Author: Semi

Komisioni Evropian përmes ambasadës së Maqedonisë në Bruksel ka kërkuar nga Qeveria e re realizimin e reformave urgjente nga plani “3-6-9”. Në dokumentin, të cilin e siguroi Alsat M, u.d ambasadori në Bruksel, Vlatko Stankovski thuhet se Komisioni mban qëndrimin se Qeveria e Zoran Zaev, shumë mund harxhon në marrëdhëniet me opinionin në vend që të fokusohet tek reformat. Ata presin rezultate nga reformat deri në mes të janarit të vitit të ardhshëm. KE paralajmëron Qeverinë se negativisht do të ndikoj ndaj vendit nëse bëhen ndryshime në ligjet që kanë të bëjnë me mediat, sferë që nuk është prioritare për…

Lexo më Shumë

Ilir Hasani është emri I cili përflitet më shumë për postin e ministrit të Shëndetësisë nëse këtë dikaster arrin ta marrë Bashkimi Demokratik për Integrim. Kjo u konstatua pasiqë mjeku Hasani ditën e djeshme kishte takim të stërzgjatur me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Pas takimit, Ahmeti i ka dhënë mbështetje mjekut për postin në fjalë. Këtë lajm e bëjnë të ditur burime brenda BDI-së. Kujtojmë, Ilir Hasani është mjeku i cili kuroj liderin e ASH-së pas sulmit që I njejti përjetoi në natën e 27 prillit.

Lexo më Shumë

“Ligji është shumë i detajuar deri aty që të përcaktohet se cili program do të emitohet. Me këtë kufizohet liria e të shprehurit dhe më shumë, do të vendoset censurë dhe autocensurë në media”, tha Katerina Kollozova nga Instituti për shkenca shoqërore dhe humanitare në Shkup në prezantimin e sotëm të raportit të tyre “Vlerësimi i efekteve të rregullativës ekzistuese për shërbimet audio dhe audiovizuale ndaj lirisë redaktuese”. Në pres konferencën në të cilën mori pjesë edhe Naser Selmani, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Kollozova tha se dispozitat e ligjit për shërbimet audio dhe audiovizuele të mediave janë…

Lexo më Shumë

Paga mesatare neto e paguar mujore në shtator arrin 23.229 denarë dhe është më e madhe për 4,7 për qind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar. Enti Shtetëror i Statitikës sot publikoi se rritja ka të bëjë para së gjithash me rritjen e pagës në sektorët Art, argëtim dhe rekreim, Industrinë e përpunimit dhe në Minierë dhe nxjerrjen e gurëve. Në krahasim me gushtin e këtij viti, është vërejtur rritje e pagës në sektorët Art, argëtim dhe rekreim, Veprimtari të tjera të shërbimit dhe Bujqësi, pylltari dhe peshkim. Rritja prej 4,6 për qind në krahasim me shtatorin e vitit…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë dhe e Bullgarisë e miratuan memorandumin për mirëkuptim mes Ministrisë së Transportit, Teknologjisë Informatike dhe Komunikimeve të Bullgarisë dhe Ministrisë së Maqedonisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë për ulje të tarifave për roaming për shërbime telekomunikuese. Memorandumi do të nënshkruhet nesër gjatë seancës së përbashkët të Qeverive të Maqedonisë dhe të Bullgarisë që duhet të mbahet në Strumicë. Me të ministritë detyrohet t’i nxisin operatorët celularë që të lidhin marrëveshje të ndërsjella të cilat do të sjellin deri në ulje të përhershme të çmimeve të roaming shërbimeve për shfrytëzuesit përfundimtare. Momentalisht ato janë ndër çmimet më të…

Lexo më Shumë

Seanca konstituive e Kuvendit të përgjithshëm të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikë së Maqedonisë – BNJVL do të mbahet më 29 nëntor të vitit 2017 në hotelin “Aleksandar Pallas”, me fillim në orën 12. Kuvendi i përgjithshëm është trupi më i lartë i Bashkësisë dhe zgjedh anëtarë të Këshillit Drejtues, i cili do të mbajë seancë të shkurtër në të cilën do të zgjidhet kryetari i Këshillit Drejtues, i cili njëherit është edhe kryetar i BNJVL-së. Kuvendin e përgjithshëm i BNJVL-së e përbëjnë gjithsej 90 delegatë, ndërsa secili delegat ka të drejtë të një vote. Kryetarët e…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dërgoi urime deri te të gjithë shqiptarët e Republikës së Maqedonisë. Me shënimin e kësaj feste, thekson Ivanov, ne i konfirmojmë angazhimet tona për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët, më të mirë dhe më të ndritshme. “Dita e sotme, 22 Nëntori, lidhet me Kongresin e Manastirit të mbajtur në vitin 1908 në të cilin intelektualët shqiptarë nga Ballkani e unifikuan alfabetin shqip. Themelimi i alfabetit është një prej arritjeve dhe shënimeve të identifikimit nacional të një populli.…

Lexo më Shumë

Alfabetit Shqip, nuk mund të mos e vë re edhe gjendjen e gjuhës shqipe në Maqedoni dhe trajtimin e saj në këtë shtet. Përveç problemeve me zyrtarizmin e saj, edhe tekstet shkollore shqipe vazhdojnë ende të lëngojnë me shqipe bastarde dhe përmbajtje ofenduese për shqiptarët, ndërsa abetarja kombëtare vazhdoi të mbetet vetëm një slogan parazgjedhor i politikanëve të pandërgjegjshëm dhe të paskrupullt. Sidoqoftë, duke u përkulur para veprës së madhe të rilindësve, që me vetëmohim ia dolën ta prodhojnë indin lidhor të kombit tonë – alfabetin e njësuar – uroj nga zemra: Urime 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit Shqip.

Lexo më Shumë

Shkruan: Shqipe Palloshi Zumberi Nuk jam shtangur ndonjëherë nga leximi i një lajmi sikur u shtanga mbrëmë. Nuk më ka ndodhur të më dridhen këmbët duke lexuar. Të më vijë të vjell e të mos mund t’i hap sytë për një kohë të gjatë. Një fëmijë 11 vjeçar, refugjat nga Afganistani, kishte kryer vetëvrasje në një kamp në Austri. Një ditë pas kësaj, kishte humbur jetën në spital. Djaloshi po qëndronte në kamp refugjatësh me gjashtë vëllezërit e motrat. Së bashku me vëllain e tij 23 vjeçar, i kishte rënë barra e kujdesjes për vëllezërit e motrat më të vogla.…

Lexo më Shumë

Komisioni parlamentar për Çështje Evropiane ka anuluar seancën e paralajmëruar për sot për  projekt – ligjin për gjuhët, që parasheh avancimin e gjuhë shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në FYROM. Vendimi u bë i ditur nga ana e kryetarit të këtij komisioni, deputeti i BDI (Bashkimit Demokratik për Integrim), Artan Grubi,  i cili theksoi se ka çështje më urgjente që duhet të mbyllen në Kuvend. “Kam vlerësuar se gjatë kësaj jave ka çështje më të rëndësishme që kanë të bëjnë me reformat, por kjo nuk ka të bëjë me deklaratën e eurokomisarit Johannes Hahn se Qeveria duhet të fokusohet në reformat…

Lexo më Shumë

Agjencia për punësim në Kumanovë ka publikuar thirrje për trajnim gratis të vozitësve të C, D dhe C+E. Mund të paraqiten ekskluzivisht të papunë, ndërkaq trajnimet do të zhvillohen nga ekspertë të licencuar. Të interesuarit mund të aplikojnë deri nesër, 23.11.2017, në Qendrën për punësim Kumanovë.

Lexo më Shumë

Ambasadori francez në Shkup, Kristian Timonie ka realizuar një vizitë në redaksinë e Gazetës Lajm në Shkup. Ai është pritur nga drejtori Fejzi Hajdari dhe nga drejtori i informacionit Isen Saliu. Ambasadori Timonie, si mik i madh dhe përkrahës i gazetarisë së shkruar, u interesua lidhur me sfidat me të cilat përballet liria e shprehjes sot në Maqedoni, me theks të veçantë me sfidat me të cilat përballet Gazeta Lajm. Me këtë rast, ambasadorin Timonie e njoftuam për presionet e lloj-llojshme që i bëhen gazetës sonë, duke e njoftuar edhe për paditë kundër Gazetës Lajm nga kryetari i BDI-së, ALi…

Lexo më Shumë