Në Kuvend sot filloi debati rreth Propozim-buxhetit për vitin 2018. Buxheti i propozuar është në rend dite të Komisionit amë për financim dhe buxhet, ku para anëtarëve e arsyetoi ministri i FInancave, Dragan Tevdovski. “Propozim-buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 është refleksioni më i mirë i angazhimit të Qeverisë së re për arritje të qëllimeve dhe prioriteteve kyçe të shoqërisë, shkallë më të larta të rritjes së ekonomisë, rritje të punësimeve, ngritje të standardit jetësor të popullatës, arritje e nivelit më të lartë të drejtësisë sociale dhe intensifikim të proceseve integruese për në BE dhe në NATO”, tha…
Author: Semi
Gjykata e Apelit në Shkup e anuloi seancën në të cilën duhej të vendoste nëse video-inpizimet nga masat e veçanta hetuese të publikuara në Youtube do të munden të jenë dëshmi në rastin “Ryshfeti”, njofton Portalb.mk. Arsyeja për shtyrjen e seancës është se gjykatësi për këtë rast, Afrim Fidani, është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Supreme. Gjyqtari Safet Kadriu tha se nuk është bërë ende ri-shpërndarja e gjykatësve dhe se seanca është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
Bashkëpunimi rajonal i mbrojtjes me përqendrim në kontributin e përbashkët në operacionin “Mbështetje vendimtare në Afganistan”, si dhe gjendja aktuale e sigurisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni, do të jenë pjesë e takimit të ministrave të mbrojtjes të SHBA – Kartës së Adriatikut që do të mbahet të premten në Ohër. Në takim do të kenë fjalim kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, ministrat e mbrojtjes ose përfaqësues zyrtarë të SHBA-së, të vendeve-anëtare: Shqipëria, BeH-ja, Kroacia, Maqedonia, si dhe ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë dhe ministrat e mbrojtjes ose përfaqësues zyrtarë të vendeve mbikëqyrëse Kosova, Serbia dhe…
Departamenti për arsim, kulturë dhe sport pranë Komunës së Gostivarit, mori pjesë aktive në organizimin e aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit – Ditët së Pavarësisë. “Gjatë ditëve që lamë pas, patëm një angazhim intensiv për të nxitur dhe për të ndihmuar nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre në të gjitha shkollat publike në komunën e Gostivarit, me mësim në gjuhën shqipe, që të jenë sa më aktiv në realizimin e aktiviteteve për shënimin e Ditës së Pavarësisë”, njofton Aslian Snopçe, përgjegjëse e Departamentit për arsim, kulturë dhe sport pranë Komunës së Gostivarit. Nga ky Departament njoftojnë se sonte me fillim…
Qeveria e Maqedonisë thotë se po punon intensivisht për përmbushjen e reformave të kërkuara nga bashkësia ndërkombëtare pa komentuar një raport të Komisionit Evropian me kritikat e para drejtueseve të ekzekutivit të ri për reforma të ngadalësuara. Në raportin që i është dërguar misionit të Maqedonisë në Bruksel thuhet se Qeveria e re po harxhon shumë kohë në marrëdhëniet me opinionin në vend se t’u përkushtohet reformave, shkruan REL. Komisioni Evropian kërkon rezultate konkrete për reformimit të policisë sekrete, miratimin e ligjeve për Gjyqësorin, por edhe në media dhe sfera tjera. Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, beson se Qeveria deri në…
Siç duket edhe faktorit ndërkombetër i ka ardhur në majë të hundëve nga politikat aventuriste dhe qëndrimet joparimore të deritanishme që janë zhvilluar në Maqedoni dhe si pasoj duket që do të jenë më sy çelë që mos lejojnë edhe qeveria e re të reflektojë njejtë, transmeton Express. Në saje të kësajë duket që shumë seriozisht i është tërhekur vërejtja kryeministrit Zaev për qëndrimet e tija që mbajti gjatë tërë periudhës së zgjedhjeve lokale si dhe zhagitjeve të deritanishme që bëhen në drejtim të kompletimit të qeverisë pas vendeve vakante. Mollë sherri duket të jetë Ministria e Shëndetësisë për të…
Ministria e Punëve të Brendshme e ka publikuar tekstin e ndryshimeve të ligjit për ndjekjen e komunikimeve. Me ligjin e propozuar, thuhet në ndryshimet ligjore, kryhet realizim i rekomandimeve të grupeve të lartë për çështje sistematike nga sundimi i ligjit në lidhje me ndjekjen e komunikimeve, ndërkaq me atë edhe avancohen zgjidhjet ligjore, me qëllim të implementimit të tyre praktik, njofton Portalb.mk. “Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për komunikime elektronike bazohet në parimin për mbrojtje të integritetit moral dhe të respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut të përcaktuara me Kushtetutë, ligj dhe me marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare”,…
Vendimi për Kishën Ortodokse të Maqedonisë (KOM-DO) kërkohet aq shumë vite, prandaj është i komplikuar dhe duhet të mendohet shumë mirë, deklaroi sot patriarku bullgar Neofit duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për atë përse kërkohet aq gjatë zgjidhje për KOM-in. Patriarku Neofit nënvizohet se kjo çështje duhet të mendohet shumë mirë, ndërsa zgjidhja të sillet me shumicë dhe të gjitha kishat ortodokse të kenë pasqyrë të qartë për çështjen e autoqefalisë, që nuk ishte shqyrtuar në Tubimin e kaluar mbarëortodoks në Kretë. Sipas paralajmërimeve të peshkopëve bullgarë, nuk pritet përgjigje e shpejtë e KOB-it, por do të formohet komision…
Komisioni kuvendor për arsim, shkencë dhe sport sot do të mbajë seancë. Anëtarët e Komisionit do ta shqyrtojnë Statutin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, në fazë të dytë.
Gjatë javës së kaluar në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 67 (I=3,2/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve. Sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë tek personat mbi 65 vjet. Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve janë raportuar në territorin e NJR Gostivar (23), ndërsa incidencë më e lartë prej 50,4/100.000 është regjistruar në NJR Dibër. Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 367 (I=17,7/100.000). Krahasuar me të njëjtën…
Për shkak të problemeve teknike telefoni kujdestar i NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi nuk do të jetë funksional. NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, informon se për shkaqe teknike telefoni kujdestar 02 30 73 010 në një periudhë të caktuar nuk do të jetë funksional.
Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR vaksinimi filloi më 17 tetor, ndërsa këtë sezon në dispozicion ka 27.997 të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac. Sipas të dhënave të deritanishme të marra nga QSHP/NJR në vendin tonë deri në fund të javës së 46 janë vaksinuar gjithsej 27.990 persona, ose janë shpenzuar 99,9% nga vaksinat e siguruara për këtë sezon. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 60,5%. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar persona ose 75,2% vuajnë nga sëmundje kronike.