Author: Semi

Pa energji elektrike nesër do të jenë konsumatorët e një pjese të komunave Karposh, Kisella Vodë, Saraj dhe Studeniçan, kumtuan nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza. Në periudhën prej orës 08:30 e deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës Studeniçan në komunën e Kisela Vodës, si dhe një pjesë e konsumatorëve të fshatit Shishevë në komunën e Sarajit. Ndërprerja në furnizimin me energji elektrike në periudhën prej orës 08:30 e deri në orën 12:00, do të kenë konsumatorët e rrugës Nikolla Parapunov nr.3 dhe nr.5. në komunën e Karposhit. Pa…

Lexo më Shumë

Në emsionin e Almakosit “Pa teklif me Naser Selmanin” mysafir është dramaturgu dhe ish kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Lubisha Georgeivski, me të cilin flasim për shfaqjen e tij të fundit, “Sekretet e papagajit”, ku regjisori trajton çështjen e çenzurës dhe fuqisë së propagandës, të komunizmit si marrëzi mumentale dhe për  shtetin policor në Maqedoni. Në këtë intervistë me Georgievskin analizojmë edhe raportet shqiptaro-maqedone dhe perspektivën e tyre. Çfarë deshi t’u thotë shqiptarëve kur në fushatën e zgjedhhjeve presidenciale në vitin 1994 tha se do t’ia priste kthetrat shqiponjës? Ai poashtu tregon se si akademiku Rexhep Qosja e kishte shpëtuar…

Lexo më Shumë

Me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 10-vjetorin e themelimit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, sot Institutin e vizitoi zëvendëskryeministri Hazbi Lika, i shoqëruar nga sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri dhe bashkëpunëtorët e tjerë, transmeton MIA.  Zëvendëskryeministri Lika, siç njoftojnë nga ITSHKSH e uroi drejtorin Asani dhe punëtorët shkencorë të Institutit për punën e bërë dhe angazhimin ambicioz në afirmimin e gjuhës, historisë, traditës e kulturës shqiptare në Maqedoni. Ai theksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit institucional në drejtim të zgjidhjes se të gjitha problemeve të hapura.…

Lexo më Shumë

Në kuadër të vizitës së presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta në Maqedoni, ai është takuar mes tjerash edhe me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin. “Biseduam për situatat politike në dy vendet tona. Meta ishte i interesuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona: si në fushën e infrastrukturës, ashtu edhe në zbatimin dhe materializimin e marrëveshjeve që ende janë të parealizuara. Gjithashtu na inkurajoi që sa më parë të realizohet mbledhja e qeverive të përbashkëta që të diskutohen të gjitha çështjet e mbetura dhe për projektet e dobishme të vendeve tona” tha Ahmeti pas takimit me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos asesi nuk është duke respektuar tentimet e Qeverisë së Maqedonisë dhe Greqisë për dialog në mes dy shteteve fqinje. Në takim me presidentin e Polonis, Andrzej Duda, presidenti i Greqisë ka vazhduar ta ofendojë Maqedoninë duke e akuzuar për falsifikim të historisë. ”Maqedonia është duke thyer të drejtat ndërkombëtare dhe evropiane me falsifikimin e historisë dhe përdorimin e emrave të lashtë të shtetit tonë. Fqinjët tanë janë duke thyer rregullat e fqinjësisë së mirë”, tha Pavlopoulos. Kështu u shpreh Pavlopoulos, i cili presidentit të Polonisë i tha se Greqia do të kishte kundërshtuar integrimin e…

Lexo më Shumë

Sulejman Mehazi pyet se çfarë tjetër mund të presim prej kësaj Qeverie, përveç se  nënçmimit e ofendime ndaj çdo gjëje shqiptare, sipas tij argument më i mirë është përdhosja e flamurit tonë. “Serioziteti i flamurit tonë m ‘varet dhe për shkak te mos autoritetit të kryetarit Ilir Meta. Po ku i ha palla Ilir Metës për flamurin kombëtar e shtetëror, atij i interesojnë miliardat, sikur t’i interesonte si kryetar i Shqipërisë flamuri, atëherë do protestonte me mos-pjesëmarrjen në konferencë, e jo kështu, jo vetëm Ilirit s’i intereson flamuri, po asnjërit prej politikanëve shqiptar s’duan të dëgjojnë për himnin e flamurin…

Lexo më Shumë

Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se me veprimin e fundit, (përdhosjen e flamurit shqiptarë),  Qeveria “reformatore”, i ka dërguar mesazh të qartë presidentit shqiptar, Ilir Meta që i njëjti nuk ka qenë i mirëseardhur në Shkup njëherit ka nënçmuar jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë por edhe shtetin shqiptarë, dhe për këtë veprim të Qeverisë, njohësit e rrethanave vlerësojnë se duhet të ketë reagim nga Tirana zyrtare, shkruan Almakos. Politologu, Xhenur Iseni, deklaron se nëpërmes kësaj shteti i Maqedonisë i ka bërë të qartë presidentit të Shqipërisë se i njëjti nuk është i mirëseardhur “Nëse ishte bërë kjo me qëllim,…

Lexo më Shumë

Gazetari kontroverz, Sashe Ivanovski-Politiko dhe më i zëshmi në konferencat për shtyp të zyrtarëve shtetëror edhe një herë ka ngritur zërin për shpërndarjen e mjeteve të shtetit për mediumet në vend. ”Sitell dhe Kanal 5 nuk i përmbushën detyrimet ndaj qytetarëve për të informuar ata, por ata punuan kundër shtetit dhe qytetarëve. Ata kanë punuar me mafian. Nëse ju vazhdoni t’i financoni ata, ju do të jeni të njejtë si ata të kaluarit. Kriminelët si Sitell dhe Kanal 5 ju nuk t’i ndihmoni. Si shef i një portali, apeloj që ministrat të mendojnë për rregullimin e gjendjes së portaleve në…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një deklaratë për Portalb.mk në lidhje me postin e zbrazur të ministrisë së Shëndetësisë pas zgjedhjes së Arben Taravarit kryetar komune në Gostivar tha se posti i mbetet kësaj parti, njofton Portalb.mk. “Po e përsëris sërish, të mos i përziejmë pushtetin qendror me atë lokal sepse janë dy gjëra të ndara. Ministri i shëndetësisë i ka takuar atëherë Aleancës për Shqiptarët, dhe do të duhet edhe në të ardhmen ti takojë Aleancës. I kemi propozuar kryeministrit Zaev dhe emrin e atij që duhet ta mbajë postin e ministrit dhe presim që të njëjtin ta sjellin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, në seancën e sotme të Këshillit të Bashkisë informoi se anulohet festimi i Vitit të Ri 2018, ndërsa mjetet të cilat janë planifikuar për organizimin do të dhurohen në Klinikën për Sëmundjen e Mushkërive. Në diskutimin për masat e para për ndotjen e ajrit, Shilegov theksoi se duke ndjekur rekomandimet të mos mbahen takime në ambient të hapur, është njëra nga arsyet për anulimin e festimit të Vitit të Ri. “Do ta ftoj sponsorin kryesor që të bëjmë hapa që ata mjete të përfundojnë atje ku është më shumë e nevojshme”, tha Shilegov.…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE vazhdon të përhap lajme të rreme dhe mbetet e ngujuar në politikat e saj të ndasive, konflikteve dhe izolimit, politika të cilat qytetarët në mënyrë absolute i kanë bojkotuar në zgjedhjet e fundit, thuhet në reagimin e LSDM-së. “Koha e re e bashkëpunimit, miqësisë dhe bashkimit po i hap përspektivat e Maqedonisë si një shoqëri e përbashkët për të gjithë qytetarët për të qenë të njejtë ndaj drejtësisë dhe detyrimeve. Ndryshimet e ligjit për përdorimin e gjuhëve e promovojnë nevojën e të gjitha gjuhëve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë dhe të njejtat janë në përputhshmëri më Kushtetutën e…

Lexo më Shumë

Maqedonia do ta luftojë problemin e ndotjes së ajrit përmes selektimit të mbeturinave. Zv / ministri i Ambientit Jetësor Jani Makraduli deklaroi se Qeveria është e gatshme që të fillojë këtë iniciativë pasi e njëjta pos reduktimit të nivelit të lartë të ndotjes do t’u sjell përfitime edhe kompanive që merren me riciklimin e mbeturinave. Këtë zv. ministri Makraduli e tha në shënimin e javës Evropiane të trajtimit të mbeturinave.Po bëjmë një kthesë të re në Republikën e Maqedonisë ku selektimi i mbeturinave do të jetë ajo e cila është me rregull dhe e shkruar në standardet evropiane. Qeveria është…

Lexo më Shumë