga radhët e Besës. Burime nga Lëvizja Besa njoftojnë se deputetët e BDI, Artan Grubi dhe Ejup Alimi, që ta sabotojnë këtë marrëveshje nuk marrin pjesë ne mbledhjen…