Në seancën e fundit në Gjykatën Penale të Shkupit për lëndën “Trust” në të cilën i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan, ndërkaq të akuzuar janë edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, mes të cilëve edhe udhëheqësit e ndërmarrjeve “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJ nga Studeniçani për pjesëmarrje në tender të ELEM-it, u morën në pyetje dëshmitarët. Gjykimi filloi me kthesë të listës me dëshmi, me ç’rast u cek se ka dy dëshmitarë, të cilët nuk kanë qenë në listë, si dhe se ende ka dëshmi në gjuhë të huaja që nuk janë përkthyer I pari u…
Author: Semi
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dërgoi urim me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Përkujtojmë sot 109 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, një datë e kaluarës sonë të lavdishme ku u themelua Alfabeti i përbashkët shqip. “Populli që kultuvon gjuhën e vet, kultivon edhe vlerat e mirëfillta kombëtare, andaj është obligim i secilit prej nesh që të vazhdojmë misionin tonë kombëtar duke kultivuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë, me çka do të forcojmë bashkëpunimin shpirtëror të shqiptarëve”, thuhet në urimin dërguar nga PDSH-ja. Prej vitit 2007 shqiptarët e Maqedonisë e…
Me rastin e ditës së madhe të shkronjave shqipe, Ditës së Alfabetit Shqip, Lëvizja BESA uron që kjo festë të jetë një mundësi më shumë që ne të reflektojmë për rëndësinë që ka shkrimi shqip, fjala shqipe dhe kultura shqiptare në Maqedoni. “Me këtë rast nuk mund të mos e shprehim keqardhjen se këto shkronja të gjuhës sonë të bukur edhe sivjet nuk e gjetën mirënjohjen e duhur në Maqedoni, edhe sivjet shqipja nuk u bë gjuhë e dytë zyrtare dhe kjo vetëm për fajin e politikanëve shqiptarë që ndër vite e pamundësuan zyrtarizmin e gjuhës shqipe në vend. Megjithatë…
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai gjatë takimit me Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi që realizoi në Madrid, arritën marrveshjen që Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) do të përkrahë Maqedoninë në zhvillimin e ekonomisë, duke vënë theks të veçantë tek zhvillimi i turizmit në vend. Bekteshi me këtë rast e ka njoftuar Rifain për prioritet e Qeverisë së re të Maqedonisë e cila ka për synim zhvillimin ekonomik. Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit Taleb Rifai gjithashtu ka premtuar se organizata e tij do të ndihmojë Maqedoninë në realizimin e përcaktimeve të saja në…
Ministri bullgar i transportit, Ivajllo Moskovski sot deklaroi se roamingu me Maqedoninë do të shlyhet për disa muaj. Qeveria e Bullgarisë pritet ta miratojë memorandumin për mirëkuptim mes Ministrisë për transport, teknologji informatike dhe komunikim të Bullgarisë dhe Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë të Republikës së Maqedonisë për uljen e tarifave ndërkombëtare të roamingut për shërbime të telekomunikacionit
Ligji i gjuhëve do të jetë nesër në lexim të dytë pranë Komisionit për Çështje Evropiane çfarëdo që të ndodhë. Dy partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se është një proces i cili do të ndodhë në mënyrë dinamike dhe njëjtë sikurse është paraparë, në agjendën e Kuvendit të Maqedonisë. Nga ana tjetër nga BDI thonë se miratimi i këtij ligji është për të mirën shoqërore, sipas tyre me këtë ligj do të përfitojnë të gjitha bashkësitë etnike dhe secila prej tyre do ta ketë statusin e merituar në shoqërinë e vendit tonë. As…
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të Artan Grubi, Nikolla Poposki dhe Fadil Zendeli, dje dhe sot morën pjesë në Konferencën kushtuar në implementimin e vendit nga Ballkani Perëndimor ndaj Bashkimit Evropian në Parlamentin Evropian në Bruksel. Në Konferencë theks të posaçëm ishte vendosur në interesimin e fortë të Bashkimit Evropian ndaj stabilizimit të rasteve të kontinentit evropian, me çka ishte potencuar se stabilizimi i tillë nuk do të arrihet derisa vendet nga Ballkani Perëndimor nuk bëhen pjesë e Unionit. Nga ana e deputetëve në Parlamentin Evropian ishte dërguar porosi e fortë se zgjerimi i Unionit do…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Serbi, sot realizoi takim edhe me ambasadorët jorezidentë që e mbulojnë Maqedoninë nga Beogradi, para të cilëve e prezantoi implementimin e proceseve reformuese nga Plani 3-6-9, ndërkaq informoi edhe për prioritetet nga këto projekte prej të cilave pritet dinamikë e re e aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë. Ambasadorët e Australisë, Finlandës, Kanadasë, Danimarkës, Portugalisë, Meksikës dhe Angolës, si dhe zëvendësambasadorët e Norvegjisë, Bjellorusisë, u njoftuan për nismat e Maqedonisë për ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në atë kontekst kryeministri Zaev i transmetoi përvojat pozitive nga…
Kur bëhet fjalë për gjyqësinë, nuk mund të pritet që reformat të bëhen për një kohë shumë të shkurtër. Shteti i zënë rob për aq vite ka qenë në një gjendje të tillë që tani edhe po të dojë të bëjë diçka të menjëhershme, është e pamundur. Mund të them se ka vullnet të madh dhe entuziazëm për punë nga të gjitha palët dhe se reformat do të bëhen në një proces pak më të gjatë, posaçërisht në pjesën e asaj që do të thotë Këshill gjyqësor, përgjegjësitë dhe kompetencat e tij dhe tërë ajo që do të çonte drejt…
Në Komisionin parlamentar për çështje evropiane janë dorëzuar 90 amendamente për Propozim-ligjin për përdorim të gjuhëve. VMRO-DPMNE ka dorëzuar 84, LSDM 4, Lëvizja Besa 2, kurse BDI nuk ka propozuar amendamente, LSDM ka propozuar një amendament me të cilin gjuha serbe, turke, boshnjake dhe vllehe do të barazohen me nivelin e gjuhës shqipe. Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së, duke përmendur gjuhët e bashkësive etnike që figurojnë në kushtetutë, te neni ku përmendet gjuha shqipe, do të mundësohet realizim i disa të drejtave edhe për ta. Poashtu LSDM do të kërkojë me amendament që të ulen dënimet nga 5.000…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë do të mund t’i drejtoj seancat edhe në gjuhën shqipe ndërsa ministrat do të mund të flasin shqip edhe në seanca qeveritare. Gjuha shqipe do të përdoret në të folur dhe me shkrim paralelisht me maqedonishten në funksionimin e përgjithshëm të Qeverisë. Këto janë risitë kryesore me propozim- ligjin për përdorimin e gjuhëve, që kanë të bëjnë me politikanët. Sa i përket qytetarëve, sipas ndryshimeve, krahas maqedonishtes, shqipja do të përdoret në institucionet në nivel qendror, si në- posta, fondin e shëndetësisë dhe komisione të ndryshme. Kjo e drejtë garantohet edhe në departamentet rajonale të…
Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM), në prag të ndryshimeve të paralajmëruara të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, sot kumtoi se fuqishëm mbetet në qëndrimin se nevojitet të eliminohet çfarëdo ndikimi i shtetit mbi procesin e vetë rregullimit në media. Në kumtesën e KEMM-së thuhet se funksionimi efikas i vetë rregullimit në media përjashton çfarëdo lloji të vendosjes së standardeve gazetareske mediatike në kornizë ligjore dhe vendosje të sanksioneve ndaj mediave për mosrespektimin e tyre. “Kur bëhet fjalë për raportim etik dhe profesional, asnjë qeveri dhe parti politike nuk duhet të vendosin në emër të mediave.…