Author: Semi

Para ca muajsh bëra një shkrim, ku vura në spikamë neglizhencën apo veprimin e qëllimshëm të ambasadorit të BE- së në Shkup, z . Zhbogar, i cili në ceremoninë e dorëzimit të çmimit “Zhan Mone”, foli në gjuhën serbe, duke mohuar gjuhën maqedonase dhe atë shqipe. Mesazhet e kësaj sjelljeje secili i mori në mënyrën e vet. Shkrimi im, përveç se në gazetën e përditshme KOHA të Shkupit, u botua edhe në disa mjete të tjera shqiptare, si në Tiranë, poashtu edhe në Prishtinë e gjetiu. Ne, disa kolegë gazetarë shqiptarë, e komentuam midis vete këtë gjest aspak diplomatik të…

Lexo më Shumë

Plotësimi i vendeve të zbrazëta në qeveri apo riformatimi i saj ende nuk duken askund, pasi partitë e koalicionit deri tani nuk janë takuar. Kryeministri Zoran Zaev ka udhëtuar sot drejt Bosnjë – Hercegovinës për vizitë zyrtare dhe se kthimi i tij në vend pritet të jetë të shtunën në mbrëmje ose të dielën në mëngjes. Zaev paralajmëroi se kjo çështje do të përfundojë deri në fund të javës. Ai këtë e kishte thënë edhe për javën e kaluar, por asnjë rezultat. Nga Aleanca për Shqiptarët theksuan se nuk ka asgjë sa i përket ndonjë takimi dhe se sipas tyre presin që të ulen në tryezë me…

Lexo më Shumë

Artan Grubi, deputeti i BDI-së në emisionin “Vetëm të vërtetën” në Kanal5 theksoi sonte se partitë e koalicionit kanë shumicën për një qeveri stabile edhe pa deputetët e Aleancës për Shqiptarët. Ai ka sqaruar se janë votat që sigurojnë një qeveri stabile, edhe pa ASH dhe se kjo parti sipas tij, nuk është vendimtare për mbijetesën e këtij koalicioni, pasi që kanë numërat minimal për mbetjen e kësaj qeverie. Por ai i pyetur nga gazetarja se kush janë ata deputetë që do ti bashkëngjiten koalicionit, Grubi nuk ka dha detaje. Deputeti i BDI-së më tej theksoi se kontributin për reformat,…

Lexo më Shumë

Sot përfundoi kontrollimi i sistemit AKMIS në Gjykatën Supreme nga ana e Komisionit për kontroll të sistemeve për ndarje të lëndëve gjyqësore nga Ministria e drejtësisë, ndërsa raporti për gjendjen e konstatuar do të shpallet javën e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas kryetarit të komisionit, Llazar Nanev, kontrolli i sistemit AKMIS në Gjykatën e Apelit ka treguar se udhëheqja e regjistrave ka qenë ligjore, ndërsa komisioni paraprakisht ka kryer kontroll edhe në sistemin AKMIS të Gjykatës Penale të Shkupit.

Lexo më Shumë

Në qafën malore “Strazhë” për shkak të mjegullës ka dukshmëri të zvogëluar prej 20 deri në 30 metra, për shkak të së cilës rekomandohet drejtim i kujdesshëm i automjeteve, kumtoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e sontëm për gjendjen e rrugëve. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në rrugë të lagështa. Në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.…

Lexo më Shumë

Udhëheqësija e Komunës së Haraçinës Milikije Halimi, der te qytetarët e Komunës së Haraçinës shpallin vendim për shlyerjen e borxheve të banorëve të Komunës së Haraçinës. LAJMËRIM Bashkqytetar të nderuar, meqense pagesa e logarive për harxhimin e ujit, nuk bëhet gjatë kohë me rregullë nga ana e shfrytëzuesve të sistemit të ujësjellësit, njoftojmë qytetarët se me vullnetin e Kryetarit të Komunës, ju falët borxhi deri me 30.11.2017 viti. Prej 01.12.2017 viti, për harxhimin e ujit, apelojmë të bëhet pagesa me rregullë, me qëllim që mos të vjen deri te shkëputja e rrymës te bunarët dhe me atë edhe deri te…

Lexo më Shumë

Vice Zaev, vëllai i kryeministrit Zoran Zaev, në një intervistë për “Faktor” thotë se nuk e shfrytëzon fuqinë që është vëlla i kryeministrit, ashtu siç komentojnë në opinion dhe siç thotë ai, nuk mund të krahasohet me ish drejtorin e Policisë Sekrete Sasho Mijallkov, transmeton Express. “Ajo është rezultat i lirisë që e kemi në shoqërinë tonë. Sipas të gjitha gjasave në mungesë të “kryeshefit” të tipit të Sasho Mijallkovit i cili nuk ka më fuqi politike ndaj njerëzve, andaj edhe duhet të kuptohet se ka mbaruar koha e kryeshefave dhe reketuesve. As nga larg nuk krahasohen, as me personalitetin,…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi zyrtar për Rusinë dhe Ballkanin Perëndimor nga sektori për diplomaci publike në NATO, Robert Pscel sot vlerësoi se rajoni po lëviz në drejtim të vërtetë pasi që të gjitha vendet dëshirojnë të bëhen anëtare e Bashkimit Evropian. Ai theksoi se NATO nuk preferon ndonjë vend në llogari të një vendi tjetër, duke vlerësuar se integrimet evropiane duhet t’u sjellin dobi të gjithëve. “Për ne është veçanërisht e rëndësishme ajo që po ndodh në Ballkanin Perëndimor lidhur me çështjen për sigurinë dhe integrimet evropiane, pasi që nuk mund të imagjinohet rajoni të jetë jashtë ngjarjeve kryesore”, deklaroi Pscel. Sipas tij,…

Lexo më Shumë

Një nxënëse trembëdhjetëvjeçare nga shkolla fillore “Edinstvo” të Gostivarit, pas rënies nga karrigia me dëmtime të rënda në kurriz është transferuar në klinikat në Shkup. Sipas SPB Tetovë, deri te lëndimi ka ardhur në mëngjesin e sotëm në një nga klasat, gjatë pushimit të madh. Vajza është luhatur në karrige dhe në një moment ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në dysheme. Menjëherë pas lëndimit, ajo është dërguar në departamentin e emergjencave në spitalin e Gostivarit, ku i janë konstatuar se kishte lëndim të palcës kurrizore. Për shkak të rëndësisë së lëndimit, ajo është transferua në Klinikën Traumatologjike në Shkup.…

Lexo më Shumë

Enver Maliqi është zëvendëskryetari i ri i Shkupit. Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i po sa zgjedhur i Shkupit Petre Shilegov e vet zgjodhi biznesmenin Enver Maliqi për zëvendës të tij. Të mos harrojmë, në zgjedhjet e fundit lokale, Enver Maliqi ishte bartës liste për këshillin e Shkupit nga ana e BDI-së. Përndryshe, Maliqi është menaxher i kompanisë “Gemak Trade”.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në suaza të procesit të reformave të sistemit për ndjekjen e komunikimeve mbajti takim konsultues me përfaqësues të sektorit civil, në të cilin u prezantuan opsionet e mundshme të sistemit ekzistues. MPB kumtoi se Spasovski ka shprehur bindje se organizatat civile do të japin kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e modeleve të ofruara dhe do të jenë faktorë aktiv në implementimin e tij. Përfaqësuesit e organizatave civile shprehën gatishmëri që aktivisht të marrin pjesë në procesin edhe me propozime dhe vërejtje konkrete  të ndikojnë në përmirësimin e implementimit të reformës. Ministri Spasovski…

Lexo më Shumë

Transparenca dhe mediat e lira  janë kyçe për një shoqëri të shëndoshë, theksoi zëvendëskryeministri i Maqedonisë për Çështje Ekonomike në një bisedë për Zërin e Amerikës në të cilin ka komentuar për transparencën dhe mediat e lira – kyçe për një shoqëri të shëndoshë. “Mund të flisni për çfarëdo masash që dëshironi,  por duhet të ketë bazë, ndërsa ajo është politikë stabile, sundim të së drejtës dhe media të lira. Nëse nuk i keni këto tre elemente, nuk mund të flisni për çfarëdo prosperiteti të cilitdo qoftë shtet”, thotë zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike. Sipas tij duhet të ndërtojmë…

Lexo më Shumë