Author: Semi

Sot dhe nesër në Saraj zhvillohet edicioni i tetë i festivalit tashmë tradicional “Saraj fest 2018”. Organizatorët thonë se për dallim nga vitet e tjera, interesimi i madh i ansambleve ka bërë që sivjet ky festival të mbahet në dy ditë. “Pjesëmarrësit e rinj janë të kënaqur që jo vetëm mund të interpretojnë vallet e tyre para spektatorëve, por mund të shoqërohen dhe njihen me të rinjtë e tjerë me të cilët ndajnë të njëjtin pasion për muzikën popullore dhe folklorike”,- tha organizatori i “Saraj Fest”, Hazbi Shaipi. Festivali filloi sonte në orën 18:00 në sheshin e Sarajit, ndërsa nesër…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 11:30 minuta, gjatë kontrollit në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, efektivët e policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, Stacioni policor Gostivarë, kanë ndaluar veturën ,”Golf” me targa të Shkupit, e drejtuar nga personi A.L. 32 vjeçar nga Shkupi. Gjatë kontrollitë, në veturë është gjetur një çantë dore e zezë, në të cilën ka pasur një pistoletë të tipit “TT” e kalibrit 7,62 milimetër, me karikues të mbushur me 9 plumba, të cilën A.L. e ka poseduar pa leje. Gjatë kontrollit i njejti ka tentuar të arratiset, por menjëherë është kapur nga efektivët e policisë.…

Lexo më Shumë

Mickoski është i kot dhe në agoni kështu që ai shpik raste jo ekzistuese dhe lajmet e rreme. Rasti për të cilin Mickoski foli sot është plotësisht shpikur dhe nuk ka të bëjë me realitetin. Nuk ka asnjë krim në REK Bitola dhe as ka ndonjë lidhje me kompanitë apo personat nga familja e kryeministrit Zoran Zaev, për të cilën sot në gënjente Mickoski. Në emër të së vërtetës, i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve relevante dhe organizatave joqeveritare që merren me anti-korrupsionin për t’u interesuar për rastin fiktiv të Mickoskit dhe për të informuar publikun për këtë ngjarje. Frustrimi…

Lexo më Shumë

Organizatë e regjistruar në Birgingem, Alabama ndërkombëtarisht ndërmjetësonë në procesin e adaptimit të fëmijëve, informon TV 24. Faqja e internetit është ofruar për disa shtete që mund të adoptojnë fëmijë, duke përfshirë edhe Maqedoninë. Kur klikoni në njërin prej vendeve, hapet një dritare me informacion të vogël, por kur të arrini në listën e çmimeve do të gjeni të gjitha kushtet, afatet dhe shumën. Për Maqedoninë thuhet se është përfshirë në program nga viti 2015. Është deklaruar se vendi lejojnë adoptimin e fëmijëve të moshës 1 deri në 15 vjet dhe se autoriteti kompetente për këtë është Ministria e Punës…

Lexo më Shumë

Publicisti nga Tirana, Agim Baçi, në një intervistë ekskluzive për Almakos, fletë për vështirësitë e Medias shqiptare për t’i shërbyer të vërtetës, për shoqërinë e spektaklit, e cila ushqen vetëm instiktin dhe shton barrierat për të arritur deri te e vërteta. “E vërteta do të jetë nën presionin e spektaklit, reklamës dhe pushtetit”, thotë Baçi. Ai në këtë intervistë analizon dukurinë e përdorimit të medias në shërbim të imazhit të politikës dhe të komunikimit. “Kur bie muri moral i shoqërisë, ajo bëhet lehtësisht e manipulueshme nga gjithkush”, theksoni Baçi. Sipas tij, kultura e debatit në mediat shqiptare nuk shkon te…

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni mendon se nëse Këshilli i Evropës nuk jep leje për fillimin e bisedimeve këtë vit, atëherë e ardhmja është e humbur për shkak zgjedhjeve evropiane. Në intervistën për AIM ai përshëndeti “hapat e mëdha” të qeverisë, por tregon edhe për dobësi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ish ambasadori Fouere, i cili tani punon si ekspert në një institut me ndikim të përkushtuar ndaj politikave evropiane (CEPS), kohët e fundit ka vlerësuar raportin e fundit mbi Ballkanin Perëndimor dhe strategjinë e zgjerimit të BE-së. Ai shpreson që në qershor Këshilli i BE-së do të miratojë fillimin e negociatave…

Lexo më Shumë

Nga 15 maji nuk do të mund që të blejmë me kartëmonedha 10 dhe 50 denarëshe të letrës, pasi që ato nuk do të vlejnë. Banka Popullore informon se në vend të tyre do të përdoren monedha plastike 10 dhe 50 denarëshe. Gjithashtu, do të vlejnë edhe paratë 10 dhe 50 denarëshe të hekurit. Kushdo që do të ketë kartëmonedha 10 dhe 50 denarëshe të letrës, mundet që të njëjtat t’i ndërroj me paratë plastike, ose të hekurit. Periudha e ndërrimit vlen nga 15 maji i këtij viti, deri më 15 maj të vitit që vjen, në ndonjë bankë. Pas…

Lexo më Shumë

Nga viti i ardhshëm shkollor, 80 nxënës të shkollës së mesme elektroteknike “Mihajllo Pupin” do të mësojnë në bazë të programit mësimor të profilizuar në bazë të nevojave të gjashtë kompanive në Maqedoni, njofton AlsatM. Gjithashtu, 57 nxënës të kësaj shkolle do të kenë të garantuar punësimin në këto kompani menjëherë pas përfundimit të shkollimit të mesëm. Këtë e paralajmëruan sot ministrja e arsimit Renata Deskovska dhe drejtori i shkollës në fjalë Eftim Pejkovski gjatë firmosjes së memorandumit për bashkëpunim me gjashtë kompanitë e vendit. Një projekt i ngjashëm ka nisur të realizohet edhe me EVN Maqedoni nga muaji shtator…

Lexo më Shumë

Gjykata ka liruar sot nga paraburgimi ish-shefin e shërbimit sekret, Mitko Çavkov . Çavkov mbahej në liri me granci të deponuar për qindra euro, ku mesa duket nuk është ndalur duke e ankimuar vendimin në Gjykatën Penale. Çavkov u lirua nga burgu i Shutkës pasi Gjykata e Lartë ja hoqi masën e paraburgimit. E rikthien përsëri në burg pasi që policia nuk e gjeti në adresën e tij shtëpiake. Ai është një nga 30 të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit.

Lexo më Shumë

Promovimi i fetave nuk i kanë përmbushur pritjet e punëtorëve hotelerik dhe turistik nga Struga. Është pritur më shumë të përmbushen kapacitetet e tyre, prandaj i bëjnë thirrje komunës që t’ju ndihmojë. “Presim nga udhëheqja lokale që të jenë më aktiv. Nga ajo çka jam i informuar nga agjencitë janë paralajmëruar mjaft mysafir nga vendi dhe jashtë. Por, qeverisja lokale duhet të jetë më shumë e tërheqëse sepse Struga është qyteti më i bukur në Maqedoni dhe do të jetë mirë për të gjithë ne që të ketë më shumë turist por edhe për ekonominë”, tha Bekim Tiska, hoteljer. “Rezervimet…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Jashtëm, Nikola Dimitrov u takua sot me nënkryetarin e Asamblesë Kombëtare të 14-të, Wong Chu Luu, në delegacionin e së cilit ishin deputetë dhe përfaqësues të rajoneve në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç theksojnë nga MPJ, Dimitrov theksoi rëndësinë dhe vëmendjen nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë në marrëdhëniet me vendet e Azisë, duke përfshirë këtu edhe Vietnamin. Nënkryetari i Kuvendit të 14-të Kombëtar, Wong Chu Luu, shprehu kënaqësinë e miqësisë tradicionale mes dy vendeve dhe theksoi se qëllimi i vizitës është që edhe më tutje t’i thellojmë marrëdhëniet në mes dy vendeve. /Telegrafi/

Lexo më Shumë