Author: Semi

Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari ju ka dhuruar flamuj gjigand kuq e zi kryetarëve të bashkësive lokale për të cilën ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook Postimi i tij i plotë Sa herë që vjen 28 Nëntori, zyra e Kryetarit të komunës merr imazhin kuq e zi. Edhe këtë vit, si çdo vit që lejmë pas u dhuruan flamuj gjigand të cilët do të valojnë në shtizat e ngritura nëpër bashkësitë vendore. Nisma e Kryetarit të komunës Fatmir Dehari u cilësua si ndjenjë e veçantë nga të gjithë kryetarët e bashkësive lokale. Një nga një…

Lexo më Shumë

Fytyra dhe vepra e Nënë Terezës edhe sot ndihet dhe nderohet fuqishëm, jo vetëm te shqiptarët por edhe te të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Kur e kanë pyetur se çka duhet të bëhet që të ruhet paqja në botë, Nënë Tereza është përgjigjur, “Shkoni në shtëpi dhe duajeni familjen tuaj”. Le të jetë ky mendim i Nënë Terezës udhërrëfyes edhe sot, për shkak se është po ashtu aktual si në vitin e largët 1979, porositi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në fjalimin me rastin e zbulimit të përmendores së Nënës Terezë në Poreç të…

Lexo më Shumë

A duhet të bëjmë Ligj për Qeverinë dhe opozitën sa gënjeshtra thonë, sipas shembullit të propozimit të tyre që të kalohet në ligj etika e gazetarëve dhe dënimet për mediat të cilat nuk do t’i respektojnë standardet, thotë kryetari i ShGM-së, Naser Selmani, në debatin e “Makfaks”. Nga ShGM e përshëndesin vendimin e Qeverisë për pranimin e vërejtjeve dhe kritikave dhe të vendosë për shfuqizimin e nenit 61 nga propozim-ligji për mediat, por thonë se do të presin për të parë nëse ajo në të vërtetë do të zbatohet. Qëndrim të njejtë kanë edhe në Këshillin për etikë në media,…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë sot imami i xhamisë në Haraçinë, hafiz Rexhep Imeri. “Allahu e meshiroft hoxhen tim te dashur Hfz Rexhep Imeri, Imam i Xhamis rezistenca Haraçinë”, njoftoi një xhematli i kësaj xhamie. Falja e namazit të xhenazes dhe vorrimi u bë tek varrezat e Haraçinës pas ikindisë.

Lexo më Shumë

Aleanca për shqiptarët ka dorëzuar emrin e ri të ministrit të saj në qeveri në vend të Arben Taravarit. Ai është Vullnet Ferati nga Tetova njofton Alsat-M. Sipas Elmi Azirit nga Aleanca nuk do të ketë ndryshime të ministrisë që ata kanë udhëhequr me dy ministri të reja ashtu sikur spekulohej në media. Sipas portalit maqedonas NovaTv Sela dhe Zaev sot kanë patur bisedë telefonike ku Sela i është ankuar Zaevit se ky proces po zgjatet tepër. Pëndryshe Zoran Zaev mbrëmë në Manastir mori pjesë në manifestimin për Alfabetin shqip mirëpo aty mungonte Ziadin Sela. Emërimi i ministrit të ri…

Lexo më Shumë

BDI e Kumanovës me gjasë do të mbetet në opozitë, në pushtetin lokal. Kjo për arsye të mos përmbushjes së kërkesave që i kërkon grupi negociator i BDI-së nga ana e të parit të Komunës- Maksim Dimitrievski, shkruan gazeta Lajm. Sipas burimeve të gazetës, Maksim Dimitrievski e ka parasysh koalicionin parazgjedhor me BDI-në por i njëjti tani i ka duart e lira edhe nga Zoran Zaev për të vepruar si të dojë me partnerin parazgjedhor. Dimitrievski është i vendosur që hisen shqiptare ta ndajë në mes shqiptarëve të LSDM-së dhe BDI-së, ndërkaq këta të fundit insistojnë se hisja i takon…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve (MTL), Goran Sugarevski më deklaratë për televizionin Sitel, informoi se është përpunuar projekti për ndërtim të hekurudhës prej Kërçove deri në fshatin Linë të Shqipërisë. Hekurudha e re do të jetë gati deri në vitin 2030, edhe pse afatet paraprake të shtetit ishin se hekurudha do të jetë gati më së voni në vitin 2022. Përgatitja e dokumentacionit të projektit ka kushtuar 10 milion euro, njofton KOHA. Fakulteti i ndërtimtarisë pranë Universitetit “Kirili e Metodij” në Shkup, gjatë dy viteve të kaluara ka punuar në revizionin themelor të projektit për hekurudhën në gjatësi prej 62.5…

Lexo më Shumë

Gjykata e Kumanovës pas 15 viteve që kishte kryetar nga radhët e gjykatësve shqiptar, prej tani udhëhiqet nga gjykatësja Snezhana Manev, e cila nga Këshilli Gjyqësor Republikan u zgjodh për kryetare. Deri tani kryetar të kësaj gjykate kanë qenë gjykatës shqiptarë dhe se kjo pozitë mbahej tanimë e 15 vite. Gjykatësja Snezhana Manev ka qenë e dyta e ranguar në listën e kandidatëve, ku ishin disa gjykatës shqiptarë. Në krye të gjykatës së Kumanovës nga viti 2008 ka qenë Behxhet Elezi, ndërsa para tij kanë qenë edhe tre gjykatës të tjerë shqiptarë. Një garë interesante ishte edhe në Gjykatën e…

Lexo më Shumë

Prokuroria gjatë ditës së nesërme do ta kthejë në Gjykatë themelore lëndën e rastit “Monstra” për rigjykim, thonë familjarë të tyre. Me këtë, pritet që Gjykata të japë urdhër për lirim të katër të arrestuarëve q ende janë duke e vuajtur dënimin me burg të përjetshëm. Familjarët thonë se ata tani e tutje do të mbrohen në liri, shkruan kumanovasot. Katër nga të dënuarit për këtë rast, Halil Demiri, Haki Aizir, Fejzi Aziri, Sami Luta, po vuajnë dënimin në burgun e Shkupit, ndërsa dy të tjerë, Afrim Ismajloviq dhe Agim Ismajloviq po ashtu të dënuar me burg të përjetshëm ndodhen…

Lexo më Shumë

Komuna e Çairit ka filluar sot aksionet e para për rrënimin e objekteve pa leje në territorin e saj dhe lirimin e vendeve të uzurpuara pa të drejtë ligjore. Gjatë ditës së sotme është rrënuar objekti (mbindërtimi) pa leje nga inspektorati komunal i komunës së Çairit në rr. Krste Asenov (përballë xhamisë Abdulkadër Arnauti) dhe është liruar zona e uzurpuar pa leje në afërsi të kopshtit për fëmijë “Peter Pan”, njofton Medial.mk. Komuna e Çairit njofton opinionin se aksionet e këtilla do të vazhdojnë me qëllimin e vetëm sundimin e ligjit dhe rregullit për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Lexo më Shumë

Nuk ka asgjë më të rëndësishme nga ajo që të kuptohemi me njëri-tjetrin. Mos u ngarkoni me histori, jetoni jetën, porositi kryeministri bullgar Bojko Borisov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas seancën së sotme të përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ai theksoi se kemi histori mijëvjeçare dhe se  secili mund të kontestojë dhe të pohojë se është më i moshuar, por që historianët duhet të merren me këtë. Me Zaevin, siç tha, dëshirojnë të zgjidhin çështje praktike, transmeton MIA.  Historianët, theksoi, le të dëshmohen se kush, se si dhe nga se ka dalë. “Nëse bëjmë bisedë të tillë,…

Lexo më Shumë

Me rastin e përvjetorit të 23 të ekzistencës së Universitetit të Tetovës, rektorati ka vendosur që ti ndaj çmimin Doktor nderi filantropit dhe biznismenit të shquar shqiptar Lazim Destani. Jo vetëm kaq, për këtë tempull diturie në qytetin tonë z.Lazim Destani është një ndër personat më meritorë që nga koha e themelimit të tij, shkruan portali Bon Zo. Ceremonia e ndarjes së titullit do të jetë me datë 05.12.2017 në Rektoratin e UT-së. Është një nder dhe krenari që personat të cilët realisht kontribojnë në përparimin e shoqërisë dhe ecin me hapa të afirmuar drejt prosperimit të të njejtës nderohen…

Lexo më Shumë