Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski sot e akuzoi se kamionët e vëllaut të kryeministrit Zoran Zaev vozisin për REK Bitola, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas Mickoski ekzistojnë dyshime për krim. Ai thekson se krim ka edhe në strukturat më të larta të qeverisë dhe kërkon nga Prokuroria që të heton këtë ngjarje. Njeriu i parë i VMRO-DPMNE-së kërkon nga Prokuroria të heton për sa para, për cilën punë, nëpër çfarë procedura dhe në emër të cilës punë janë kryer vozitjet në kompanin e vëllaut të kryeministrit Zoran Zaev, Vice Zaev. Mickoski në fjalim theksoi edhe se kompania “CV Invest”, me afishet e…
Author: Semi
Komuna e Çairit ka vendosur dy tualete publike në parkun e Çairit pasi kohëve të fundit kishte shtuar numrin e koshave të mbeturinave. Nga komuna thonë se tualetet janë vendosur me kërkesë të qytetarëve të kësaj lagje, të cilët kohën e lirë e kalojnë në parkun e komunës. “Në atë lokacion, Komuna e Çairit ka vendosur dy tualete mobile, ndërsa po bëhen plane edhe për shtimin e numrit të tyre në lokacione tjera, varësisht prej nevojës”, njoftojnë nga Komuna. Pushuesit e parkut të Çairit thonë se nisma për pastrimin dhe mirëmbajtjen e parkut është pozitive dhe kërkojnë nga komuna të…
Sot është mbajtur seanca për dy gazetarët e “A1on” të sulmuar në vitin e kaluar gjatë protestave të “Për Maqedoni të përbashkët”. Gjykatësja Snezhana Bundalevska e lexoi aktakuzën për sulmin ndaj gazetarëve Aleksandar Todeski dhe kameramanin Vlladimir Zhellçeski, kurse i akuzuari Matija Kanikov u deklarua si i pafajshëm. Rasti ndodhi më 28 shkurt të vitit të kaluar. Gazetarët kanë refuzuar që të legjitimohen nga një grup protestuesish sepse nuk kanë qenë zyrtarë, prandaj edhe janë sulmuar. Vetëm i akuzuari mundej të identifikohet nga grupi që sulmoi gazetarët.
Nga Federata Kombëtare e Fermerëve kërkojnë nga shteti që urgjentisht të thirr Këshillin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Me patjetër duhet të gjendet zgjidhje për çmimin e blerjes së prodhimeve bujqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Këtë vit problemi më i madh është çmimi i ulët i lakrës pranverore, qumështit dhe mielli, ndërsa këtë vit çmim të ulët mund të kenë edhe specat. Bujqit kërkojnë para fillimit të korrurave të reja shteti t’u ndihmojë që të sigurojnë treg dhe çmime më të larta. Bujqit këkojnë nga Qeveria blerje të intervenuar të grurit dhe çmim të garantuar të blerjes për 12 denarë. “Ne…
Kryeministri, Zoran Zaev, i dënon akuzat e VMRO-DPMNE-së në lidhje me rastin “Monstra” dhe tha se opozita po luan ashpër dhe në mënyrë të pafytyrë. Ai përsëriti se të gjitha dëshmitë që i ka poseduar i ka dorëzuar, ndërkaq atë që e ka pasur ka qenë e mjaftueshme që hetimi të vazhdojë dhe rasti të zbardhet deri në fund, njofton Portalb.mk. “Nuk kam pasur qëllim as atëherë, dhe nuk kam qëllim as tani që ta luajë hetuesin. Nëse kam pasur di[ka minimum më të qartë për opinionin do ta publikoja. Ua tregova bisedat prindërve të fëmijëve të vrarë që t’ua…
Pas informatave të publikuara në disa media se kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, është rrahur nga bashkëpartiakët, përfaqësues të një fraksioni tjetër në BDI, Ganiu i ka demantuar të njëjtat. “Nuk është e saktë se më kanë sulmuar, nuk e di se pse i shpikin këto gjëra. Dje isha në koncertin e Inva Mulës, ndërkaq atje ka qenë edhe lideri Ali Ahmeti. Është publikuar se më paska rrahur grupi i Bekir Asanit, por kjo nuk është e vërtetë, mes nesh nuk ka mosmarrëveshje, të gjithë jemi pjesë e udhëheqësisë qendrore të BDI-së”, ka deklaruar Ganiu për “Fokus”. Ndryshe,…
Nga mesnata e sotme do të shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni. Eurosuper BS-95 do të kushtoj 70 denarë për litër, kurse Eurosuper BS-98 do të kushtoj 71,5 denarë për litër. Eurodiesel do të kushtoj 62 denarë për litër, kurse Vaji i lehtë për amvisëri do të kushtoj 50,5 denarë për litër. Edhe çmimi i mazutit rritet në 30,037 denarë për kilogram.
Kryeministri Zoran Zaev është pyetur nëse deklarata e dhënë mbrëmë për Radio Evropa e Lirë, lë hapësirë të mjaftueshme për mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës së bashku me ndryshimin e emrit. Ai ai u përgjigj se “jo” dhe sqaroi se nëse ka thënë ai ashtu, e ka thënë për shkak se Maqedonia sigurisht që do të duhet të hapë çështjen e Kushtetutës para hyrjes në BE, si çdo vend tjetër anëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni. Theksoi se në këtë aspekt në fund bëhet fjalë për vendim të institucioneve dhe nuk bëhet për vendim të Zaev dhe Dimitrov ose vendim i Tsipras…
Forcave të Kërkimit Shpëtimit të Republikës së Kosovës si dhe Qytetarëve të Hanit të Elezit dhe të Kaçanikut, sot ju janë bashkangjitur edhe Forcat Policore të Maqedonisë si dhe qytetarë të Maqedonisë. Ata po vazhdojnë në kërkimin e dy policëve të humbur që nga nata e 28 Prillit. Ky është shkrimi i plotë i Zëvendës ministrit të policisë së Maqedonisë, Agim Nuhiu.
Përmes një letre publike, Këshilli nismëtar për ndryshimin e kryetarit të organizatës sindikale dhe këshillit sindikal të “Feni Industri”, i bën thirrje Sllagjana Tasevës, kryetare e “Transparenca Maqedoni”, që ta vizitoj fabrikën për t’u njohur me gjendjen dhe të gjitha zhvillimet aty. Përmes letrës, ata rikujtojnë se 1000 familje jetojnë nga kjo fabrikë, dhe se janë të kënaqur pasi që marrin rregullisht rroga. Sipas tyre, paguhen borxhet, mbushen depot, diçka që nuk ka ndodhur në dy vitet e fundit. Përmes letrës, këshilli tregon edhe për problemet e së kaluarës, që tashmë nuk janë të pranishme në këtë kombinat. Përndryshe, ky…
Nga sot e deri në mes të qershorit, të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të mund të aplikojnë për marrjen e parave nga shtylla e tretë e ndihmës shtetërore për mbështetje të ekonomisë. Një total prej 10.5 milionë eurosh janë në dispozicion për kompanitë, të cilët mund t’i përdorin për avancimin e prodhimit, në reparte të reja, teknologjitë dhe pajisjet, marketing, promovime dhe krijimin e markave. Katër masa janë në dispozicion dhe shteti do të mbulojë 30 deri në 70 përqind të investimit. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev është optimist. Ai mendon se këto masa do…
Ajo njihet që nga koha e Egjiptianëve të lashtë, Romakëve dhe Grekëve, por u zbulua vetëm në shekullin e 19-të! Vonesa e tij midis kërpudhave nuk e pengonte atë që menjëherë të merrte titullin mbretëror në mesin e kërpudhave të familjes. Frutat me aromë të fortë, dalluese, në të zezë apo të bardhë, në një madhësi midis dy dhe tetë centimetra, të fshehur nën sipërfaqen e tokës dhe vetëm në vende të rralla. Duket sikur ata i ngjajnë patateve dhe shijojnë si një përzierje djathi dhe qepë të vjetër. Nën tokë ata jetojnë në simbiozë me rrënjën e një barishte…