Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 22 nëntorit, Kongresit të Manastirit dhe Ditës së Alfabetit Shqip, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe figura të shquara të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, vizituan Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir dhe ekspozitën me portretet e kongresmenëve të cilët miratuan vendimin e pranimit të alfabetit shqip, raportonAnadolu Agency (AA). Të pranishëm në manifestimin e mbajtur në Manastir, ndër shumë mysafirë të ardhur nga rajoni dhe më gjerë, ishin edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, ministri i Kulturës i Maqedonisë, Robert Allagjozovski, kreu i Bashkimit Demokratik për Ingegrim (BDI), Ali…
Author: Semi
Ish kryeministri i Maqedonisë dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski sot disa orë qëndroi në hapësirat e Prokurorisë speciale publike në Shkup, ku u ftua në cilësi të dëshmitarit në procedurë të re parahetimore, informoi prokurorja speciale, Katica Janeva. Pas bisedës informative, Janeva tha se bëhet fjalë për lëndë të sapo hapur për hetim financiar për përqindje të marrë për energji elektrike, që është hapur pas ekspertizës së kryer të dy bisedave telefonike, që në vazhdimësi kryhen nga një person. Procedura parahetimore, në të cilën Gruevski është ftuar si dëshmitar, sipas Janevës, ka ngjashmëri me hetimet financiare që veçmë kryhen…
VMRO-DPMNE-ja kërkon lirimin e kryetarit të Pustecit Edmon Temellko nga paraburgimi. Opozita kërkesën e bazon në gjendjen shëndetësore të Temellkos dhe akuzat për montim të rastit që sipas tyre është skenar i LSDM-së dhe PSP-së. Temellko i cili akuzohet për keqpërdorime zgjedhore në vitin 2013, më 26 shtator u dorëzua në polici pas flet-arrestit ndërkombëtarët nga PSP si i dyshuar në lëndën “Titanik” të Speciales. Temellko ishte temë diskutimi edhe në takimin mes Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe Presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov ditë më parë. Ata kërkuan që Temellko të trajtohet në kushte humane dhe t’i mundësohet tretman…
Ligj për infermieret dhe Odë të punonjësve shëndetësorë me arsim të mesëm dhe të lartë, kërkojnë nga Shoqata e infermiereve, infermiereve të stomatologjisë, teknikëve dhe mamive “Për ne” dhe Unioni i shoqatave, të cilët sot mbajnë takim pune. Koordinuesi i Shoqatës dhe Unionit, Gordanka Beshliovska para takimit deklaroi se qëllimi i shoqërimit të tyre në Union është që të bashkohen, ta kthejnë dinjitetin e profesionit dhe shfaqi shpresë se me një unitet të tillë do të kenë sukses në përpjekjet për formimin e Odës. “Gjithkund në botë, infermieret janë të bashkuara në oda. ndërsa vetëm ne mbesim në një nivel…
Shfuqizohen dënimet ligjore për rregullim të profesionit pas propozimit të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonsië (ShGM). Vendimi për fshirje të ndryshimeve në nenin 61 gjatë debatit të djeshëm publik u përshëndet edhe nga kryetari i ShGM-së, Nase Selmani, i cili publikisht theksoi se është i kënaqur që është pranuar vërejtja e tij. Për këtë shkak, befason deklarata e tij e sotme ku ai sërish e akuzon Qeverinë se me ndryshimet në Ligjin për SHMAA mundohet të kontrollojë mediat, thonë nga Qeveria. Versioni i fundit i Ligjit për Shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale që do të hyjë në procedurë kuvendore, do…
Përdorimin e emrit kushtetues të vendit tonë nga prefekti i Selanikut gjatë vizitës në Shkup akoma e mbron opinioni grek. Një deputet i partisë opozitare Demokracia e Re, dërgoi pyetje të deputetit deri te shefi i diplomacisë greke, me çka Janis Butaris doli me kumtesë. Deputeti Stavros Kalafatis i referohet deklaratës së prefektit të Selanikut se para udhëtimit te ne, ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe e pyet Koxiasin për cilat tema dhe për çfarë pajtueshmërie bëhet fjalë. “Nëse do të kishte pajtueshmëri, dhe nëse kishte për çka ishte, mes prefektit të Selanikut dhe ministrit…
– Në Ditën e Alfabetit Shqip, ditën e njësimit të gjuhës shqipe, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup (ITSHKSH) në bashkëpunim me Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Qeverinë e Maqedonisë kujtuan veteranët e arsimit, të gjithë ata që ndër dekada kanë qenë sy e dritë në rrugëtimin e jetës. Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se takimi i sotëm është me një simbolikë të madhe, pasi organizohet në godinën e qeverisë, e cila në të kaluarën ka qenë famëkeqe, meqë në të janë hartuar plane dhe strategji kundër…
Shtet të robëruar, gjykatës që frikohen dhe PSP që shantazhon tashmë është bërë refren në retorikën e Nikolla Gruevskit. Kjo bindje e tij edhe më tepër na bind se çfarë ishte qeverisja e tij. Tani ai pretendon se çdo qeverisje e radhës do të jetë si e tij. Qeveria Zaev tani ka dëshmuar se është ndryshe nga ajo e Gruevskit. Gruevski le ti lejë anash akuzat e pabaza dhe të përgjigjet para gjyqësorit për të bëmat. Kështu është shprehur për mediat maqedone Hadi Osmani i LSDM-së. Ish kryeministri i është “kërcënuar” qeverisë aktuale se do të përgjigjen për çdo padrejtësi…
Prokurorja speciale publike, Katica Janeva pret dënime më të ashpra për ish-drejtorin e DZK Sasho Mijallokov dhe ish-shefin e Drejtorisë së pestë Goran Grujovski, të cilët akuzohen në lëndën “Target-Fortesa”. Ajo sot u përgjigj në pyetjen e gazetarëve lidhur me aktvendimin e parë për të akuzuar në këtë rast, tha se aktvendimi është marrë në bazë të pranimit dhe se pret dënime më të larta për Mijallkovin dhe Grujevskin. “Në rastin ‘Target – Fortesa” është marrë aktvendimi në bazë të pranimit. Ky është aktvendim fuqiplotë dhe një person është gjykuar për vepër penale “dhënie të ndihmës kryerësit”. Ky nuk është…
Bogdan Ilievski – Batman në një deklaratë për Makfaks tha se nuk do të mbështesë protestat e sotme të “Tvrdokorni”, pasi nuk pajtohet me disa elemente në organizimin e protestave, edhe pse qëndrimi i tij është kategorikisht kundër, për siç thotë, ligjin jokushtetues të gjuhës shqipe. “Sot përsëri kemi protesta me parulla në të cilat ka disa elemente me të cilat unë personalisht nuk pajtohem dhe për këtë arsye nuk do t’i mbështes, edhe pse jam kundër ligjit jokushtetuese për dygjuhësi, ndërsa maksimalisht mbështes të drejtën për protestë demokratike”, tha Ilievski. Në pyetjen se pse protestat organizohen para shtabit të…
I mituri, 16 vjeçar nga Shkupi është poshtëruar nga ana e njësitit, “Alfa”, duke e zhveshur lakuriq në vend publik me arsyetimin se po e kontrollonin për posedim të lëndëve narkotike. Në fund të kontrollit policia nuk gjeti asgje në trupin e djaloshit. Ky veprim jo human i njësisë “ Alfa” ka ndodhur në vitin 2016 dhe ka hyrë në raportin e Avokatit të popullit si rast eklatant i brutaliteti policor. Prindi i të miturit rastin e ka denoncuar në Kontrollin e brendshëm të policsë për sjelljen johumane dhe degraduese të pjesëtarëve të ALFA-ve ndaj djalit të tij, por ankesa…
Maqedonia në masë të madhe e përmirësoi procesin për fillim të biznesit në vitet e ardhshme, por edhe krahas asaj, 55 përqind e investuesve nga diaspora kanë pasur probleme gjatë hapjes së kompanive, tregoi hulumtimi i zbatuar mes investuesve nga diaspora i publikuar në botimin e parë të buletinit hulumtues “2025 Vizion” i organizatës “Maqdonia 2025″. “Ligje të ndërlikuara, korrupsion, administratë qeveritare, mungesë e ekspertizave praktike tek studentët e diplomuar dhe biznes kultura jo e mjaftueshme, sipas hulumtimit, janë problemet kryesore me të cilat përballen investuesit nga diaspora në udhëheqjen e bizneseve në Maqedoni”, njofton AIM. Megjithatë edhe krahas vështirësive,…