“Se si do të punohet në Kuvend, ne kemi bërë përpjekje që të krijojmë konsensus politik. Konsideroj se opozita pas zgjedhjeve lokale ka kuptuar se përpjekjet për bllokadë nuk u pranuan nga qytetarët. Tashmë ndjej dhe vërej ndryshime pas zgjedhjeve lokale në këtë drejtim”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sa i takon mungesës së konsesusit politik në Maqedoni për realizimin e reformave të “Planit 3-6-9″ i cili sipas pjesëtarës së Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska “masat e Planit 3-6-9 është duke i lënë në letër”, raporton Portalb.mk. Margarita Caca Nikollovskamiratuar “Nuk e di se a do të arrihen…
Author: Semi
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev dhe amendamentet e dorëzuara nga LSDM, zëvendës-kryeministri për Euro-integrime, Bujar Osmani tha se janë të rrezikshme dhe se ndryshimi eventual i propozim-ligjit të dorëzuar në Kuvend për avancimin e gjuhës shqipe do të ishte një hap i rrezikshëm. Një veprim i tillë, sipas tij do të hap Kutinë e Pandorës. Osmani tha se Ligji për Gjuhën Shqipe është i dakorduar me partnerët e koalicionit deri në detajin më të vogël, andaj ai vlerëson se nuk ka nevojë për asnjë ndryshim shtesë dhe duhet të miratohet, ashtu siç është dorëzuar. Ai nuk siguroi, por…
Një patrullë e policisë maqedonase është sulmuar në mal, me ç’rast njëri është goditur me mjet të fortë, njofton MPB. Sulmi ka ndodhur më 7 nëntor të këtij viti, rreth orës 17, njofton MPB. “Më 7 nëntor të këtij viti, rreth orës 17 në afërsi të fshatit Topollnicë, gjatë konfiskimit të traktorit me karrocë të ngarkuar me drunj bungu, drejtuar nga J.B. nga fshati Topollnicë pa dokumente përkatëse, i pandehuri i parë me mjet të fortë ka goditur një polic, kurse i pandehuri i dytë ka kërcënuar policët, duke i penguar të kryejnë detyrën zyrtare”, ka njoftuar policia në buletinin…
Siç njofton departmenti për informim pran Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela ka udhëtuar drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do qëndroj deri në mes të dhjetorit. Sela do jetë mysafir i lobit Shqiptaro Amerikan pët festën e 28 Nëntorit (festës së Flamurit). Gjithashtu janë planifikuar dhe takime me kongresmenë amerikanë dhe figura të rëndësishme politike.
Para se të fillojë sot debati për buxhetin e vitit 2018, ministri i financave Dragan Tevdovski ka qerasur deputetët në Kuvend me petulla. Shkak për këtë qerasje është vajza që I ka lindur ministrit Tevdovski të enjten, shkruan SDK. Me bashkëshorten e tij, Anitën, Tevdovski ka edhe dy vajza më të mëdha: Ema dhe Kaja, transmeton Gazeta Lajm. Debate për buxhetin ka filluar sot në Komisionin për financa dhe buxhet. Sipas rregullores, ky debat mund të zgjasë 10 ditë pune. Gjatë kësaj periudhe Kuvendi nuk do të mbajë seanca tjera. Për shkak të Buxhetit është prolonguar zgjedhja e prokurorit të…
Në situatë kur Kisha Ortodokse e Maqedonisë (KOM) e pranon Kishën Ortodokse të Bullgarisë (KOB) për kishë-nënë, KOB e vlerëson si detyrim të shenjtë të ofrojë bashkëpunim të plotë, ndërmjetësim dhe përfaqësim përpara kishave ortodokse vendase, duke ndërmarrë gjithçka që është e patjetërsueshme për konstatimin e statusit kanonik të KOM-it, shkruan në vendimin e sinodit të KOB për letrën e KOM-it, njofton Portalb.mk. Ndryshe, në mbledhjen e sotme në përbërje të plotë, KOB e ka shqyrtuar letrën e kryepeshkopit të KOM-it, z.z. Stefan. Paraprakisht, patriarku bullgar, Neofit përpara hyrjes në Sinodin e Kishës Ortodokse Bullgare tha se “duhet ta pranojmë dorën e…
Gjatë javës së kaluar në Maqedoni janë raportuar 67 raste të gripit dhe krahasuar me javën e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve. Sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë tek personat mbi 65 vjet. Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve janë raportuar në territorin e NJR Gostivar (23), ndërsa incidencë më e lartë prej 50,4/100.000 është regjistruar në NJR Dibër. Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 367. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit…
Gjykata e Apelit Shkup e ka shtyrë seancën publike në të cilën duhej të vendoste nëse video-xhirimet të publikuara në Youtube, do të jenë dëshmi në rastin “Ryshfeti”, në të cili i akuzuar është kryeministri dhe lideri i LSDM-së , Zoran Zaev. Arsyeja për shtyrjen e seancës ishte pasi gjykatësi i lëndës Afrim Fidani, është emëruar gjykatës në Gjykatën e Lartë, ndërsa në vendin e tij akoma nuk është zgjedhur gjykatës i ri. Gjykatësi Safet Kadriu tha se arsye për anulimin e sotëm të seancës është për shkak të asaj se ende nuk është bërë risistemimi i tyre. Avokatët e…
Burime brenda LSDM-së thonë se ka ardhur momenti që BDI të paguajë “borxhin” për mbështetjen në zgjedhjet lokale, transmeton Express. Zaev e ka ndarë mendjen për t’ia marrë Bdi-së Ministrinë e Drejtësisë me arsyetimin se ndërkombëtarët kanë bërë shumë vërejtje ndaj kuadrit të BDI-së për mungesë njohurish dhe përgatitje të dobët profesionale, gjithashtu eksponentë të EU-së kanë “sugjeruar” që Renata Deskovska të vendoset në pozitën e Ministrit të Drejtësisë. Një propozim i këtillë ka shkaktuar “dridhje” brenda BDI-së për faktin se LSDM-ja nuk do t’ia kompensojë këtë pozitë dhe BDI do të ketë një Ministri më pak. Zaevi e kërkon këtë si kompensim për mbështetjen që i…
Personat me invaliditet nuk munden të zbresin në sheshin “Skënderbej” në Shkup, pasiqë pengesë janë shkallët e vendosura në dalje të Çarshisë së Vjetër e që del po te ky shesh. Ata që ecin me karroca për shkak të të qënit invalid, nuk ia dalin që ta shohin për së afërmi përmendoren e vetme të vendosur e Skënderbeut, edhe pse janë në afërsi prej 20 metrave. Veç kësaj, afër sheshit janë edhe mbeturinat të hedhura në tokë, që të bën përshtypje se ky vend nuk vlen asgjë. Mirëpo nga ana tjetër, në këtë shesh prej 11 vitesh u punua dhe…
Në Kuvend sot filloi debati rreth Propozim-buxhetit për vitin 2018. Buxheti i propozuar është në rend dite të Komisionit amë për financim dhe buxhet, ku para anëtarëve e arsyetoi ministri i FInancave, Dragan Tevdovski. “Propozim-buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 është refleksioni më i mirë i angazhimit të Qeverisë së re për arritje të qëllimeve dhe prioriteteve kyçe të shoqërisë, shkallë më të larta të rritjes së ekonomisë, rritje të punësimeve, ngritje të standardit jetësor të popullatës, arritje e nivelit më të lartë të drejtësisë sociale dhe intensifikim të proceseve integruese për në BE dhe në NATO”, tha…
Gjykata e Apelit në Shkup e anuloi seancën në të cilën duhej të vendoste nëse video-inpizimet nga masat e veçanta hetuese të publikuara në Youtube do të munden të jenë dëshmi në rastin “Ryshfeti”, njofton Portalb.mk. Arsyeja për shtyrjen e seancës është se gjykatësi për këtë rast, Afrim Fidani, është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Supreme. Gjyqtari Safet Kadriu tha se nuk është bërë ende ri-shpërndarja e gjykatësve dhe se seanca është shtyrë për një kohë të pacaktuar.