Nga Qendra për shëndet dhe siguri gjatë punës – Tetovë, thonë se çdo person juridik, përkatësisht firmë, është e obliguar ta siguroj dhe mbrojë punëtorin në vendin e punës në bazë të gjitha gjërave që parasheh ligji. Lista për mbrojte është e gjatë, ndërsa jeta e njerëzve është më e rëndësishmja, njofton KOHA. Nga ana tjetër secila firmë më shumë llogari ka ti plotësojë kushtet për siguri shëndetësor dhe siguri gjatë punës, sesa të paguaj dënime ekstreme në rast të ndonjë kontrolle të inspektorëve. “Duhet të ketë kontrolle të rregullta sistematike të të punësuarve. Duhet ndonjë i punësuar të trajnohet…
Author: Semi
“Për momentin nuk ka përgjime të paligjshme në Maqedoni”, kjo është përgjigja e zv/kryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në pyetjen e gazetares së Portalb.mk, nëse qytetarët duhet të presin derisa të zbatohen reformat në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim që të sigurohen se nuk po përgjohen, njofton Portalb.mk. “Këtë pyetje ma kanë bërë edhe nga Komisioni Evropian, se a po përgjohet ende në Maqedoni. Nuk ka përgjime të paligjshme në Maqedoni, është konfirmim i qartë nga Ministria e Punëve të Brendshme se për momentin janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që të mos ketë më përgjime të cilat janë të…
Ekonomisti shqiptar nga Gostivari, Visar Ademi, është duke ligjëruar në Republikën e Tanzanisë, shtet i Afrikës Lindore. Në këtë shtet ai është angazhuar në kuadër të një projekti të USAID-it amerikan, shkruan Gazeta Lajm. Gjatë qëndrimit njëmujor, Ademi ka fituar përshtypje se vendet afrikane në aspektin ekonomik kanë ngjashmëri të mëdha me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku gjendet edhe Maqedonia. “Shumica e shteteve të Afrikës me ata të Ballkanit Perëndimor kanë ngjashmëri të madhe. Të dy rajonet kane kaluar nëpër diktatura të ndryshme dhe të dy si model zhvillimi ekonomik kane zgjedhur shitjen e lirë të pronës shoqërore ose aseteve…
Të enjten, rreth orës 13 e 30 minuta, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një shtëpi që gjendet në rrugën “Maksim Gorki” në Veles, pronari i shtëpisë me iniciale I.Gj. (68) në njërin prej mureve të shtëpisë ka gjetur 18 revole të llojit “Nagants”, shkruan Gazeta Lajm. Pronari menjëherë ka njoftuar policinë, e cila ka konstatuar se revolet e gjetura janë të kalibrit 7,62 mm. në vendin e ngjarjes ka dalë ekip i Sektorit për punë të brendshme në Veles.
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së bashkë me Këshillin e Familjeve të Dëshmorëve e Organizatën e Invalidëve të Luftës do ta përkrahin protestën e thirrur nga familjarët e të burgosurve dhe të vrarëve në Kumanovë. Kështu u bë e ditur në një konferencë për media, njofton Klan Kosova. Aty u bë thirrje që të dilet sa më masovikisht në protestën e thirrur më 28 nëntor në orën 14:00. Megjithatë familjarët dhe OVL-të e UÇK-së bënë thirrje që protesta të jetë e qetë, paqësore dhe e dinjitetshme.
Pronari i ish televizionit A1, Velija Ramkovski pas 6 vitesh që vuajti dënimin në burg, ka vizituar objektin ku ishte e vendosur televizioni A1. Ramkovski ka bërë thirrje që nesër, 25 nëntor e shtunë, ora 11, të mblidhen gjithë dashamirët e A1 pikërisht të objekti i rrënuar i A1. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme.
Nuk ndjej nevojën që t’ju kërkoj falje Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, tha Sllobodan Bogoevski, në seancën e sotme gjyqësore kundër tij. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe ish-kryeministri Musa Xhaferi, në padinë që kanë dorëzuar ndaj Bogoevskit, kërkojnë dëmshpërblim prej 5.5 milionë denarëve. Mbrojtja sot kërkoi që gjykata të refuzojë padinë, ndërsa Bogoevski tha se padia është absurde dhe shtoi se asnjëherë nuk ka folur për këtë rast, përveç se në Komisionin për Mbrojtje dhe në Gjykatën në New York. Bogoevski para gjykatës amerikane tha se në Maqedoni janë futur 7.5 milionë euro për korruptimin e ish-kryeministrit Vllado Buçkovskit,…
Ekzistojnë të dhëna serioze për aktivitet të lartë kriminel dhe për përgjegjësi serioze penale për shumë persona me punën e deponisë së “Drisllas”, si dhe me ndotjen e ajrit në Shkup, deklaroi kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në intervistë për TV24, njofton Portalb.mk. “Partneri strategjik italian me “Drisll-an” është 80 për qind pronar, qyteti është 20 për qind pronar dhe kjo është bërë me vendim të Këshillit paraprak të qytetit të Shkupit. Por, sipas gjendjes faktike, kapitali i qytetit sipas të gjitha investimeve është 2.000.000 euro, ndërsa kompania në partneritet strategjik peshon 10.00 euro. Rritja e pronësisë duhej të…
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, realizoi brifing me gazetarët, në të cilin u prezantua përmbajtja e Planit 3-6-9+, dinamika e paraparë për implementimi e tij, si dhe rëndësia e Planit për Republikën e Maqedonisë në kontekst të proceseve të përgjithshme të integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Në fillim, Osmani shprehi kënaqësi nga implementimi i pjesës së parë të Planit, pjesës tre, për çka, siç tha ai, ekziston përmbushje e kënaqshme prej mbi 80% të masave dhe aktiviteteve të parapara. “Planin 3-6-9 e kurorëzuam me mbajtjen e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe kredibile, gjë që ishte një prej…
Gjashtëdhjetë e pesë studiues të folklorit, nga të cilët një e treta nga vendet e huaja (Kosova, Bullgaria, Rusia, Polonia, Greqia dhe Serbia) sot dhe nesër marrin pjesë në Simpoziumin e 19-të ndërkombëtare për folklor ballkanik në temë “Tradita dhe modernizim në folklorin e popujve ballkanikë”, të cilin e organizon Instituti për folklor “Marko Cepenkov” nga Shkupi. “Karakteristikë e këtij simpoziumi është ajo për të cilën njihet Instituti për folklor “Marko Cepenko”, e ajo është qasja multidisiplinare në hulumtim, që gjithsesi do të gjejë pasqyrim në referatet që këto dy ditë do të prezantohen këtu”, tha mes tjerash në hapjen…
Ministri i Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu me ftesë të homologut të tij bullgar, ministrit të Zhvillimit rajonal dhe punë publike, Nikolai Nankov, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës së rindërtuar III-1084 “III-108 Starçevë-Kërnalovë-Prvi Maj” në Republikën e Bullgarisë. Rruga e rikonstruktuar në anën bullgare është me rëndësi për banorët në të dy anët e kufirit, për shkak se ajo lehtëson komunikimin deri në kalimin kufitar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, Zlatarevë-Novosellë. Siç thuhet në kumtesë, të dy ministrat udhëtuan për në Bullgari pas seancës së përbashkët të Qeverisë së Republikës Maqedonisë dhe Qeverisë së Bullgarisë, e cila u mbajt…
Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë dhe deputet aktual, Trajko Veljanoski sot përmes një letre reagoi në, siç tha, mosrespektimin dhe shkeljen e Rregullores për punën e Parlamentit. Duke u përqendruar në seancën e sotme të caktuar kuvendore për pyetje të deputetëve, Veljanoski thekson se një seancë e tillë thirret dy ditë para mbajtjes së saj dhe vlerëson se ai është precedent në punën e organit ligjvënës sepse në të njëjtën ditë janë konvokuar edhe dy seanca të tjera kuvendore dhe dy seanca të organeve kuvendore. “Seanca për pyetje të gazetarëve që është para nesh është një lloj precedenti në punën…