Author: Semi

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka propozuar 1560 prova kundër afaristit Sead Koçan dhe të akuzuarve tjerë në lëndën “Trust”. Mes tyre ka edhe tre biseda telefonike. Dy të cilat nuk janë publikuar jamë mes ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Kiril Bozhinovski dhe ish-drejtorit të ELEM, Vllatko Çinkovski, ndërsa e treta e cila është publikuar është mes ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Vllatko Çinkovskit. Në prova PSP ka dorëzuar edhe faktura, marrëveshje, pagesa dhe evidencë kontabiliteti. Gjykatësja në seancën e sotme refuzoi propozimin e mbrojtjes që tre “bombat” të mos përdoren si dëshmi dhe pranoi propozimin që CD nga llogaritë bankare të…

Lexo më Shumë

Më 28 Nëntor 2017 Shkupi të jetë Kryeqendra e Përpjekjes për Shqipëri Etnike. Kjo është kërkesa e Hyzri Salihut, Koordinator i FBKSH së Shqipëri Etnike –Mërgatë. Njëkohësisht FKBSH kërkon drejtësi për Grupin e Kumanovës, duke paralajmëruar se në të kundërtën do të merr “në vetëmbrojtje” pjesëtarët e këtij grupi. Ja deklarata e plotë e FKBSH-së: Kryesia e Frontit të Bashkimit Kombëtar Shqipëtarë (FBKSH) me rigorozitet ndaj idealit kombëtar, në koherencë me ngjarjen aktuale “Kumanova”, në shërbim të çështjes kombëtare dhe mbrojtjes së të drejtave të shqipëtarëve në ish-Maqedoni, pasi u mblodh me urgjencë të jashtëzakonshme vendosi unanimisht të dalë përpara opinionit…

Lexo më Shumë

Bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe në luftën kundër krimit serioz dhe të organizuar, posaçërisht kur krimi i tillë posedon elemente të aktiviteteve ndërkufitare, ishin tema të bisedave në takimin e sotëm të punës në Strumicë mes ministrave të punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Oliver Spasovski dhe Valentin Radev, para fillimit të seancës së përbashkët të qeverive të të dy vendeve. Në takimin, informojnë nga MPB-ja, u potencua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes dy ministrive, ndërsa janë shqyrtuar edhe mundësitë për intensifikimin shtesë të bashkëpunimit. Ministrat Spasovski dhe Radev e potencuan rëndësinë për intensifikimin e aktiviteteve rreth hapjes…

Lexo më Shumë

Liderët dhe ministrat e Transportit të shteteve të Ballkanit Perëndimor me 6 dhe 7 dhjetor do të takohen me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe të Bankës Evropiane të Investimeve ku do të bisedojnë për financimin e ndërtimit e lidhjes hekurudhore mes Maqedonisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë në Korridor, njofton Portalb.mk. Kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev pas takimit të përbashkët të qeverive të të dy shteteve në Strumicë porositën se Korridori 8 do të jetë prioritet për realizim sepse do të ofrojë shumë mundësi për bashkëpunim dhe përshpejtim të protokollit të mallrave dhe udhëtimeve. “Kjo është një nga…

Lexo më Shumë

Zona rrugore prej te rrethrrotullimi në afërsi të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku” deri te udhëkryqi i rrugës “Kemal Sejfulla” në komunën e Çairit do të jetë e mbyllur për komunikacion për shkak të zhvillimit të punimeve për asfaltimin e rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase”. Në këtë zonë, siç njoftojnë nga Komuna e Çairit, do të zbatohet regjim i ndryshuar i komunikacionit deri në përfundimin e punimeve. Gjithashtu, të mbyllura do të jenë hyrjet për në rrugët “Dizhonska” , “Goce Stojçevski”, “Resenska” dhe “Pavle Iliç” nga ana e rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase”.

Lexo më Shumë

Rritja e nivelit të implementimit të Strategjisë për Romët 2014-2020 dhe Planet aksionale nacionale për vendosje, punësim, shëndetësi, arsim dhe forcimin e pozitës së gruas rome, është tema e Takimit të tetë të punës për inkluzion social të romëve në Maqedoni që u mbajt sot në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA). Në takim u adresua ministri pa resor përgjegjës për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë Samka Ibraimovski, i cili theksoi se interesi i institucioneve evropiane për përmirësimin e pozitës së romëve në Maqedoni është i madh dhe paraqet kusht për anëtarësimin në familjen…

Lexo më Shumë

“Korridori 8 është prioriteti ynë. Ai është me rëndësi jetësore për rajonin tonë”, deklaroi sot kryeministri bullgar, Bojko Borisov, në fillim të seancës së parë të përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë, që po mbahet në Strumicë. Delegacioni i lartë bullgar paradite, në manastirin Vodoça afër Strumicës e priti kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili e falënderoi të ftuarin e tij bullgar për vizitën, duke theksuar se ai për të fillimisht është mik, e pastaj kolegë. Kryeministri bullgar e falënderoi nikoqirin e tij për mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi se pa solidaritet evropian nuk ka as zhvillim ekonomik…

Lexo më Shumë

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska edhe një herë u deklarua sa i përket çerdheve dhe njoftoi se cilat çerdhe do duhet të punojnë edhe gjatë ndërrimit të dytë. Ajo potencoi se institucionet duhet të kuptojnë se janë në shërbim të qytetarëve, dhe duhet të përmbushin të gjitha nevojat e paraqitura, përcjell Almakos. “I thërras të gjithë çerdhet të cilët metëvërtetë kanë prindër të cilët kanë nevojë që çerdhja të punojë edhe gjatë ndërrimit të dytë e njëjta të miratohet dhe të kemi një numër të saktë. Atje ku ka nevojë ka edhe ndërrimin të dytë, atje ku…

Lexo më Shumë

Maqedonia dhe Bullgaria sot në në suaza të seancës së përbashkët qeveritare që u mbajt në Strumicë kanë nënshkruar dy marrëveshje për bashkëpunim në sferën e energjisë, shkruan Almakos. Me këto marrëveshje të nënshkruara parashihet se me fillimin e vitit 2018 të dy shtetet të krijojnë një treg të përbashkët  për ndarjen e kapaciteteve transmetuese energjetike në mes të operatorëve të energjisë elektrike të dy vendeve. Kjo çështje është rregulluar në marrëveshjen e nënshkruar nga Operatori i Sistemit Elektroenergjetik të Bullgarisë EAD dhe MEPSO nga Maqedonia. Operatori bullgar „Булгартрансгаз“ EAD dhe АД Македонски енергетски ресурси – MER sot kanë nënshkruar…

Lexo më Shumë

Dy persona janë arrestuar për shkak të vrasjes së B.R.(41) nga Gjevgjelia i cili mbrëmë rreth orës 7 është gjetur i vdekur me lëndime në kokë. Të dyshuar janë K.I. (31) për kryerje të vrasjes dhe R.K. (43) për ndihmë gjatë vrasjes. Sipas policisë, rasti për personin e vdekur është denoncuar nga një mjek i ndihmës së shpejtë, i cili ka konstatuar vdekjen me shenja të dhunës te personi B.R., i gjetur në shtëpinë e të akuzuarit të dytë R.K. Ekspertiza ka treguar se para dy ditësh në periudhën nga ora 21 deri në ora 22, në shtëpinë familjare të…

Lexo më Shumë

“Komuna Qendër po bën revizion komplet dhe kontrolle në disa objekte dhe përmendore nga projekti “Shkupi 2014”, para se gjithash “Nënë Tereza”, “Shtëpia e qytetit” së bashku me objektin që ndërtohet, urën “Syri”, ndërsa për “Andon Qoseto” kontrollohet nëse ka leje për ndërtim”, deklaroi sot kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogranoviq. Ai theksoi se kontrollet po bëhen në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Prokurorinë Speciale dhe Prokurorinë Themelore. Ai paralajmëroi edhe hapjen e procedurave për ndërtimet pa leje dhe zbatimin e rendit në urbanizëm.

Lexo më Shumë