Author: Semi

Punëtorët e kompanisë “Pallteks” të Dellçevës janë ankuar se janë të detyruar t’i kthejnë një pjesë të parave të rrogës minimale që ligjërisht është rritur në 12.000 denarë, njofton Portalb.mk. Porosia nga punëtorët e kompanisë është publikuar në faqen zyrtare të faceboo-ut “Gllasen tekstillec” që merret me të drejtat e punëtorëve. “Na çmenden me këtë rrogë minimale, do t’ju japim para dhe do t’i ktheni nuk e merritoni, nuk keni punuar, kush do t’ju japë para ashtu kot, ndërsa ata që i fitonit, nuk kanë qenë norma reale dhe nuk shkon kështu. Dhe tani, çdo ditë shefat i kërkojnë paratë që t’i kthejmë…

Lexo më Shumë

Shpetim Pollozhani As vete nuk e dijne ata qe duhet te shkojne, se sa te mjere jane kur i burgosin ata qe duhet te vijne. Skena te ketilla do te shohim derisa ne pushtet do te jene profiteret e luftes, si ne Kosove ashtu edhe ne Maqedoni, te cileve po u numerohen ditet.

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme ka marrë vendimin që lënda e rastit “Monstra” të kthehet për rigjykim në Gjykatën Themelore shkup 1. Kërkesën për rikthimin e lëndës e ka bërë Prokurorja Liljana Spasovska më 3 tetor, duke kritikuar ashpër vendimin e shkallës së parë dhe të dytë për këtë rast dhe duke siguruar se ka patur shumë hapësirë për korigjim të vendimit. Afati deri kur duhej të merr vendim Gjykata Supreme ka qenë 3 dhjetori. Tabelë: Gjykata supreme “Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendimin në lëndën e rastit ’Monstra’, me të cilën ankesat e palës mbrojtëse pranohen, aktvendimet e shkallës…

Lexo më Shumë

Dëshmi të frikshme të Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, se prokurorët dhe gjykatësit kanë frikë të hetojnë pjesëtarëte policisë, të dyshuar për ushtrimin e dhunës brutale kundër qytetarëve. Në intervistën për Alamkos, në emsionin Pa Teklif me Naser Selmanin, Mehmeti zbulon se në të kaluarën ka ngritur 28 padi penale kundër pjesëtarëve të policisë për ushtrimin e dhunës fizike ndaj qytetarëve, por të gjitha ato janë hedhur poshtë nga Prokuroria. Memeti flet edhe për dështimin e Kuvendit dhe të deputetëve për të venë nën kontroll qeverinë. “Deputetët mezi presin në Kuvend të vijë ndonjë ministër, që t’i kërkojnë ndonjë shërbim”,…

Lexo më Shumë

Intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë dhe Indisë, ishte në fokus të takimit të kryetares së Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE), Danella Arsovska dhe ambasadores së sapoemëruar të Indisë për Republikën e Maqedonisë Pooxha Kapur. Siç kumtoi sot LOE-ja, në takim morën pjesë edhe kryetarët të odave të sektorëve në kuadër të Lidhjes, me ç’rast u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim me Biznes asociacionin ballkanikindian (BABI) i cili vepron në drejtim të zgjerimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik midis vendeve ballkanike dhe Indisë. “Përforcimi i lidhjeve ekonomike, thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe avancimi i këmbimit tregtar midis shteteve për…

Lexo më Shumë

– Miki Milkovski nga Rankovce, jurist i diplomuar dhe Marijana Kacarska nga Strumica, jursite e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës, provim për noter dhe për përmbarues janë emëruar zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë . Emërimi ishte në kuadër të seancës së tetë, në të cilën u shqyrtua edhe Propozim ligji për veprimtari doktorale, në kexim të parë i parashtruar nga deputetët e opozitës. Me 60 vota “pro” dhe 13 kundër u miratua edhe konkluzioni se ligji nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të kalojë në procedurë të mëtejme, në lexim të…

Lexo më Shumë

Me ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk rrezikohet karakteri unitar i Republikës së Maqedonisë, thotë kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi në intervistën e sotme për gazetën serbe “Politika”. “Çështja për rregullimi e përdorimit të gjuhës është konfirmuar qartë në amendamentin 5 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Edhe përkundër asaj që dispozita është e qartë, megjithatë në situata të caktuara ekziston tendencë që ajo të interpretohet në varësi të interesave të palëve të caktuara. Që të mënjanohet kjo mundësi për interpretim të njëanshëm, lind nevoja e përkufizimit të saktë të kësaj çështje. Propozim-ligji për përdorimin e gjuhës e…

Lexo më Shumë

Javën e kaluar, (nga 13 gjer më 19 nëntor) ishin regjistruar 67 raste të reja të të prekurve nga gripi, që shënon rritje nga hera e kaluar ku të regjistruar ishin vetëm 47 persona. Kështu thuhet në raportin e Institutit për shëndetësi publike në Republikën e Maqedonisë të publikuar në ëeb faqen e saj, përcjell Almakos. Numër më i madh i të prekurve janë grupmosha nga 15-64 vjet. Javën e kaluar numri më i madh i të prekurve janë paraqitur në qarkun e Gostivarit, (23 raste), derisa incidenca më e lartë prej 50.4%, e banorëve është e regjistruar në territorin…

Lexo më Shumë

Rreth orës 22 e 30 minuta mbrëmë në Çair ka ndodhur një shkëmbim zjarri, ku vdejken gjeti personi me inicialet I.A në vendngjarje, kurse një tjetër u plagos rëndë. Siç bëhet e ditur, i vrari është Ismet A. i njohur me nofkën Koka nga Bllaca, i cili ka ndruar jetë menjëherë në veturën e tij, ndërsa L.K. i cili jetonte jo shumë larg vendit të ngjarjes ka ngelur i plagosur rëndë. Sipas informatave, i plagosuri L.K. është në një situatë të vështirë dhe po lufton me jetën në spital.

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mbrëmë shkëlqeu me ngjyrë portokalli për të shënuar fillimin e fushatës globale “16 Ditët e aktivizimit kundër dhunës në bazë gjinore”në mbështetje për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, njofton Portalb.mk. Në ngjarje, që e organizuan Kombet e Bashkuara dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ishin të pranishëm kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri, Zoran Zaev, ministrja Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, koordinatorja e Kombeve të Bashkuara në vend, Luiza Vinton. Ajo duke e cituar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së tha se “Dhuna ndaj grave në thelb i referohet pushtetit dhe…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, para se të emërojë prokurorin e ri shtetëror Lubomir Joveski, do të mbajë seancën e tetë në rend dite të së cilës është emërimi i zëvendësve të sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit. Për zëvendës janë propozuar Miki Milkovski nga Rankovce, jurist i diplomuar, Marijana Kacarska nga Strumica, jursite e diplomuar me  provim të dhënë të jurisprudencës, provim për noter dhe për përmbarues dhe Ermira Asani-Salija nga Gostivari, juriste e diplomuar. Para deputetëve në kuadër të kësaj seance të tetë janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal, Propozim ligjet për veprimtari  doktorale, plotësimi i…

Lexo më Shumë

Kryetari i sapo zgjedhur i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov me një postim në rrjetin social facebook, ka zbuluar një tjetër sekret të Qeverisë së kaluar. Janë dy kabinat Vip, të cilët është dashur të vendosen në Teleferikun në Vodno që sipas Shilegov nuk janë vendosur asnjëherë. “Nuk ishte vetëm Mercedesi…..Vip kabinat për teleferik, të cilët nuk janë vënë në përdorim asnjëherë”, ka shkruar Shilegov Ja statusi në gjuhën Maqedonase: “Не бил само Мерцедесот … ВИП кабините на жичарницата, кои не се за општа употреба”.

Lexo më Shumë