Author: Semi

Për shkak të aksionit për sanimin e defekteve të ujësjellësit në rrugë sot dhe nesër ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë një pjesë e lagjeve Shuto Orizare dhe Vizbeg. Furnizim të ndërprerë prej orës 8:00 deri në përfundimin e punimeve do të kenë banorët e rrugëve Bërsjaçka Buna, Jetë e re, Pellagonia, Butelski Venec dhe bulevardi “Makedonska Kosovska brigada”, krahu 19 në lagjen Shuto Orizare dhe një pjesë e lagjes Vizbeg.

Lexo më Shumë

Gjykata Penale e Shkupit ka marrë vendimin e dytë lidhur me rastet e ngritura nga Prokuroria Speciale Publike, e që ndërlidhen me rastin “Shuplakat”, duke dënuar me vetëm 6 muaj burg me kusht Tomsillav Llazarovin, i cili e pranoi fajin. Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, Tomisllav Lllazarov akuzohet për dhunë, bashkë me 14 persona të tjerë, si nxitës dhe organizues idisa anëtarë të VMRO-DPMNE për të protestuar kundër rrënimit të kishës “Shën Konstandini dhe Elena”, e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”. Ndryshe nga Llazarov, i cili e pranoi fajin, tre të akuzuarit e…

Lexo më Shumë

Sipas matjeve të sotme hidrologjike, Liqeni i Ohrit dhe ai i Prespës janë në suaza të mesatares, ndërsa niveli i Liqenit të Dojranit është tre herë më i lartë nga mesatarja e mujait nëntor. Ulje shënohet në nivelet e lumenjve në Maqedoni, informojnë nga DPHM. Me nivel dyfish më të ulët nga mesatarja për muajin nëntor janë lumenjtë Treska te Makedonski Brod, Kriva Reka te Kriva Pallanka, Pçinja te Banja e Katllanovës dhe lumi Sateska te Botuni./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Pasi që u publikua intervista e drejtorit të Fondit të shëndetësisë, Den Donçev në “Fokus” në të cilën ai pretendon se kompania e kumbarit të Nikolla Gruevskit ka importuar ilaçe të falsifikuara nga Turqia, me reaksione u shfaqën edhe shumë mjekë. Kirurgu i syve, Dejan Stavriq theksoi se me deklaratën e drejtorit të Fondit shëndetësor vërtetohet se në këtë rast bëhet fjalë për krim serioz që të sigururarit shëndetësor i kushton dhjetëra milionë euro për ilaçe të falsifikuara dhe jetë të shumta të humbura si pasojë e tyre. “Vlerësoj se këtë çështje duhet urgjentisht ta hetojë MPB dhe Prokuroria themelore…

Lexo më Shumë

Edhe në Maqedoni, libri nuk është më shoku më i ngushtë, por dhe i mirë për të rinjtë, sepse tani ata shok e kanë smartfonin e tyre. Nga mosleximi i librave, ka rënë dhe biznesi i tyre. Shitësit e librave nëpër rrugët e Shkupit, shprehin keqardhje për të rinjtë të cilët nuk kanë interes të afrohen dhe të blejnë ndonjë libër. Ata thonë së të vetmit që blejnë janë pensionistë. “T’ju them shumë sinqerisht edhe ata pak që interesohen janë moshat më të vjetra. Le të themi pensionistët”, tha një shitës librash. Shkupi disponon edhe librari ku qytetarët mund të…

Lexo më Shumë

Me ndriçim në ngjyrë portokalli, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sonte së bashku me monumente të tjera të rëndësishme  të planetit u bënë pjesë e fushatës globale për mbështetjen e vënies fund të dhunës ndaj grave dhe vajzave me çka u shënua fillimi i “16 ditëve aktivizëm kundër dhunës së bazuar gjinore”. Në ngjarjen të cilën e organizuan familja e Kombeve të Bashkuara dhe Kuvendi i RM-së, folën kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe Luiza Vinton, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Maqedoni. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi theksoi…

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave sot do të nënshkruhen marrëveshjet e para për masën 122 nga Programi kombëtar për zhvillim rural, për përkrahje të bujqve të rinj për fillimin e veprimtarisë bujqësore”. Në nënshkrimin e marrëveshjeve do të flasin kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë e Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski dhe një pjesë e bujqve të pranishëm. Nënshkrimin e marrëveshjeve do ta kryejnë drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Nikollçe Babovs.

Lexo më Shumë

Fatmir Limani, djali i dëshmorit Beqir Limani ka postuar një video material ku protagonist është Harun Aliu, ish-komandanti i UÇK-së i njohur si Kushtrimi. Ja postimi i plotë i Fatmir Limanit: Pas publikimeve dhe komentimeve të ndryshme kohëve të fundit me tendencën që të shtrembërohet e vërteta mbi atë se cilët kanë qenë figurat kyçe të Njësiteve të Para Guerile, që operonin në kuadër të Zonës Operative numër 2 vlerësoj se duhet të ndaj një pjesë të deklaratës të Harun Aliut – Kushtrim Hoxha, i cili pranoi të bëhet anëtarë i njësiteve guerile në vitin 1997 që operonin në këtë anë nga…

Lexo më Shumë

Deputetët sot në seancë plenare do të diskutojnë për propozimin e Qeverisë, Ljubomir Joveski të emërohet Kryeprokuror shtetëror. Joveski është anëtar aktual i Këshillit të prokurorëve publik. Ka diplomuar në fakulttein e drejtësisë në vitin 1978 me notë mesatare 6.42. Ai ka 15 vite përvojë si gjykatës dhe 12 vite përvojë si prokuror publik. Është anëtar i Këshillit për prokurorë publik nga viti 2015. Për zëvendës prokuror është zgjedhur në vitin 2003, ndërsa nga viti 2009 është zgjedhur prokuror publik pa kufizim të mandatit. Punon si gjykatës nga viti 1987, ndërsa në vitet 1995 dhe 1996 është zëvendës i kryetarit…

Lexo më Shumë

Duke filluar nga dita e sotme, gjatë çdo fundjave dhe feste shtetërore, nga ora 09 e mëngjesit e deri në ora 16.00 do të jetë e ndaluar qarkullimi i autmojetev në rrugën që të çon drejtë malit Vodno. Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov thotë se qëllimi i kësaj ndalese është që të mbrohen bukuritë natyrore dhe hapësira e gjelbër e Vodnos. Kjo ndalesë do të përfshijë një drejtim edhe rrugën që të çon për fshatin Sopishtë  dhe nga ana tjetër ndalesë për qarkullim të automjeteve do të ketë nga parkingu i kishës Shën Pantelejmon deri tek mesi i malit Vodno. Kjo…

Lexo më Shumë

Dy nëna të reja nga Prilepi i kanë lënë foshnjat në Gjinekologjinë e Shkupit në dhe janë larguar. Siç raportohet, gruaja e parë është ajo që ditë më parëmori një sanduiç ku në të kishte disa tableta dhe për të cilën u alarmua opinioni, ndërsa e dyta kishte vendosur që të lërë fëmijën dhe të ik, duke u lënë kujdesin për foshnjë mjekëve “Foshnjat tek ne do të qëndrojnë derisa ata të jenë të stabilizuar dhe të shëndetshëm. Mund të ndodhë që të qëndrojnë për një muaj, ndonjëherë dy muaj, varësisht nga gjendja në të cilën kanë lindur dhe në…

Lexo më Shumë

Sot z. Albin Kurti u arrestua pse mbrojti kauzën e njëtë politike që dikur e mbronte z. Ramush Haradinaj, për mbrojtjen e territorit dhe pengimit të shtrirjes së një pushteti autonom brenda Kosovës, i njohur si asociacioni i komunave me shumicë serbe, vlerëson lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në reagimin e tij kundër arrestimit të Albin Kurtit. “Njëjtë sikur z. Kurti dhe z.Haradinaj, edhe Lëvizja BESA është derivat i pakënaqësisë së popullit dhe forcë politike që mbron interesat e shqiptarëve pa dallime të përkatësisë partiake. Politika nuk është as çështje elitare e as provinciale, por veprimtari që për qëllim…

Lexo më Shumë