Author: Semi

Debat i ashpër në Prokurorinë e Lartë dhe atë Republikane e cila sot thirri për konsultim prokuroren e lëndës Suzana Kusigerska dhe kreun e prokurorisë së Kumanovës Goran Peshevski, lidhur me rastin “Almiri”. Sipas burimeve të ALSAT, nuk ka vendim për rikualifikimin apo mbetjen e akuzës së njëjtë, të kërkuar nga prokurorët e Kumanovës. Debati në kolegjin e mbajtur fillimisht mes anëtarëve të Prokurorisë së Lartë dhe pas mbivotimit, edhe në atë Republikane, është zhvilluar me akuza të ndërsjella, për ngjyrim etnik të rastit nga pala e akuzës. Prokuroria e Kumanovës kërkon që vrasësi i 4 vjecarit Almir Aliu të…

Lexo më Shumë

Prognoza e rritjes ekonomike në Maqedoni për këtë vit, sipas Bankës Botërore nuk është optimiste. Me rritjen vetëm 1.5%, ekonomia vendore renditet në fund në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor. Deficiti buxhetor prognozohet në 3% të Bruto Prodhimit Vendor. Si arsye kryesore për treguesit ekonomikë jo të favorshëm përmendet kriza politike por edhe pasiguria tek qytetarët dhe sektori privat. Në raportin për gjysmën e vitit theksohet se vitin e ardhëm priten rezultate më të mira, me rritje prej 3.2%, ndërsa në vitin 2019, rritja parashikohet të jetë 3.9%. “Konsumi final, ashtu si edhe në të kaluarën, mbetet motori kryesor…

Lexo më Shumë

Një në tre gra apo vajza i ekspozohet një forme të caktuar të dhunës në korniza globale, theksoi koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Maqedoni, Louisa Vinton në intervistë për AIM. “Ky numër, një në tre, është i zbatueshëm në pothuajse çdo vend, në çdo kontekst. Në Maqedoni konkretisht vërejmë se ka mungesë të të dhënave, nuk e dimë saktë për sa raste bëhet fjale, për këtë në vend punojmë shumë në këtë drejtim. Tani realizojmë hulumtim për gjendjen në vend”, thotë Vinton. “Është e dokumentuar që jo vetëm një nga tre gra apo vajza është ekspozuar në…

Lexo më Shumë

Zgjidhjen për Fondin pensional, siç mësohet jozyrtarisht, Qeveria do ta gjejë në rritjen e përqindjes së kontributeve nga 18 në 20%. Me pagesën e këtyre 2% shtesë të kontributeve pritet që për 8 vite, ose në vitin 2025, participimi buxhetor për Fondin pensional të jetë vetëm 4,2% nga Buxheti. Sa për krahasim, sivjet në FSPI janë transferuar 453 milionë euro, ose 13,7% të Buxhetit. Sipas simulimeve të profesorit universitar, Mirolub Shukarov, me rritjen e kufirit për dalje në pension, nuk do të stabilizohet Fondi. Përderisa, një pjesë e ekspertëve rekomandojnë ose kthimin e kontributeve të sigurimit pensional në 20% të…

Lexo më Shumë

Maqedonia deri tani nuk ka marrë as vërejtje formale, e as joformale nga Komisioni Evropian lidhur me dinamikën e zbatimit të reformave. Ai theksoi se përfaqësues të vendit kanë biseda të vazhdueshme për atë se cilët janë prioritetet, në çka duhet të vihet fokusi, me çfarë dinamikë duhet të realizohen reformat. “Me Brukselin kemi komunikim të përditshëm, përmes delegacionit në Shkup, përmes zyrës për Maqedoninë, përmes kontakteve me eurokomisarin Han dhe përfaqësuesen e lartë Mogerini. Ideja e këtij komunikimi është që të mundemi në bazë ditore të bisedojmë për nevojat, për dinamikën, për prioritetet, që bashkërisht t’i konfirmojmë”, tha Osmani.…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA vlerëson se është momenti i volitshëm që shqiptarët të thonë se nuk do të kishin dashur që emri i ri i shtetit të ketë ndonjë lidhje specifike me ndonjërën nga etnitë e këtij shteti. Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, tha se shqiptarët duhet të jenë pjesë përbërëse e ekipeve që flasin për çështjen e emrit të shtetit, pasi sipas tij, bëhet fjalë për identitetin shtetëror dhe është shumë e rëndësishme që edhe shqiptarët të jenë të përfshirë në këto negociata. Lëvizja BESA e ka artikuluar qëndrimin e saj se në kohën  që po bëhet ridefinimi i shtetit të…

Lexo më Shumë

Regjistrimi i parealizuar i popullsisë në vitin 2011 është pjesë e ‘bombave’ të cilat kryeministri Zoran Zaev si lider i opozitës ia dorëzoi Prokurorisë speciale publike. Në procedurën parahetimore që po vazhdon, sot si dëshmitar në prokurori ishte ish-drejtori i burgut të Idrizovës, Zhivko Pejkovski i cili për Tv24 e vërtetoi informatën. Ai për këtë procedurë në prokuroria ka dëshmuar në kohëzgjatje prej gjysmë ore. “Është e vërtetë, këtë mëngjes isha i ftuar si dëshmitar në PSP. Bëhet fjalë për regjistrimin e popullsisë në vitin 2011”, tha Pejkovski. Nga PSP nuk zbulojnë detaje për procedurën e re, pasi që siç…

Lexo më Shumë

Deputetët parashtruan pyetje për më shumë çështje në kompetencë të qeverisë dhe ministrive përkatëse, pjesa më e madhe e pyetjeve drejtuar vetë kryeministrit, Zoran Zaev. Deputeti i Lëvizjes BESA, ndër të tjera, pyeti kryeministrin se a do t’i përmbahet premtimit për hetim ndërkombëtar të rasteve të montuara politike. “A mendoni të ndërmerrni ndonjë hap konkret dhe të ngrini iniciativë për ngritjen e ndonjë hetimi ndërkombëtar për sqarimin e këtyre rasteve, për shkak se kjo është një pengesë e madhe për rehabilitimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend, por edhe për avancimin e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s?”,- theksoi deputeti i Lëvizjes…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në seancën e sotme për pyetje të deputetëve, duke theksuar se gjatë gjithë kohës flitet për konflikt interesash në shtet, pyeti nëse një gjë e tillë vallë nuk është ajo që Viktor Mizo, ish-njeriu i parë i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, tani është drejtor i “Kostel”, e cila, siç tha, është kompania e vetme në vend e cila ka marrë 100 për qind lirim prej kontributeve sociale. “Do të thotë drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale i cili është nënshkrues i marrëveshjes për ata të cilët kanë 100…

Lexo më Shumë

Sot lexova se deputetin Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu janë arrestuar. Këta të tre janë arrestuar se kanë bërë krim të organizuar duke protestuar me gaz lotsjellës në kuvend… Në ca shtete është një formë demokratike proteste që nuk dënohesh hiç, po si duket në Kosovë qënka gati krim kundër njerëzimit se i kanë arrestuar gjithë spektakël, si të ishin kriminelë lufte!!! Ndoshta organeve të drejtësisë në Kosovë iu duhen disa leksione për të kuptuar se çfarë është demokraci… Se duken shumë radikalë këta të drejtësisë në Kosovë, jo si të kenë dalë nga robëria, po sikur të jenë…

Lexo më Shumë

Objekte spitalesh të lëna në harresë, pothuajse ‘antike’, kushte jo të mira akomodimi, mungesë e ngrohjes në dimër, kurse e ajrit të kondicionuar gjatë ditëve të verës, banjo që nuk dëshiron t’i shohësh për të dytën herë, kanalizim i stërngarkuar, është pasqyra që një qytetar që dëshiron të kurohet në Qendrën Klinike në Shkup i sheh që në hapin e parë bërë brenda portës së kësaj qendre spitalore. Qytetarët e anketuar thonë se këto janë vetëm një pjesë e vargut të gjatë të problemeve me të cilat sistematikisht ballafaqohen ata, e të cilat janë edhe pasqyrë e shëndetësisë së Maqedonisë.…

Lexo më Shumë

Për shkak të veprimit në kundërshtim me nenin 30 nga Ligji për pyje dhe prerje jo të drejtë me të cilin e kanë dëmtuar shtetin, duke përfituar dobi pronësore kundërligjore prej 4.609,482 denarëve, G.L. (52), V.Q.(52), D.M.(43), S.N.(39), V.V.(61), J.Z.(51), të gjithë nga Shkupi dhe kundër V.G.(58) nga Tetova, të punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, morën kallëzime penale nga Sektori për punë të brendshme Strumicë. Të gjithë janë nën dyshim se kanë kryer vepër penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit”. Në parcelat kadastrale 151 dhe 134/1 në komunën Smillanci të cilat paraprakisht kanë qenë…

Lexo më Shumë