Author: Semi

Javën e kaluar (prej 13 e deri më 19 nëntor) janë regjistruar 67 raste të të sëmurëve nga gripi, që është rritje në krahasim me javën paraprake kur ishin regjistruar 47 persona të sëmurë, theksohet në raportin e Institutit për Shëndet Publik të Republikës së Maqedonisë të publikuar në faqen e tij të internetit. Në sezonin 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 367. Numri më i madh i të sëmurëve nga gripi janë paraqitur grupmosha prej 15-64 vjet. Javën e kaluar numër më i madh i të sëmurëve nga gripi janë paraqitur nga Njësia rajonale e…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë sot e publikoi vendimin e djeshëm për zgjedhje të kryetarëve të komunave të Gjykatës së Apelit në Shtip dhe në gjykatat themelore në Kumanovë, Tetovë dhe Resnjë. Për kryetar të Gjykatës së Apelit Shtip është zgjedhur gjykatësi Nake Georgiev, për kryetare të Gjykatës në Resnjë është zgjedhur Emel Kranli Ali, Snezhana Manev është zgjedhur për kryetare e re e Gjykatës Themlore Kumanovë, ndërsa Hasan Asani për kryetar të Gjykatës Themlore Tetovë. Kryetar i Gjykatës Themelore Dibër nuk është zgjedhur për shkak se kandidatët nuk e kanë marrë shumicën e nevojshme të votave në pajtim…

Lexo më Shumë

Vullnet Ferati është kandidati për ministër të Shëndetësisë, që pritet të marrë dritë jeshile dhe të votohet nga ana e Kuvendit, transmeton Express. Ai pritet që të zë vendin e paraardhësit të tij dhe kolegut Arben Taravari, që tashmë është kryetar i komunës së Gostivarit. Javëve të fundit qarkulluan zëra të ndryshëm se a do të jetë Aleanca për Shqiptarët që do të propozojë emrin e ministrit të këtij dikasteri, apo do të merret nga partitë e tjera të koalicionit. Por kreu i kësaj partie Ziadin Sela ishte i vendosur për mbajtjen e këtij dikasteri. Në karrigën e të parit…

Lexo më Shumë

Para 7 viteve, më 25 nëntor të vitit 2010 ndodhi sulmi i parë ndaj televizionit më të shikuar në Maqedoninë e pavarur, Televizioni A1, transmeton Express. “Televizioni A1 u rrethua nga forcat policore, veturat dhe xhipat e policisë të cilët e kanë bllokuar televizionin. Të gjithë gazetarët dhe inçizuesit e Televizionit A1 nuk mundin të punojnë dhe iu ndalua lëvizja e lirë. Përfaqësuesit e policisë ende janë para derës së Televizionit A1. Qëndroni me ne sonte…”, raportoi në natën e 25 nëntorit të vitit 2010, Televizioni A1. Kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski, ftoi të gjithë qytetarët e Maqedonisë, që informatat…

Lexo më Shumë

Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në një intervistë për TV 24 deklaroi se është dhënë urdhër që anijet të cilat janë vendosur në lumin Vardar dhe shfrytëzohen si objekte hotelerie të dislokohen prej aty, njofton Portalb.mk, transmeton Express. “Anijet e pengojnë rrjedhjen normale të ujit dhe nëse rritet niveli i lumin mund të vijë në vërshimin e saj, ndërsa më kontestueshme është se këto objekte paraqesin pajisje urbane sipas dokumentacionit të nxjerrë nga qyteti, edhe pse janë ndërtesa në disa kate”, deklaroi për TV 24 kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor në seancën e djeshme ka ndërprerë procedurën për shkarkimin e gjykatësit, Darko Todorovski, i cili si anëtar i Këshillit Gjyqësor kërkoi paraburgim për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, në lëndën “Titanik”. Sipas informacioneve jozytare, vendimi është sjellur në pjesën e mbyllur të seancës së Këshillit, i cili dje ka zgjedhur gjykatës në disa gjykata të vendit. Gjykatësi Todorovski, i cili gjykonte edhe lëndën për vjedhjen në “NLB Banka”, në Këshill votoi që Gruevski të paraburgoset. Thuhet se mbrojtja është njoftuar se si kanë votuar gjykatësit dhe për këtë arsye ka kërkuar shkarkimin e tij.

Lexo më Shumë

Takimi mes përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara për kontestin me emrin, Methju Nimic, i cili është caktuar për më 11 dhe 12 dhjetor në Bruksel është shenjë për vazhdimësinë e klimës pozitive që është krijuar në marrëdhëniet midis dy vendeve pas ndryshimit të pushtetit në Maqedoni, shkruan gazeta greke”Katimerini”. Samiti i ardhshëm i NATO-s, që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Bruksel paraqitet në funksion të ndonjë kornize kohore, e cila e lëviz zgjidhjen e kontestit dhe arritjen e zgjidhjes të pranueshme të ndërsjellë. Maqedonia shpreson se më në fund do…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Angjushev, inkurajoi afaristët italianë të vijnë në Maqedoni dhe të shohin nga afër masat e reja të qeverisë të cilat u janë prezentuar të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe vendore. Konfederata e industrisë italiane (Confindustria), promovoi të mërkurën në Shkup, përfaqësinë e saj të hapur në Maqedoni, e cila ka për qëllim të shndërrohet në një regjistër në të cilin ndërmarrësit italianë do të mund të kërkojnë një partner biznesi në Maqedoni përmes të cilëve do të shtrijnë veprimtarinë e tyre afariste. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se Italia…

Lexo më Shumë

Komuna e Çairit dje ka filluar aksionet e para për rrënimin e objekteve pa leje në territorin e saj dhe lirimin e vendeve të uzurpuara pa të drejtë ligjore, transmeton Express. “Për momentin plan aksional nuk ka, por po shqyrtohet terreni dhe po shihet se ku është bërë shkelje e normave ligjore që të ndërmerren masat e nevojshme. Pas identifikimit të dy vendeve të para kemi reaguar. Gjatë ditës së djeshme është rrënuar objekti (mbindërtimi) pa leje nga Inspektorati Komunal i Komunës së Çairit në rr. Krste Asenov (përballë xhamisë Abdulkadër Arnauti) dhe është liruar zona e uzurpuar pa leje…

Lexo më Shumë

Vetëm 0,4 për qind e buxhetit për vitin 2018 janë ndarë për mbrojtje të mjedisit jetësor, që është niveli më i ulët deri më tani, vërejnë nga Koalicioni O2 për ajër të pastër. “Në buxhetin më të madh deri më tani, ku me shumë të konsiderueshme marrin pjesë tatimet lidhur me mjedisin jetësor dhe akcizën e rritur të naftës, ne kemi përqindje më të ulët të mjeteve të ndara për mbrojtjen e mjedisit jetësor. A ka ndonjë të arsyeshëm dhe të drejtë në shtet? Këtu nuk kërkohet diçka më tepër, por ajo që vijon, midis 2,5 – 4,4 për qind…

Lexo më Shumë

Drejtori i Fondit të Shëndetësisë, Den Donçev, në një intervistë për “Fokus” thotë se nga importimi paralel i barnave më së shumti kanë fituar ndërmarrjet e afërta me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski “Tre ndërmarrje që e kanë kontrolluar mbi 50% të tregut në importim paralel edhe janë në lidhje kumbarie dhe relacione familjare me ish Nikolla Gruevskin”, thotë Donçev. Ai thekson se policia turke edhe para dy viteve ka paralajmëruar për kapacitete të nëntokës në Turqi që kanë prodhuar barna për tregun e Maqedonisë. Ato janë prodhuar nga burime të dyshimta, ndërkaq janë paketuar në ambalazhe origjinale, të cilat kanë ardhur…

Lexo më Shumë

“Gëzuar ditëlindjen” është titulluar koncerti i sontëm simfonik i Filarmonisë së Maqedonisë me të cilin institucioni më i vjetër muzikor në Maqedoni do ta shënojë 73 vjetorin e ekzistimit. Në programin janë Preludi për orkestër nr. 2 nga kompozitori i Maqedonisë Pande Shahov, Koncerti virtuoz për violinë dhe orkestra nr. 1 nga Karl Goldmark, në të cilin si violinist do të performojë violinisti i shquar i Maqedonisë Lubisha Kirovski, si dhe poema atraktive simfonike “Amerikani në Paris” nga Xhorxh Greshvin nga viti 1928. Koncertit do t’i paraprijë një përmbledhje e shkurtër e historisë së Filarmonisë së Maqedonisë të muzikologut Marko…

Lexo më Shumë