Author: Semi

Transparenca dhe mediat e lira  janë kyçe për një shoqëri të shëndoshë, theksoi zëvendëskryeministri i Maqedonisë për Çështje Ekonomike në një bisedë për Zërin e Amerikës në të cilin ka komentuar për transparencën dhe mediat e lira – kyçe për një shoqëri të shëndoshë. “Mund të flisni për çfarëdo masash që dëshironi,  por duhet të ketë bazë, ndërsa ajo është politikë stabile, sundim të së drejtës dhe media të lira. Nëse nuk i keni këto tre elemente, nuk mund të flisni për çfarëdo prosperiteti të cilitdo qoftë shtet”, thotë zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike. Sipas tij duhet të ndërtojmë…

Lexo më Shumë

Maqedonia deri në vitin 2020 do të ndalojë përdorimin e qymyrgurit si material për ngrohje, këtë e theksoi zëvendësministri për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Jani Makraduli, i cili merr pjesë në Konferencën klimatike botërore në Bon, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Dy të tretat e ndotjes në Shkup janë rezultat i ngrohjes së shtëpive dhe shfrytëzimit të materieve jo përkatëse dhe prandaj kjo është prioritet i Qeverisë”, deklaroi Makraduli për Deutsche Welle. Disa të dhëna, siç kumtoi, tregojnë se madje 100 familje në territorin e Komunës Qendër në Shkup ngrohen me qymyrguri, ndërsa shumë shtëpi ngrohen me dru jo cilësor por…

Lexo më Shumë

Është e nevojshme promovim më i madh i Avokatit të Popullit dhe afrimit të tij deri te qytetarët që të mund të njihen me fuqinë që e ka kundrejt shtetit dhe institucioneve shtetërore është porosia kryesore e Raportit të tretë të projektit monitorim qytetar  të Avokatit të Popullit “Ombudsmani mes të institucioneve dhe qytetarëve”, që u promovua në Strumicë, transmeton MIA. Në prezantimin e rezultateve mori pjesë Avokati i Popullit Ixhet Memeti  i cili  theksoi se me ligjin e ri rriten  mundësitë e institucionit. “Është fakt se qytetarët ende nuk e perceptojnë në mënyrë të mjaftueshme se Avokati i Popullit…

Lexo më Shumë

Nasir Musliu nga radhët e BDI-së është kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit me mbështetje të LSDM-së, BDI-së dhe RDK-së. Ai është zgjedhur me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm, pas tre pauzave për koordinim të grupeve këshilldhënëse. Seanca konstitutive e përbërjes së re, e cila siç është paralajmëruar është dashur të ketë karakter solemn, është zhvilluar me vërejtje dhe disa kërkesa për pushime për shkak të koordinimit, transmeton MIA.  Kryetari i deritanishëm i Këshillit, u propozua dhe u zgjedh me 16 vota të anëtarëve të Këshillit, ndërsa dy abstenuan. Në pikën për zgjedhje të kryetarit të Këshillit…

Lexo më Shumë

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është një hap serioz i lidershipit, sepse liderët marrin vendime atëherë kur është më vështirë, theksoi në fjalimin e sotëm kryeministri Zoran Zaev, i cili ishte mysafir në punëtorinë që e organizon Instituti për politikanë nga Sofja, e po mbahet në Strumicë, raporton MIA.  “Çështja është a ka guxim të mjaftueshëm me vizion dhe perspektivë të qartë para vetes të merre vendimi. Edhe në Maqedoni edhe në Bullgari marrëveshja pëson kritika serioze, por, ne, si kryeministra të të dy shteteve, besojmë se përfitimet janë më të mëdha dhe më të rëndësishme të cilat do…

Lexo më Shumë

Maqedonia është kryesisht shtet partiak dhe ajo praktikisht është rekordere në Evropë në raport me anëtarësinë partiake, është konkluzion i studimit krahasues për mungesat zgjedhore në vend dhe përvojat në rajon, të përpunuar nga Qendra për monitorim civil, raporton MIA. Sllobodanka Jovanovska nga Qendra, duke i prezantuar rezultatet nga hulumtimi gjashtëmujor theksoi se në tre partitë kryesore në vend bëjnë pjesë 15,1 për qind e elektoratit, që siç theksoi është fenomen në Evropë, përcjell Portalb.mk. Sipas të dhënave të fundit, VMRO-DPMNE ka 170 mijë anëtarë, LSDM 70 mijë, ndërsa BDI rreth 35 mijë anëtarë. Ajo theksoi se partitë më të mëdha evropiane…

Lexo më Shumë

Këshilltarët komunal të Gostivarit nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, kanë fajsuar ministrin e punëve të brendshme të Maqednosië Oliver Spasovski, për mos mbajten e seansës konstituive për Këshillim e Komunës së Gositivarit, përcjell Portalb.mk Ata njoftojnë se deri dje kishin të siguruar shumicë prej 16 këshilltarësh për të konstituuar Këshillin e Komunës së Gostivarit, andaj edhe inicuan konvokimin e seancës konstituive për ditën e  sotme, por e njëjta dështoi. “Mbrëmë në orët e vona në Gostivar ka qëndruar ministri i punëve të brendshme të Maqedonisë. Oliver Spasovski dhe duke keqpërdurur postin, ka arritur që me kërcënime dhe…

Lexo më Shumë

Shpëtim Pollozhani Njerëzit të pa formuar kombëtarisht dhe intelektualisht, gjithashtu janë mall rentabil për pushtet-mbajtësit e lartpërmendur. Individë me dosje dhe vepra kriminale aktive, gjithashtu janë mall shume rentabil. Matrapazët dhe vrasësit, gjithashtu janë mall rentabil. Me kontingjentet e lartpërmendur, edhe mundet te fitohen zgjedhjet ( jo edhe për shume gjate) por jo edhe rruga e demokracisë dhe e prosperitetit. Kryeministri aktual e kishte gojën plote se do ta luftoje krimin. Mos valle nuk është krim kur ai paragjykon dhe ajgëton për te zgjedhur tek shqiptaret individë me dosje te trasha. Mos valle nuk është krim te lejohen te shesin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani i shoqëruar nga pesë përfaqësues të organizatave civile u takuan sot me Sekretarin gjeneral të OSBE-së, Tomas Greminger me të cilin biseduan rreth ndryshimeve të ligjeve për media. Në këtë takim Selmani njoftoi Ambasadorin Greminger me qëndrimet e SHGM-së sa i përket ndryshimeve në sferën e informimit. Mes tjerash në takim u debatua edhe për çështjen e sigurisë së gazetarëve në Maqedoni, raporton Almakos. Sekretari, Tomas Greminger para pjestarëve të organizatave civile tregoi se qëllimi i vizitës së tij në Maqedoni ështe të sheh se si shteti e ka tejkaluar krizën…

Lexo më Shumë

Cilësia e arsimit në gjuhën e pjesëtarëve të komuniteteve të vogla etnike është më e ulët se sa cilësia e arsimit në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Gjendja më e vështirë është në arsimin në gjuhën serbe, turke, boshnjake dhe vllehe, konstaton Agjencia për realizimin e të drejtave të komuniteteve. Milutin Stançiq, zëvendës drejtor i  Agjencisë për të drejtën e zhvilllimit dhe përmirësimit të arsimimit të gjuhëve të pjesëtarëve të komuniteteve, në Maqedoni, për Almakos thotë se ky institucion ndjek cilësin e arsimit të komuniteteve të vogla. “Ka mungesë të trajnimeve, seminareve, veçmas në disa komunitete në Maqedoni, siç janë komuniteti…

Lexo më Shumë

Të nderuar qytetarë, jemi të detyruar të reagojmë ndaj dukurive negative që po ndodhin ditëve të fundit në krye të pushtetit lokal në Strugë. Kryetari multietnik Ramiz Merko, bashkë me bashkëpunëtorët e tij nga jashtë komunës po bëjnë presion të paparë dhe revanshizëm të paprecedentë politik ndaj administratorëve shqiptarë. Që në ditën e parë të fillimit me punë, persona të paautorizuar, nga jashtë administratës, në emër të Ramiz Merkos kanë kërcënuar, kanë shantazhuar dhe kanë ushtruar mobing ndaj një pjese të administratës, të gjithë shqiptarë. Kryetari multietnik, përveç se ka shkarkuar nga detyra drejtorët më të suksesshëm të shkollave, të…

Lexo më Shumë

Shpenzimet për rrugë për deputetët askush nuk i heton, ndërsa ato për vitin 2018 janë dyfish më të mëdha se sa në vitin që po e lëmë pas, raporton Civilmedia.mk. Për shpenzime rruge janë planifikuar 1,3 milion euro ose dyfish më tepër se paratë e harxhuara këtë vit. Parlamenti vitin e ardhshëm do të harxhojë 9,3 milion euro, shkruan në propozim buxhetin e vitit 2018. Në godinën e parlamentit deri në fund të këtij viti do të ketë 437 të punësuar (34 më shumë se sa që kishte në fillim të vitit). Vetëm për paga dhe kompensime për deputetët dhe të…

Lexo më Shumë