Meqë nesër në Strumicë pritet të mbahet seanca e përbashkët qeveritare Maqedoni-Bullgari, siç edhe u paralajmërua, ndër memorandumet që priten të nënshkruhen nesër është edhe ajo e sferës së telekomunikacionit ku parashihet ulje e tarifave të roamingut, njofton Portalb,mk. Qeveria e Maqedonisë dhe e Bullgarisë kanë arritur memorandum për mirëkuptim ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Teknologjisë Informatike dhe të Komunikacionit të Bullgarisë dhe Ministritë për Shoqëri Informatike dhe Administratë të Maqedonisë. Me memorandumin parashihet që të kemi çmime më të ulëta të roamingut të shtetasve të Maqedonisë dhe Bullgarisë kur do të vizitojnë njërin nga shtetet nënshkruese. Për momentin, vlera e…
Author: Semi
Dy biseda të përgjuara, prej të cilave njëra e papublikuar, do të mund të përdoren si dëshmi në procedurën gjyqësore për lëndën “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale Publike, vendosi sot Gjykata e Apelit – Shkup. Në njërën nga regjistrimet që publikisht ishte publikuar dëgjohet biseda mes ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe liderit të PDSH-së Menduh Thaçi në të cilën ata dakordohen për votim lidhur me ankesat e parashtruara për zgjedhjet në KSHZ. Në “Titanik 2” janë të akuzuar Mijallkov, Thaçi, ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski, anëtari aktual i KSHZ-së, Sasho Sërcev, si…
Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe zëvendëskryetari i Qytetit të Shkupit Enver Maliqi dërguan mesazh urimi me rastin e 22 Nëntorit – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. “Duke e kultivuar shumëllojshmërinë kulturore, vlerësojmë gjuhën si shenjë përkatësie të një komuniteti. Standardizimi dhe unifikimi i alfabetit janë procese mbi të cilat krijohen identitetet kulturore të popujve, ndërsa fillimet kulturore janë udhëzues për një popull, thuhet në urimin. Më 22 nëntor të vitit 1908 në Kongresin e Manastirit është unifikuar alfabeti i gjuhës shqipe. “Sot, 22 Nëntorin e festojmë si ditën e alfabetit bashkëkohor të gjuhës shqipe. Kjo është…
Me këtë autobus është promovuar projekti “Veruvame vo tebe, vllozhuvame vo tebe”, i cili do të përkrahet me 37 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Projekti është promovuar nga zyra e BE-së në Shkup në bashkëpunim me Sektorin për çështje euroatlantike që udhëhiqet nga veprimtari dhe patrioti i shquar, Bujar Osmani. Në kuadër të kësaj fryme patriotike, siç po e shihni autobusi është “stolisur” vetëm me porosi në gjuhën maqedonase dhe me alfabet cirilik. Në ndërkohë jemi duke pritur deklaratë edhe nga zyra e BE-së në Shkup. Nga Bujar Osmani dhe nga Sekretariati për çështje euroatlantike, që ai e udhëheqë, nuk…
Gjykata e Apelit vendosi që dy “bombat”, prej të cilave njëra është publikuar, të jenë dëshmi në lëndën “Titanik 2”. Në këtë rast të akuzuar janë Menduh Thaçi dhe Sasho Mijallkov, ish-anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski, si dhe pesë gjykatësit administrativ: Biljana Nikodinovska, Lidija Ivanovska, Bllagorodna Arangjellova, Gazmend Fejzuli dhe Aneta Xhigerova, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjykata e Apelit javën e ardhshme do të vendos për “bombat” në lëndët “Titanik” dhe “Tortura”.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në suaza të vizitës zyrtare në Kroaci u takua me presidenten kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq. Nga Ministria e Mbrojtjes kumtuan se në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve dhe mbështetja nga ana e Kroacisë për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. “Kemi forca, kemi shumë miq, kemi mbështetje të sinqertë dhe pa rezervë nga Kroacia në rrugën tuaj euroatlantike”, ka deklaruar Grabar – Kitaroviq në takimin. Ministrja Shekerinska i ka theksuar prioritetet e Qeverisë dhe reformat aktuale politike, shoqërore, dhe të mbrojtjes në Republikën e Maqedonisë. “Ne nuk…
Ish-kryeministri i Maqedonisë, lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka 35 llogari bankare kurse ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Vlladimir Peshevski ka 27 llogari bankare. Kështu tregojnë të dhënat e reja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.mk. Këto të dhëna PSP i ka përdorur në aktakuzën e parashtruar për arrestim të Gruevskit dhe Peshevskit në rastin “Titanik” dhe “Traektorja”. “I akuzuari N.G. posedon mjete në formë parash në llogari bankare në gjashtë banka të Maqedonisë ku në 10 llogari bankare në formë denarësh ka 9,934,875.00 dhe 15 llogari të tjera me deviza në banka të ndryshme”, thuhet në aktakuzën e rastit “Titanik” ku i akuzuar është Nikolla Gruevski. Në…
Dikush akuzon tjerët, dikush lavdëron veten, sponsorët dhe popullin, e tjetri heshtë mençur sepse në fund të fundit nuk di as çka me thanë njeri kur mbetet në mes, as humbës as fitues. E portalet, qysh i shanë ëmbël kryeministri Rama, u kënaqën, se po ka sa të duash tema pikante. Klikueshmëria, është në maksimum. Sidomos tash, kur po kërkohet rinumërimi. Jo se ka ndonjë arsye konkrete, të prekshme, për rinumërim, por diqysh strategët e fushatave nuk po munden me u pajtua, qysh prapë me fitua i njëjti, edhe pse të gjithë u patën rreshtua kundër, sidomos në balotazh FADIL…
Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë nesër në Shtëpinë e ARM-së në Strumicë do ta mbajnë seancën e parë ndërqeveritare. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, pritet që seanca me të cilët duhet të takohen dy kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov të nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume dhe të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp. Tani për tani nuk kumtohen detajet për përbërjen e ekipeve të cilat do t’i kryesojnë kryeministrat e dy vendeve. Pritet që në fokus të bisedimeve të jetë avancimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, si dhe tema tjera në interes të…
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koco Angjushev pret që për disa javë ministritë e ekonomisë dhe të financave t’i harmonizojnë qëndrimet rreth uljes së doganës për import të baterive litium-jon të destinuara për automjetet elektrike dhe masa të hyjë në fuqi. Reduktimi i doganës, siç tha ai, është në kërkesën e një kompanie polake, e cila ka për qëllim që në vend të prodhojë autobusë dhe motoçikleta elektrike. “Është e nevojshme që ministritë të harmonizohen nëse masa do të zbatohet vetëm për eksportin, gjegjësisht nëse vlen vetëm për prodhimin e destinuar për eksport”, tha Angjushev, dhe shtoi se masa ishte dizajnuar…
Cikli i shtatë i Anketës globale filloi të zbatohet onlajn, ndërsa të dhënat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për planifikim të mëtejshëm të politikave për droga dhe vendosjen e tyre në praktikë, kumtuan nga Shoqata e HOPS-it – Opsione për jetë të shëndoshë. Anketa është e disponueshme në shumë gjuhë. Nga Shoqata u bëjnë thirrje qytetarëve të moshës prej mbi 16 ta plotësojnë anketën të të merren të dhëna për përdorim të drogës në Maqedoni. Anketa, e cila është anonime dhe diskrete është e garantuar, zbatohet çdo vit me qëllim që të përfshihet tërë bota. Deri te anketa mund të qaset…
Ish i burgosuri politik, Shpëtim Pollozhani, Maqedoninë e ka krahasur me ISIS-in. Postimi i tij i plotë: AS ISIS NUK DO T’I DENONTE ME EGERSISHT Radovan Karaxhiq, Kryetar i Republikes Srpska, nga Tribunali i Hages u denua me 40 vjet burg. Miço Stanishiq, Minister i Luftes i Republikes Serpska u denua me 22 vjet burg, ky ishte krau djathte i raxhiq. Drazhen Erdemoviç, i cili pranoi se ka marre pjese ne vrasjen e 30 muslimaneve; u denua me pese vjet burg. Nikolla Shainoviç, kryetar i Qeverise se Jugosllavise ne kohen e Milloshevicit u denua me 22 vjet burg. Goran Haxhiq,…