Author: Semi

Sot është mbajtur seanca e radhës lidhur me keqpërdorim të 17 milionë eurove në tenderët e ELEM SH.A nga kompania ”Transmet” e udhëhequr atëherë nga Sead Koçan. Dëshmitar në këtë seancë të sotme ka thënë se është keqpërdorë nënshkrimi i tij. ”Kam tre nënshkrime, faturat janë të miat kurse nënshkrimet ‘ashtu-ashtu”’ Ky dëshmitar ka pranuar edhe se ka keqpërdorë detyrën zyrtare në kompani vetëm se janë njohur familjarisht me Sead Koçan. Në gjykimin e kaluar, Koçan ka thënë se ndjehet i pafajshëm në këtë rast.

Lexo më Shumë

Gjatë qëndrimit në Shkup, eurokomisari Johanes Han u shëtit me autobus të ngjyrosur me  ngjyrat e BE-së, raporton Radio Evropa e Lirë. Nga byroja për punësim deri te zyra e BE-së, Han udhëtoi me autobus i shoqëruar nga  zv/kryeministri Bujar Osmani, ministrat e financave dhe punës e politikës sociale, Dragan Tevdovski e Milla Carovska dhe euroambasadori Samjuel Zhbogar, transmeton Gazeta Lajm. Pas shëtitjes në rrugët e Shkupit, te EU Info Qendra, komisari Han promovoi fushatën “Besojmë te ti, Investojmë te ti”, për të cilën BE ka ndarë ndihmë prej 37 milionë eurove.

Lexo më Shumë

Nga: Azret Ismani Siç thotë publicisti i njohur shqiptarë Kim Mehmeti : 2001-shi ishte e kaluar e hidhur nga e cila duhej të nxirrej urtësia më e çmueshme –se deri ku mund të çojnë mosmarrëveshjet ndëretnike. Dhe vërtetë pas shumë nënçmimeve e pas shumë torturave që i përjetuan shqiptarët në atë kohë a nuk erdhi dita që të zgjohemi nga ëndrrat e ti bëjmë realitet . Pse sot duhet që udhëheqësit e partive politike e kryesisht ato shqiptare të grinden mes vete si gjeneral ushtrie armiqësore, dhe jo si rival politik që duhet të luftojnë për të mirën e popullit…

Lexo më Shumë

“Bashkëpunimi rajonal dhe lidhja rajonale është shumë e rëndësishme sepse pa një qetësi dhe stabilitet rajonal nuk ka integrime evropiane në Ballkanin Evropian”, tha kryeministria e Serbisë, Ana Bërnabiq pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev në Pallatin e Serbisë, njofton Portalb.mk. Ajo tha se në seancën e përbashkët vitin e ardhshëm do të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme dhe shtoi se Serbia dhe Maqedonia do të përkushtohen në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve. “Takimi është shenjë e mirë për të gjithë ne, kjo është shenjë se të gjitha çështjet e hapura mund të zgjidhen me dialog dhe ai…

Lexo më Shumë

Sipas parashikimeve të Kombeve të Bashkuara deri vitin në 2050 në Maqedoni me persona të moshuar do të jetë 33 për qind e popullatës. Në vitin 2008, sipas të dhënave statistikore persona të moshuar ka pasur rreth 16.6 për qind të popullatës, ndërsa në regjistrimin e vitit 2002 rreth 15 për qind, transmeton Portalb.mk. “Maqedonia përballet me një numër të madh të të moshuarve. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara jetëgjatësia e maqedonasve deri në vitin 2050 vazhdimisht do të rritet, kështu që deri atëherë 33 për qind e popullatës do të jetë mbi 60 vjet”, tha sekretari i përgjithshëm i…

Lexo më Shumë

Komisari për zgjerim Johanes Han, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se pse kërkoi takim me liderin e opozitës nga VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski, jo dhe me liderët e BESËS dhe PDSH-së, Bilall Kasami e Menduh Thaçi, ai tha se BE ka investuar shumë në Maqedoni, ka menaxhuar shumë situata dhe se hapi i ardhshëm është fokusimi në proceset reformuese. “Është e nevojshme të miratohen gjitha ligjet në sferën e jurisprudencës, zbulimit, administratës publike, që është kyçe që të merret rekomandim pozitiv nga BE. Shpresojmë se ajo do të ndodhë diku në shkurt, me shpresë se negociatat do të fillojnë…

Lexo më Shumë

Për një javë në sektoret për punë të brendshme nëpër gjithë Maqedoninë janë paraqitur si të humbur 3 persona, një vajzë 19 vjeçare, një djal 17 vjeç dhe një burr i moshës 69 vjeçare. Një burr mbrëmë rreth orës 20 e ka paraqitur rastin e humbjes së vajzës së tij 19 vjeçare e cila ishte larguar nga shtëpia që në mëngjes dhe më nuk është kthyer. Një punëtore sociale nga shtëpia e të pastrehëve ”25 maji” në Shkup dje ka paraqitur se një 17 vjeçar më 18 nëntor është larguar nga shtëpia për përkujdesjes dhe nuk është kthyer më. Mbrëmë…

Lexo më Shumë

Policia ka dorëzuar padi penale kundër tre personave për dhënie të dëftesave dhe diplomës për mbarimin e shkollës së mesme, njofton Portalb.mk. V.D. (35) dhe Sh.Z. (38) nga Shkupi, dyshohen se e kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të autorizimit dhe detyrës zyrtare”, ndërkaq O.S. (50) nga Nagoriçani i Vjetër dyshohet për “shfrytëzimin e dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”, informojnë nga policia. I paraqituri i parë V.D., si mësues përgjegjës për nxënës të çrregullt në shkollën e mesme “Cvetan Dimov” – Shkup dhe i dyti Sh.Z. si drejtor “Cvetan Dimov” – Shkup edhe përskaj asaj që e kanë ditur se i paraqituri…

Lexo më Shumë

DITA E ALFABETIT SHQIP – 22 NËNTORI (E MËRKURE), DO TË JETË DITË JO PUNE PËR QYTETARËT SHQIPTAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, NJOFTOI SOT MINISTRIA E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE. Nga kjo ministri gjithashtu, uruan gjithë shqiptarët e Maqedonisë për këtë festë.

Lexo më Shumë

Burime të Gazetës Lajm brenda Aleancës për Shqiptarët kanë zbuluar për Gazetën Lajm edhe emrin e kandidatit të ri të kësaj partie për Ministër të shëndetësisë. Sipas këtyre burimeve, Alanca është përcaktuar që për ministër ta propozojë Vullnet Feratin. Paraprakisht lideri i Aleancës së Shqiptarëve, Zijadin Sela sot deklaroi se ata kanë dorëzuar propozim deri te kryeministri Zoran Zaev për ministër të ri të shëndetësisë, shkruan Gazeta Lajm. “Ne veçmë kemi dorëzuar propozim për ministër deri te kryeministri Zaev. Unë pres që ai emër së shpejti të gjendet në rend dite para deputetëve në Kuvend”, deklaroi Sela, pa treguar emrin…

Lexo më Shumë

Panel diskutim në temë “Nga mbeturina deri në energji – sfida dhe mundësi” do të mbahet sot në Shkup në kuadër të shënimit të Javës evropiane për zvogëlimin e mbeturinave, transmeton Express. Fjalim në diskutim, siç është paralajmëruar, do të kenë zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli dhe Jaromir Leviçek nga delegacioni i BE-së në Maqedoni. Në panel diskutim janë ftuar edhe përfaqësues të MMJPH, të partnerit të Maqedonisë të konsorciumit italian “Eko Enerxhi”, të kompanisë “Vezë Sharri” dhe të çimentores “Usje” SHA Shkup.

Lexo më Shumë

Instituti për shëndet publik sot do ta promovojë Raportin me rezultate nga hulumtimi për përfaqësimin e përdorimit të substancave psikoaktive te popullata këtë vit, të zbatuar për herë të parë këtë vit, transmeton Express. Nga Instituti informojnë se në raport kanë punuar ekipe dhe partnerë të tyre, ndërsa është finalizuar me mbështetje të Qendrës evropiane për monitorim për droga dhe varësi nga drogat nga Lisbona dhe Ministria e Shëndetësisë. Në promovim do të marrin pjesë përfaqësues të Qendrës evropiane për monitorim për droga dhe varësi nga droga, Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit për shëndet publik,nga dhjetë qendrat për shëndet publik, OBSH,…

Lexo më Shumë