VMRO-DPMNE vazhdon të përhap lajme të rreme dhe mbetet e ngujuar në politikat e saj të ndasive, konflikteve dhe izolimit, politika të cilat qytetarët në mënyrë absolute i kanë bojkotuar në zgjedhjet e fundit, thuhet në reagimin e LSDM-së. “Koha e re e bashkëpunimit, miqësisë dhe bashkimit po i hap përspektivat e Maqedonisë si një shoqëri e përbashkët për të gjithë qytetarët për të qenë të njejtë ndaj drejtësisë dhe detyrimeve. Ndryshimet e ligjit për përdorimin e gjuhëve e promovojnë nevojën e të gjitha gjuhëve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë dhe të njejtat janë në përputhshmëri më Kushtetutën e…
Author: Semi
Maqedonia do ta luftojë problemin e ndotjes së ajrit përmes selektimit të mbeturinave. Zv / ministri i Ambientit Jetësor Jani Makraduli deklaroi se Qeveria është e gatshme që të fillojë këtë iniciativë pasi e njëjta pos reduktimit të nivelit të lartë të ndotjes do t’u sjell përfitime edhe kompanive që merren me riciklimin e mbeturinave. Këtë zv. ministri Makraduli e tha në shënimin e javës Evropiane të trajtimit të mbeturinave.Po bëjmë një kthesë të re në Republikën e Maqedonisë ku selektimi i mbeturinave do të jetë ajo e cila është me rregull dhe e shkruar në standardet evropiane. Qeveria është…
Profesoresha maqedonase Mimoza Ristova në bllogun e saj ka publikuar një tekst ku e përshkruan përvojën që ka pasur me prokuroren Fatime Fetai, para se ajo të bëhet anëtare e ekipit të PSP-së. Profesoresha Ristova thotë se me Fetain është njohur para 3-4 viteve, në një proces gjyqësor me ish bashkëshortin e saj që ka refuzuar të paguaj alimentacion për fëmijët, transmeton Gazeta Lajm. “E njoha Fatimen kur ende ishte prokurore në Prokurorinë Themelore Publike, respektivisht para se të bëhet celebrity-PSP”, shkruan Ristova. Mirëpo edhe më interesante është pjesa ku ajo përshkruan shkakun për takimin me Fetain, respektivisht ku përshkruan…
“Plani 3-6-9 për momentin paraqet një tërësi, ku janë të përfshira të gjitha rekomandimet, gjetjet dhe sugjerimet të cilat vijnë nga partnerët tanë ndërkombëtarë”, theksoi Osmani. Në prani të Zëvendëskryeministrit të Qeverisë dhe Ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, Ministrit të Drejtësisë, Biljen Saliji, si dhe Ministrit për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, Zëvendëskryeministri Osmani referoi për pjesët e reja, gjashtë dhe nëntë, të Planit për reforma 3-6-9. Ai i theksoi raportet e Komisionit Evropian, Komisionit të Venedikut, Greko, raportet e grupit të lartë të ekspertëve të udhëhequr prej Rajnhard Pribe, si dhe raportet tjera relevante, si një pjesë…
Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe përfaqësuesi i UNICEF-it, Benxhamin Perks, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për ndërtimin e qendrës për zhvillim të hershëm të fëmijëve në shkollën fillore “Jeronim De Rada” në fshatin e Kumanovës, Çerkez. Qendra do të locohet në një pjesë të shkollës. e cila do të adaptohet për atë dedikim dhe do të përfshijë 60 fëmijë të moshës parashkollore. Sipas Dimitrievskit, kjo është mundësi e mirë që të përfshihen fëmijët e moshës prej tre deri gjashtë vjeç në arsimin parashkollor, duke e pasur parasysh kapacitetin e tejkaluar të kopshteve të fëmijëve në Kumanovë. “Së bashku me partnerët…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i propozoi Darko Kostadinovskin dhe Osman Kadriun për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në pajtim me autorizimet kushtetuese të presidentit të Republikës së Maqedonisë, propozimet për dy gjyqtarët e rinj në Gjykatën Kushtetuese janë dorëzuar në Kuvend, konfirmuan për MIA-n nga Kabineti i shefit të shtetit, transmeton MIA. Theksojnë se para sjelljes së vendimit, presidenti Ivanov është konsultuar me faktorët relevantë në këtë fushë. “Presidenti Ivanov si deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen, u jep përparësi cilësisë dhe profesionalizmit të personave të cilët i propozon. Presidenti i Maqedonisë beson se me propozimin…
Prokurorja Fatime Fetai e lexoi aktakuzën në gjykatë, ndaj ish kryeministrit Nikolla Gruevski, për rastin “Shuplaka”. Me këtë rast, ajo ka lexuar sharjet vullgare të cilat protestuesit i kanë drejtuar ish kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe këshilltarëve të atëhershëm komunalë, transmeton Gazeta Lajm. Sharjet e protestuesve të cilat i lexoi sot prokurorja Fetai në gjykatë, para ish kryeministrit Gruevski, ua sjellim në formë origjinale, maqedonisht dhe me alfabet cirilik: “Андреј, Андрејчооо, излези надвор, пичка ви материна комуњарска, ти ли ќе рушиш црква, излези и ќе видиш што ќе те снајде, излези, да ти ја ебам мајката, Вие ли…
Kryeministri Zoran Zaev tashmë ka paralajmëruar edhe publikisht rishikimin e teksteve të historisë ku ofendohen bullgarët dhe grekët. Megjithatë edhe më tej mbetet e paqartë kur do të rishikohen tekstet shqipe të historisë ku shqipatrët vite me radhë ofendohen duke u quajtur mes tjerash: “malokë”, “kaçakë”, “ardhacakë” dhe të tjera. Në disa tekste shkollore në të kaluarën shkruante okupatori fashist bullgar. Tekstet e reja moderne, historia moderne në Maqedoni shkruan vetëm për fashizmin jo për kombet si fashistë apo okupatorë. Unë besoj se në tekstet aktuale nuk ka, gjithsesi nëse ka, në frymën e miqësisë kjo duhet të përmirësohet. Ekzistojnë…
Avokati i Popullit me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve dërgoi kumtesë në të cilën theksohet se të gjithë duhet të punojmë në zhvillimin e vetëdijes për tolerancë te fëmijët dhe eliminimin e të gjitha llojeve të dhunës. “Rëndësi vendimtare për gjeneratat e ardhshme është të krijohet ambient për bashkëjetesë, respektim të diversiteteve me qëllim të krijimit të një shoqërie në të cilën çdo fëmijë do ta dijë se dialogu, e jo dhuna, është bazë për zgjidhjen e cilitdo problem. Jemi të vetëdijshëm se që të ketë zhvillim harmonik të personalitetit të secilit fëmijë, duhet të krijojmë…
Dy për qind e banorëve të Shkupit i selektojnë mbeturinat plotësisht, ndërsa 29 për qind i selektojnë pjesërisht, tregon hulumtimi i OJQ “Go green”, që sot ishte prezantuar në debatin publik, me rastin e javës evropiane për zvogëlimin e mbeturinave. Nga të anketuarit në hulumtim, që është zbatuar në pjesën rurale dhe urbane të Shkupit, nga të anketuarit 300 familje, 46 për qind kanë konsideruar se nuk kanë kushte për selektim, 80 për qind po përballen se ka mungesë të kontejnerëve për mbeturina. Në lidhje me vetëdijen ekologjike rreth 80 për qind e banorëve të Shkupit janë të pakënaqur nga…
Autoritetet në Frankfurt kanë gjetur automobilin e pronarit, i cili zhdukjen e tij e kishte lajmëruar qysh në vitin 1997. Ndoshta këtu nuk do të ishte asgjë e çuditshme, sikur automobili të ishte vjedhur Vetura u gjet e parkuar në garazh në një objekt të vjetër industrial, i cili ishte paraparë për shembje. Pasi pengoi punimet, punëtorët lajmëruan policinë, e cila kërkoi pronarin. Tashmë pronari 76-vjeçar e gjeti automobilin atje ku e kishte lënë saktë para njëzet vjetësh. Ai thjesht kishte harruar vendin se ku e kishte parkuar. Vetura e gjetur më nuk është funksionale.
Qenan Aliu Presidenti ILIR META ,aktualisht është politikani i vetëm në trojet shqiptare që puth faqet , shtrëngon duart dhe përqafon fortë në shpatulla homolog e politikan të ndryshëm në shtetet fqinje dhe më gjërë.Sot gjendet në SHKUP. Dhunti gjindshmërie , nuk e di se, e lindur apo e kalitur gjat ushtrimit të pushtetit. Politikan që takohet me rreformatorë, autoritarë,integrist, guximtarë, besatarë e politikan që ecin drejt. Të gjithë thot se i ka miq. Është ,,pazarues,,politik,, i ashpër e shantazues kur ta gjen të gjamen, sidomos po që të takon në hapësirën politike në mes të detit ate e gjen…