Author: Semi

Në 33 objekte hotelierike në Shkup, Tetovë, Gjevgjeli dhe Kavadar gjatë fundjavës janë kryer kontrolle nga ana e policisë, Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe Inspektoratit të Tregut të Punës. MPB-ja sot kumtoi se dy objekteve hotelierike në Tetovë i është dhënë vendim për ndalesë të përkohshme për kryerjen e veprimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, si dhe urdhërpagesa për kundërvajtje për gjoba në vlerë prej 500 eurosh. Një objekti të tretë i është dhënë vendim për ndalesë të përkohshme të kryerjes së veprimit në kohëzgjatje prej shtatë ditësh. Në aksionin janë arrestuar 16 persona, nga të cilët tre shtetas…

Lexo më Shumë

MPB dhe DAP-i mbyllën dhe plumbuan shtatë bastore sportive në Shkup dhe Tetovë, ndërkaq do të parashtrohen edhe padi penale ndaj disa personave. Siç kumtoi MPB, pas njohurive të marra paraprakisht, Minsitria në bashkëpunim me Drejtorinë për të Ardhura Publike, realizoi kontroll aksioni në tetë bastore sportive, dy në Shkup dhe gjashtë në Tetovë. Nga kontrollet e kryera në tetë objektet, vetëm njëri prej tyre ka poseduar licencë për punë në fshatin Bogovinë-rajoni i Tetovës. Në shtatë të tjerat, nga policia është konstatuar se ato kanë punuar në mënyrë të parregullt, për ç’arsye nga ana e DAP-it janë dhënë Vendime…

Lexo më Shumë

Mjeku Nikollçe Damçevski, specialist për gjinekologji dhe obstetrikë është fajtor për rastin në të cilin ka trajtuar si shtatzënë një grua deri në kohën e lindjes, kur i kumtoi se nuk është shtatzënë, konfirmoi Këshilli i Shkallës së dytë pranë Gjykatës së nderit të Odës së Mjekëve të Maqedonisë. Në seancën e mbajtur më 23 të këtij muaji, Këshilli i shkallës së dytë e ka konfirmuar vendimin e miratuar nga Këshilli gjyqësori i shkallës së parë. “Me të, dr. Nikollçe Damçevski është shpallur fajtor në procedurën për rastin kur ka mjekuar dhe ka zbatuar procedura të fertilizimit të ndihmuar biologjik…

Lexo më Shumë

Procesi i reformave në Maqedoni vazhdon. Atë që ne si Bashkimi Evropian duam ta shohim është të ekzistojë përkushtim jo vetëm nga ana e Qeverisë për vazhdim të reformave, por edhe nga Kuvendi dhe nga partitë politike, porositi sot në Kumanovë euroambasadori Samuel Zhbogar në takimin me kryetarin e komunës Maksim Dimitrievski “BE-ja e mirëpret vazhdimin e procesit të reformave. Kuptohet që duhet nga vetë institucionet shtetërore të ketë dërgim të rezultateve, dhe nëse institucionet duhet të vazhdojnë me dërgimin e këtyre rezultateve, kuptohet se nëse kjo do të ketë efekt pozitiv ndaj vetë marrëdhënieve midis BE-së për vendit vitin…

Lexo më Shumë

74 vjecari nga Shkupi është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kodrën e Diellit, përcjell Aktuale.mk. Trupi i të ndjerit S.P. është gjetur mbrëmë rreth orës 20:50. Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërkaq trupi i të ndjerit është dhënë për obduksion.

Lexo më Shumë

Rreth 4.000 nxënës të viteve të para nga tetë shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të përfshihen me aktivitetet nga projekti parandalues – arsimor “Thuaj JO gjuhës së urrejtjes” që fillon sot, informoi zëdhënësi i Sektorit për punë të brendshme Tetovë, Marjan Josifovski. Ai theksoi se bartës të aktiviteteve janë Dega për parandalim në SPB Tetovë dhe misioni i OSBE-së në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale të Tetovës dhe Gostivarit. “Për klasët e para nga pesë shkollat e mesme të Tetovës dhe tre të Gostivarit të cilët ndjekin mësim në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke do të organizohen ligjërata…

Lexo më Shumë

Një investigim i kryer nga rrjeti  ballkanik CIN i botuar në gazetën më të madhe malazeze Vijesti, ka nxjerrë fakte që akuzojnë krerët e komunës së Ulqinit për abuzime marramendëse me paratë publike. Siç bëhet e ditur në materialin e gjatë, ish-kryetari i komunës Fatmir Gjekaj, ka blerë me fondet e buxhetit veshje luksoze, aksesorë për gra e parfume të shtrenjta. Ndërkaq, investigimi bën të ditur se një komision i auditit të Kontrollit të Shtetit të Malit të Zi ka arritur të zbulojë se janë zhdukur apo nuk ekzistojnë, një inventar kolosal me mallra të blera për komunën, si sete kolltuqesh, 20…

Lexo më Shumë

Prokuror publik nga Prokuroria e Shkupit i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme për zbulimin e autorit dhe motivit për vrasjen që ndodhi të premten në mbrëmje në lagjen Çair të Shkupit. “Janë siguruar video regjistrimet nga kamerat që ndodhen në rrethinë në vendin ku ka ndodhur vrasja dhe të njëjtit do të jenë lëndë e analizës. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, Në të njëjtën kohë, janë lëshuar shumë urdhra për ekspertizë të gëzhojave, të veshjes, të gjurmëve të gjakut dhe të sendeve të tjera të gjetura dhe marra nga vendi…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot sërish u anulua seanca për lëndën e PSP-së, “Treqind”, në të cilin është i akuzuar ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve. Popovski sot u paraqit në seancë, por siç tha avokati i tij, vetëm sepse ka qenë nën presion të opinionit. Avokati i tij kërkoi anulim të seancës sepse i akuzuari është mjekuar nga depresioni dhe për këtë arsye nuk ka qenë në gjendje që të marrë pjesë në gjykim. Gjykata për debatin e ardhshëm kryesor të caktuar për më 1 dhjetor…

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Katar, kumtoi ministria e resorit. Gjatë ditës së sotme, minsitri Nikollovski pati takim me ministrin shtetëror për politikë të jashtme të Katarit, Sulltanin Al Muraikhi. Në takim është biseduar për marrëdhëniet bilaterale, si dhe për hapat e ardhshëm për avancim të bashkëpunimit, me theks të posaçëm në bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve. Ministri Nikollovski sot pati takim pune edhe me Al Kuvarin, zëvendësdrejtorin kryesor ekzekutiv të fondit shtetëror të Katarit për investime “Hasad Fud”, veprimtaria themelore e të cilit është kahëzuar drejt investimit…

Lexo më Shumë

Një kazino në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup është plaçkitur me ç’rast janë marrë 130 mijë denarë nga qarkullimi ditor. MPB sot kumtoi se vjedhjen e ka kryer një person i maskuar i cili duke u kërcënuar me thikë dhe shkop i ka marrë paratë nga e punësuara në kazino. Vjedhja ka ndodhur dje rreth orës 08:50. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe për ndriçimin e rastit.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot sërish u anulua seanca për lëndën e PSPsë, “Treqind”, në të cilin është i akuzuar ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve. Popovski sot u paraqit në seancë, por siç tha avokati i tij, vetëm sepse ka qenë nën presion të opinionit. Avokati i tij kërkoi anulim të seancës sepse i akuzuari është mjekuar nga depresioni dhe për këtë arsye nuk ka qenë në gjendje që të marrë pjesë në gjykim. Gjykata për debatin e ardhshëm kryesor të caktuar për më 1 dhjetor…

Lexo më Shumë