Author: Semi

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani akuzon qeverinë se dëshiron të legjitimojë etikën gazetareske dhe me këtë sipas tij, të zbatojë cenzurë në media, raporton Almakos. “Thoni se mbështesni vetërregullimin në media, por me nenin 61 dëshironi të legjitimoni etikën gazetareske, me dënime deri 5 mijë euro për mediume dhe 1500 për persona përgjegjës dhe kjo është realizim i cenzurës. Tjetër, nuk ju pengoi që në vitin 2016 të mbështesni 1 për qindshin nga buxheti për servisin publik, ndërsa tani parashihni 0.7 për qind”, tha Selmani në debatin për reforma në media. Ai shtoi se shteti…

Lexo më Shumë

Gjykimi për lëndën “Trajektorja” në Prokurorinë Speciale Publike, do të fillojë më 6 dhjetor, Gjykata Penale, e cila më 13 nëntor e pranoi akuzën e PSP për rastin, ka dhënë edhe dy data shtesë për gjykim, 18 dhe 26 dhjetor, konfirmuan për MIA-n nga PSP. Në “Trajektore” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski. Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2014 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të…

Lexo më Shumë

Mbrëmë pas orës 18 në bulevardin “Aradhët Partizane” janë kryer dy plaçkitje në të cilat me kërcënim me thikë janë marrë para dhe një orë. Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se dje në orën 18.20 minuta është denoncuar se në Shkup në bulevardin “Aradhët partizane” nga ana e personave të panjohur me kërcënim me thikë është kryer plaçkitje mbi P.P (19) ku i janë marrë 300 denarë. Rasti i dytë dy persona të panjohur në orën 18 e 45 minuta në stacionin e autobusëve para Qendrës Tregtare “Aluminka”, me kërcënim me thikë kanë kryer plaçkitje mbi A.T…

Lexo më Shumë

Bullgarët kanë qëndrime pozitive ndaj Maqedonisë, 51 për qind e tyre konsiderojnë se maqedonasit janë të ngjashëm ose të njëjtë me bullgarët, kështu tregon hulumtimi i fundit i Institutit politik bullgar, kushtuar marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, njofton Portalb.mk. Siç transmeton portali bullgar “Dnes” në pyetjen se a ekziston kombi maqedonas, i ndryshëm nga ai bullgar, 72 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se kombi maqedonas është themeluar në shekullin e 20-të dhe është i përafërt me atë bullgar. Gjithsej 64 për qind e të anketuarve e njohin vlerën e historisë së përbashkët, ndërsa 27 për qind e të anketuarve konsiderojnë se…

Lexo më Shumë

Organizata maqedonase “Tvordokorni” përmes një njoftimi ju bën thirrje të gjithë atyre që e duan atdheun të dalin në protesta më 22 nëntor (e mërkurë) kundër zbatimit të dygjuhësisë dhe siç thonë, shqiptarizimit të Maqedonisë. “Maqedonas, vllezër dhe gjithë miqë të Maqedonisë së bashku me shumë organizata tjera, ju bëjmë thirrje për protestat e planifikuar më 22 nëntor në orën 18:00, kundër zbatimit të dygjuhësisë dhe shqiptarizimit të Maqedonisë”, thuhet në njoftim. Organizuesit kanë paraparë që në orën 18 të mblidhen para selisë së VMRO-DPMNE-së, nga e cila do të kërkojnë ose t’i dal në ndihmë popullit duke protestuar, ose…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes do t’ua paguajë çmimin jubilar 1800 të punësuarve në Ministri dhe Ushtri, të cilët konform marrëveshjes kolektive i përmbushin kushtet për këtë. Nga Ministria e Mbrojtjes informojnë se pagesa ka filluar, ndërsa do të përfundojë ndaj të gjithëve në periudhë pre 30 ditëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata potencojnë se me vendimin e këtillë të punësuarit do ta realizojnë të drejtën e tyre konform marrëveshjes kolektive, pa pasur nevojë të ngrihen procedura gjyqësore dhe do të parandalohet dëmi shtesë i buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes. Me marrëveshjen kolektive ministria ka marrë për obligim të punësuarve në MM dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Shqiperisë, Ilir Meta sot ka arritur për vizitë në Maqedoni ku do të qëndrojë dy ditë. Ai në Shkup do të takohet me kryetarin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili do ta pret me ceremoni shtetërore. Për “nder “të vizitës së parë zyrtare të një Presidenti Shqiptar madje janë vendosur edhe disa flamuj kombëtar shqiptar në afërsi të Kuvendit të Maqedonisë, por kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu përmes një shkrimi ka reaguar ndaj përdhosjes së flamujve kombëtar, duke cekur se flamuri shqiptar është vendosur mrapsht, me kokë poshtë. “Kjo poshtërsi, është vazhdimësi…

Lexo më Shumë

Në Kongresin e tretë të rregullt, i cili u mbajt në Shkup, Enes Ibrahim është zgjedhur kryetari i ri i Partisë së Lëvizjes së Turqve në Maqedoni (THP). Nga 314 delegatë të regjistruar, në kongres ishin të pranishëm 298, të cilët unanimisht i dhanë mbështetje Ibrahimit, i cili deri më tani e ka kryer funksionin sekretar i përgjithshëm i THP-së. Siç theksohet në kumtesën e Partisë për Lëvizjen e Turqve, në fjalimin e tij përshëndetës, Ibrahim i është falënderuar ish kryetarit Adnan Qahil për mbështetjen konstante të gjeneratave të reja të politikanëve nga komuniteti turk dhe premtoi se do të…

Lexo më Shumë

Sistemi gjyqësor në Maqedoni dhe dënimet e shqiptarëve, kjo është njëra ndër pyetjet e parashtruara nga gazetarët për presidentin e Shqipërisë Ilir Meta në konferencën e përbashkët me homologun e tij nga Maqedonia Gjorge Ivanov. “Nuk mund të hyjë në brendi të sistemit gjyqësor në Maqedoni, vetëm mund të pres që në të ardhmen, sistemi gjyqësor i Maqedonisë të jetë më transparent, dhe sipas të gjitha standardeve evropiane”, tha presidenti i Shqipërisë Ilir Meta para gazetarëve. “Këtë e them duke marr parasysh se Maqedonia dëshiron të jetë anëtarë e NATO dhe BE-së”, shtoi Meta. Almakos.com M.I

Lexo më Shumë

Është shkarkuar udhëheqësi i Sektorit për Planifikimin dhe Urbanizimin e Hapësirës së Qytetit të Shkupit, Aleksander Janakieski, i cili ishte urbanisti kryesor i VMRO-DPMNE-së. Vendi i tij sot do të plotësohet pasi që Këshilli i Qytetit do të vendos për të marrë të punësuar nga institucionet tjera, njofton Portalb.mk. Janakieski është personi kryesor për urbanizimin dhe planifikimin hapësinor të Qytetit të Shkupit nga viti 2003. Deri atëherë e mbante funksionin e njëjtë, por pas ndryshimin të pushtetit në këtë komunë dhe ardhjen e Andrej Zhernovskit në pushtet, kaloi në administratën e Koce Trajanovskit. Nën dirigjimin e Janakieskit u miratuan ndryshimet kryesore…

Lexo më Shumë