Author: Semi

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Reisul Ul-Ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi gjatë ditës së sotme realizoi takim me kryetarin e sapo zgjedhur të Sarajit Blerim Bexheti. Vizita mes kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi dhe Blerim Bexhetit u realizua në hapsirat e komunës së Sarajit.

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev ka thënë se kanë propozuar amandamente lidhur me ndryshimit e ligjit për gjuhët në Maqedoni. ”Me ndryshimet e ligjit ne mundësojmë pozitë më të mirë për etnitë më të vogla dhe ju japim pozitë më të mirë në Preambullën e Maqedonisë. Me amandamentet e propozuara ne do të propozojmë uljen e dënimeve nga pesë deri katër mijë euro, në një mijë apo dy mijë euro” tha Tuntev nga salla për konferencë në Kuvend. VMRO-DPMNE dorëzoi 83 amendamente për ligjin për gjuhët, LSDM katër dhe Lëvizja Besa dy amendamente. https://youtu.be/ip0AEx0riGs

Lexo më Shumë

Instituti për shëndet publik në Maqedoni ka nxjerrë statistika të frikshme për shëndetin e qytetarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni. Nga mosha 15 deri në 64 vjeç, 46% e qytetarëve pinë duhan kurse 65% pinë alkool. 24% e qytetarëve në muajin tetor kanë marrë qetësues apo siç ndryshe quhen sedativë. 40% e qytetarëve të paktën një herë kanë konsumuar qetësues. 9% e qytetarëve të Maqedonisë në jetën e tyre kanë marrë drogë ilegale, ku në shumicën dërmuese kanë konsumuar marihuanë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Aktivisht 40.2% të qytetarëve janë përdorues të duhanit. Anketa nga ky institucion është realizuar me 5005 qytetarë të anketuar nga…

Lexo më Shumë

Sot nxënësit e Sh.M.Q.SH. Marija Kiri Skllodovska për nder të ditës së alfabetit të gjuhës shqipe bashkë me mësimdhënësit në bashkëpunim me komunën e Çairit dhe kompaninë Uka Komerc si donatorë, me një program të kombinuar recitalesh, monolog, referat, valle dhe të tjera u shënua dita e alfabetit. U shpërndanë mirënjohje për organizatorët dhe nxënësit që morën pjesë në këtë eveniment. Kjo shkollë në vazhdimësi ka shënuar festat me vlerë kombëtare ndërsa ndihmës drejtori Vedat Mustafa theksoi se organizimi i këtyre festave është me një rëndësi të veçantë kulturore dhe kombëtare.

Lexo më Shumë

Nëpunësit policorë mbrëmë rreth orës 19 në bulevardin “Kërste Misirkov”, para poliklinikës Bit Pazar, kanë kryer kontroll në autobusin i cili ka qarkulluar në relacionin Qendra Transportuese-Bit Pazar. “Gjatë kontrollit te një 15 vjeçar nga Shkupi është gjetur një pistoletë e markës “EKOL” me kalibër 9 milimetra dhe një karikator për pistoletë pa municion” kumtoi sot MPB. I mituri është arrestuar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Më shumë se 70 ekspozues nga 11 vende prej të cilave 20 nga Maqedonia përfaqësohen në Panairin e parë ndërkombëtar të inovacioneve, patentave dhe teknologjive të reja “INOVAMAK 2017”, që prej sot e deri më 23 nëntor po mbahet në Shkup. Panairi është në organizim të Asociacionit Kombëtar të Shpikësve të Maqedonisë – NAIM, i cili është anëtar i barabartë i Federatës Botërore të Lidhjeve të Shpikësve IFIA. “Qëllimi kryesor i këtij panairi ndërkombëtar është hapja e horizonteve të reja të shpikësve tanë ndaj fushës më të gjerë të veprimeve inovative në botë, por edhe mundësim të një numri të…

Lexo më Shumë

Policia ka parashtruar kallëzime penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare kundër ish-drejtorit dhe një profesori të shkollës së mesme “Cvetan Dimov” për dhënien e diplomës false për arsimin e përfunduar të O.S. nga Nagoriçani i Vjetër, i cili gjithashtu ka marrë kallëzim penal sepse e ka përdorur që të punësohet si komandant në Njësitin territorial të zjarrfikësve në këtë komunë. I denoncuari i parë V.D. (35) si profesor përgjegjës për nxënësit jo të rregullt në shkollën e mesme “Cvetan Dimov” – Shkup dhe i denoncuari i dytë SH.Z. (38) si drejtor i atëhershëm i kësaj shkolle edhe krahas asaj që…

Lexo më Shumë

Edhe pas përfundimit të zgjedhjeve, vazhdon me të njëjtin intensitet bashkëpunimi i strukturave të Aleancës për Shqiptarët dhe atyre të Lëvizjes Besa. Në këtë frymë, kryetari i ri i komunës Vrapçisht, Isen Shabani, nga Aleanca për Shqiptarët, ka emëruar për drejtor shkolle kandidatin e Lëvizjes Besa, Rexhep Rexhepi, shkruan Gazeta Lajm. Rexhepi në raundin e parë ishte kandidat i Lëvizjes Besa për kryetar komune, kurse në raundin e dytë i dha përkrahje të parezervë kandidatit të Aleancës, Isen Shabanit, i cili në raundin e dytë doli fitues.

Lexo më Shumë

Policia e Tearcës në Tetovë ka publikuar detaje zyrtare për vdekjen e vajzës së mitur pesë vjeçare e cila ka qenë në shoqëri të prindit i cili më vonë e ka paraqitur rastin në polici. Personi 46 vjeçar B.B nga fshati Dorbosht ka paraqitur rastin rreth orës 23:00 në stacionin policor në Tearcë se si ka ndodhur ngjarja ku ka mbetur e vdekur vajza e tij pesë vjeçare. ”Rreth orës 15:00 gjatë ditës së djeshme në vendin e tij në malin mbi fshatin Dobrosht me veturë ”Mahindra” personi në fjalë ka shkuar që të mbledh drunj. Në një moment, kur…

Lexo më Shumë

Shkruan: EJUP BERISHA E nderuara Prokurore Speciale Z. Fatime Fetai po ta paraqes një rast shumë interesant për ju për ta trajtuar si Prokurori Speciale dhe insistoj që për të njëjtin rast të ngritni aktakuzë adekuate që ka të bëjë për një vepër shumë të rëndë penale që është kryer nga 12 maji i vitit 2009 e deri më 27 korrik të vitit 2012.Z.nj Prokurore menjëher do ta tregoj edhe kryesin e asaj vepre makabre penale që e bëri një njeri që e njoh shumë mirë unë. E nderuara Z.nj Fetai bëhet fjalë për personin me inicialet E.B i cili…

Lexo më Shumë

Sot është mbajtur seanca e radhës lidhur me keqpërdorim të 17 milionë eurove në tenderët e ELEM SH.A nga kompania ”Transmet” e udhëhequr atëherë nga Sead Koçan. Dëshmitar në këtë seancë të sotme ka thënë se është keqpërdorë nënshkrimi i tij. ”Kam tre nënshkrime, faturat janë të miat kurse nënshkrimet ‘ashtu-ashtu”’ Ky dëshmitar ka pranuar edhe se ka keqpërdorë detyrën zyrtare në kompani vetëm se janë njohur familjarisht me Sead Koçan. Në gjykimin e kaluar, Koçan ka thënë se ndjehet i pafajshëm në këtë rast.

Lexo më Shumë

Gjatë qëndrimit në Shkup, eurokomisari Johanes Han u shëtit me autobus të ngjyrosur me  ngjyrat e BE-së, raporton Radio Evropa e Lirë. Nga byroja për punësim deri te zyra e BE-së, Han udhëtoi me autobus i shoqëruar nga  zv/kryeministri Bujar Osmani, ministrat e financave dhe punës e politikës sociale, Dragan Tevdovski e Milla Carovska dhe euroambasadori Samjuel Zhbogar, transmeton Gazeta Lajm. Pas shëtitjes në rrugët e Shkupit, te EU Info Qendra, komisari Han promovoi fushatën “Besojmë te ti, Investojmë te ti”, për të cilën BE ka ndarë ndihmë prej 37 milionë eurove.

Lexo më Shumë