Author: Semi

Në një seancë të caktuar që në orët e paraditës, Kuvendi nuk ka arritur akoma të diskutojë për zgjedhjen e Prokurorit të ri Publik dhe ligje të tjera të propozuara nga Qeveria. Pozita dhe opozita janë përplasur për propozim-ligjet me procedurë të përshpejtuar. Me dinamikën aktuale, zgjedhja e Prokurorit Publik mund të zgjasë disa ditë.

Lexo më Shumë

Janë bërë të gjitha analizat e mundshme për futjen e “naftës së gjelbër” në bujqësi. Fillimi i masës planifikohet për vitin 2018, tha sot ministri  Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomizimit të Ujërave Lupço Nikollovski. “Të gjitha analizat që duhet të bëhen janë bërë në këto disa muaj. Ministria e ka krijuar edhe nafën e gjelbër, si dhe  heqjen e tatimit personal  deri në një milionë denarë përmes sistemit të ri të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, që do të përcaktohet në disa nga ditët e ardhshme. Këto janë vetëm  disa nga përfitimet dhe nga premtimet  e inkuadruara në programin e  qeverisë…

Lexo më Shumë

Në metropolin e bukur të Stambollit takojmë Artrim Qamili-n, doktorant ky i inxhinierisë kompjuterike dhe njëherit edhe asistent i lëndes “Programim i avansuar” në një nga universitetet më prestigjioze të Turqisë, Universitetin Sabanci. Ky takim është me shkas sepse Artrimi,  nga qindra asistentë që i ka ky universitet, do të fitojë fitojë dy çmime. Nga komisioni special i profesorëve fiton çmimin “Excellence in teaching awards” (Ekselencë në mësimdhënie). Çmimin tjeter, çmimin e parë për “Teaching awards” (Çmimet e ligjëruesve), ia dhënë mijëra studentë përmes votimeve. Të rrallë janë ata që arrijnë të kandidohen e lëre më të fitojne në të…

Lexo më Shumë

LSDM, do të zhduk çdo gjurmë të VMRO-DPMNE-së, duke shkatëruar projektin famëkeq “Shkupi 2014”. Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov deklaroi se është dhënë urdhër që anijet të cilat janë vendosur në lumin Vardar dhe shfrytëzohen si objekte hotelerie të dislokohen prej aty njofton Almakos. “Anijet e pengojnë rrjedhjen normale të ujit dhe nëse rritet niveli i lumin mund të vijë në vërshimin e saj, ndërsa më kontestueshme është se këto objekte paraqesin pajisje urbane sipas dokumentacionit të nxjerrë nga qyteti, edhe pse janë ndërtesa në disa kate”, ka deklaruar Shilegov. Për analistin Petar Asovski anijet si dhe projekti…

Lexo më Shumë

Teatri shqiptar ka mungesë hapësirash, sepse me vite të tëra ndërtimi i objektit po zvarritet dhe nuk po kryhet. Sipas aktorëve teatri po kalon një fazë të jashtëzakonshme dhe sipas kushteve që i ofron ata vlerësojnë se publiku është i mjaftueshëm. Aktorët shprehen optimist se atëherë kur do të dalin në objektin e ri numri i shikuesve do të ritet. Shqetësues është fakti që shfaqje teatrore për fëmijët mungojnë, sipas tyre kjo vjen si mungesë e hapësirave, shkruan Almakos. Sipas Aktorit Ylber Murtezi CV i teatrit shqiptar, duhet të ndahet  në dy faza: Faza e suksesit mbarë shqiptar dhe faza…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në ora 22.26 në Njësinë për informim dhe komandë është raportuar se në rrugën “Llazo Trpovski”, ka pasur të shtëna në rrugë dhe ka pasur persona të lënduar. Pas paraqitjes së ngjarjes, ekipet e policisë të SPB Shkup kanë dalë në vendngjarje, njofton Portalb.mk. Sipas policisë,  është konstatuar se ngjarja ka ndodhur në orën 10:20 në afërsi të çajores “Dizeldorf”, ku Ismet Arifi (37) nga fshati Bllacë, Shkupi vdiq në vend ndërsa u plagos Qemal Lusjani (52) nga Shkupi. “Para ngjarjes, I.A dhe Q.L. kanë qenë në çajoren “Dizeldorf”. Kur kanë dalë kanë hyrë në automjetin Passat, në pronësi të M.S, e…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës sotme u mbajt seanca e 22 e Kuvendit të Maqedonisë ku votohet për Prokurorin e ri Publik dhe ligjet reformuese,  deputët e Lëvizjes Besa dhe Aleanca për Shqiptarët nuk i kanë përkrahur këto ligje. Sot, Gashi, Zendeli, Karemani, Bilalli dhe Memedi nga Lëvizja Besa bashkë me Ziadin Selën dhe Syreja Rushitin nga LR PDSH, nuk dhanë përkrahjen e tyre për Ligjin për dëshmitar të mbrojtur, atë për Këshill Gjyqësor, ligjin për vërtetim të fakteve si dhe rendin e ditës për zgjedhjen e Prokurit të ri Republikan. Të gjitha këto ligje ishin detektuar si urgjente nga Brukseli dhe cilësohen…

Lexo më Shumë

Vdekja e 4 vjeçarit nga Kumanova, Almir Aliu ishte vrasje dhe jo aksident i thjeshtë, deklaron prindi i të ndjerit, Sedat Aliu dhe bashkë-qytetarët të cilët kërkojnë që Bojan Iliq të marrë dënimin e merituar dhe bashkë me të edhe i vëllai, Bojan Iliq, ndaj të cilit nuk ka asnjë akuzë. Ata madje ndjejnë se janë të diskriminuar në bazë etnike. Ka qenë tentim për vrasje. Rastësisht ka vdekur vetëm djali. Ai ka qenë tentim edhe për mua dhe bashkëshorten të na vriste. Edhe në video shihet qartë se vëllai i tij ka dalur prej makine dhe na ka sulmuar…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zaev, akoma nuk ka vendosur nëse pas qeverisjes së tij gjashtë mujore, do ta bëjë rikonstrumin e parë të kabinetit të tij ose të do mbetet përbërja aktuale e resorëve mes parterëve qeveritarë. Pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët, nga partia e Zijadin Selës, ende nuk e dinë nëse do ta mbajnë resorin e shëndetësisë.  Thonë se shëndetësinë do ta ndërronin vetëm për ministrinë e punës dhe politikës sociale, të arsimit ose të transportit dhe lidhjeve. Mariela TrajkovskaTani për tani, nuk ka asnjë informacion për atë se me cilën kuadro do të dalë lideri…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, manipuloi opinionin shqiptar në Maqedoni kur në gushtë të këtij viti deklaroi se pjesët e kontestueshme të ligjit për gjuhët janë dërguar për vlerësim në Komisionin e Vencias. Pasi ligji kishte marrë dritë jeshi në qeveri, Osmani pati deklaruar se çështjet e kontestuara të ligjit të gjuhëve, siç janë përdorimi i shqipes në monedhat e vendit, në uniformat e policisë dhe në letrat me vlerë, janë dërguar për vlerësim në Komisionin e Venecias. “Dispozitat për dygjuhësinë në kartëmonedha, në uniformën e ushtrisë dhe në letrat me vlerë i kemi dërguar në Komisionin e…

Lexo më Shumë

Pronari i A1 Velija Ramkoski dhe ish të punësuar në këtë medium sot ishin mbledhur para ndërtesës së televizionit që të përkujtojnë pikërisht shtatë vjetorin e hyrjes së dhunshme të policisë në lokalet e A1. Para ndërtesës ishin grumbulluar reth 60 persona duke parë gjendjen në të cilën është ndërtesa dhe dëmtimet që i janë bërë. Dritare të thyera e shumë dëme të tjera janë shkaktuar kësaj ndërtese. Ndërkohë që pronari Ramkoski tha se një herë në vit pra më 25 nëntor duhet të kujtojmë atë që ndodhi në vitin 2010 që të mos ndodh më. “A1 nuk është haruar,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar incidentin e përgjakshëm që ndodhi mbrëmë në Çair. Zyrtarët e MPB-së kanë konfirmuar incidentin që ndodhi në Çair rreth orës 22:30, ku mbeti i vrarë një person. I vrari është Ismet Koka Arifi kurse personi i plagosur rëndë është Kemal Lusjani. Ismeti ishte nga fshati Bllacë kurse Kemali është nga Çairit. Ismeti njihet si person që në zgjedhjet e fundit kishte bërë aktivitet për SDSM-në dhe të shpeshta kanë qenë rastet kur ka shrehur qëndrimet kundër politikbërjes së BDI-së. Shoqëria e Ismetit me të plagosurin Kemal Lusjanin mund të vërtetohet edhe nga fotografitë…

Lexo më Shumë