Qenan Aliu Presidenti ILIR META ,aktualisht është politikani i vetëm në trojet shqiptare që puth faqet , shtrëngon duart dhe përqafon fortë në shpatulla homolog e politikan të ndryshëm në shtetet fqinje dhe më gjërë.Sot gjendet në SHKUP. Dhunti gjindshmërie , nuk e di se, e lindur apo e kalitur gjat ushtrimit të pushtetit. Politikan që takohet me rreformatorë, autoritarë,integrist, guximtarë, besatarë e politikan që ecin drejt. Të gjithë thot se i ka miq. Është ,,pazarues,,politik,, i ashpër e shantazues kur ta gjen të gjamen, sidomos po që të takon në hapësirën politike në mes të detit ate e gjen…
Author: Semi
Me kërkesë të prokurores Fatime Fetai, gjykata vendosi që procedimi penal kundër të akuzuarit të shtatë në rastin e dhunës në komunën e Qendrës, Dimçe Krstev, të bëhet ndaras. Fetai tha se në çdo seancë mungon ndonjëri nga të akuzuarit. “Nuk e di nëse ndonjëherë do t’i mbledhim të gjithë të akuzuarit. Një vit, dy muaj dhe gjashtë ditë seanca kryesore nuk mund të fillojë, “tha Fetai. Ndryshe lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër Nikolla Gruevski, i cili është i akuzuari i parë në lëndën “Dhunë në Qendër” në debatin e sotëm kryesor në Gjykatën Penale u prononcua si i pafajshëm…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është duke qëndruar për vizitë në Republikën e Maqedonisë. Në kuadër të kësaj vizite Meta është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, më të cilin ka biseduar për zhvillimet në këtë vend dhe në tërë rajonin në përgjithësi. Meta i ka thënë se është krenar që kryetari i Maqedonisë është shqiptar. Më tej, Meta dhe Xhaferi janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, si dhe mbështetjen e njëra-tjetrës në procesin integrues drejt Bashkimit Evropian. Po ashtu Meta ka kërkuar nga kryeparlamentari Xhaferi që të…
Organizimi i nxënësve është një mundësi e rëndësishme për “edukimin demokratik”. Përmes shoqërimit, nxënësit mësojnë për mënyrat e realizimit të organizuar të të drejtave dhe interesave të tyre. Me pjesëmarrjen në procesin e vendimit, stërviten për demokracinë por janë edhe korrigjues të të rriturve kur vendoset për çështje të cilat janë në interes të nxënësve. Këtë sot e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, në konferencën “Përforcimi i pjesëmarrjes së nxënësve në procesin e sjelljes së vendimeve në shkollat e mesme”, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Garancitë themelore për organizim të nxënësve i gjejmë në Konventën për të drejtat e…
Gjyla Çeliku Nëse nuk e ndërtoni muzeun e Kongresit të Manastirit, për të ruajtur simbolin e gjuhës, me çfarë fytyre shkoni të festoni kur as edhe një tullë nuk e shtoni???!!! Sa e sa manifestime keni bërë, jo se keni dashuri për Ditën e Alfabetit, por ju duhet për ta përmendur gjatë fushatave zgjedhore. Një manifestim t’bënit më modest, do ishit faqebardhë për ditën sot dhe do të krenoheshit edhe me objektin. Janë dy gjëra që unë ndjehem keq kur shoqëroj delegacionet e huaja dhe i orientoj në vlerat e mia: – Shtëpia e vjetër e Kongresit të Manastirit pa…
Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme do të debatojë për masat afatshkurta për uljen e ndotjes së ajrit. Masat kanë të bëjnë me ndalesën e lëvizjes së makinave në Vodno dhe transportin falas publik gjatë ditëve kur niveli i ndotjes është alarmant dhe tejkalohet pragu i substancave të rrezikshme. Ndalesa e makinave për në Vodno pritet të hyjë në fuqi nga kjo fundjavë.
Për pesë vjet Maqedonia mund të mbetet pa kontabilistë. Në këtë drejtim tani për tani ka 7.197 profesionistë të autorizuar, ndërsa ekzekutorë të këtij aktiviteti janë 1221. Nga numri i përgjithshëm 24 për qind janë të moshës deri në 35 vjet, ndërsa 51 për qind tejkalojnë moshën 55 vjeçare, thekson Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM). Në konferencë për shtyp OEM informoi se deri tek qeveria është dorëzuar iniciativë për përkthimin e të gjitha standardeve ndërkombëtare, për raportim financiar, që kanë vuajtur ndryshime nga viti 2009 e këtej. “Kontabiliteti duhet të ngrihet në nivel shumë më të lartë, të trajtohet si…
Eurodeputeti slloven, Ivo Vajgëll në Podgoricë deklaroi se ndikimi i Rusisë në Ballkan ka sjellë që Bashkimi Evropian t’i japë prioritet më të lartë procesit të zgjerimit. Në bisedën për gazetën malazeze “Pobjeda”, Vajgëll thotë se në BE nuk ka lodhje nga zgjerimi dhe se interesi i BE-së për rajonin po rritet. “BE-ja është shumë i interesuar për stabilizimin e gjendjeve në kontinentin evropian, e kjo nuk do të ndodhë derisa Evropa Juglindore nuk bëhet pjesë e Unionit. Kur do të përfundojë procesi i integrimeve, atëherë do të zhduken edhe problemet e ndërsjella në rajon, por edhe mitet për të…
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, i njohur si patriot i madh, si duket nuk e feston ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Edhe pse që para 10 viteve kjo ditë në Maqedoni është shpallur si ditë feste për shqiptarët, Grubi pikërisht më 22 nëntor ka caktuar mbledhje të Komisionit për kulturë. Ai është kryetar i këtij komisioni, kurse mbledhjen e ka caktuar në ora 15. “Si është e mundur një patriot i madh si Artan Grubi të caktojë mbledhje të komisionit që e udhëheqë më 22 nëntor, kur për shqiptarët është ditë feste. Ky është skandal”, thotë për Gazetën Lajm…
Para pak çastesh në lagjen Vardarska të Tetovës afër xhamisë së Rinisë ka ndodhur një vetërasje. Sipas informatave jozyrtare një djal i ri 23 vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga çatia e shtëpisë. Nuk kemi ende informata për motivet e këtij rasti të rëndë. Do të presim informata zyrtare nga policia e Tetovës.
Kryetari i VMRO-DPMNE dhe ish-kryeministër, Nikolla Gruevski, i cili është i akuzuari i parë në lëndën “Dhuna në Qendër” në seancën e sotme në Gjykatën e Penale u deklaruar i pafajshëm dhe refuzoi akuzat me të cilat ngarkohet nga PSP. Edhe ish-ministri i Lidhjes dhe Transportit, Mile Janakieski, së bashku me deputeten Daniella Rangellova u deklaruan të pafajshëm për akuzat e PSP. Fajin e pranoi Tomisllav Llazarov, ish-koordinator i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Komunën Qendër. Ai tha se ndjehet fajtor dhe është është penduar shumë. Gjatë seancës së sotme gjyqësore avokatët e mbrojtjes kërkuan shtyrjen e diskutimit kryesor.
Info pikat për parandalim dhe kontroll shëndetësor, distribuim të pakove ushqimore, vizita në kushtet shtëpiake, takime donatorësh dhe koncerte humanitare, organizon Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit në suaza të “Javës së kujdesit për persona të moshuar”. Java me moton “Ne jemi fëmijët e tyre” zbatohet tradicionalisht çdo javën e tretë të nëntorit. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska tha, se ministria zhvillon politikë për mbrojtje jashtë institucionale dhe zhvillim të serviseve në nivel lokal për persona të moshuar dhe ka 12 qendra për persona të moshuar në qytete të ndryshme të territorit të Maqedonisë. “Një pjesë…

