Gjykata Themelore Shkupi 1 sot ka pasur në pyetje ish drejtorin e Drejtorisë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, që nga mëngjesi e deri para pak minutash ai është pyetur në detaje për ngjarjet e 27 prillit ku ai kishte lëshuar me qëllim mundësinë që të jep urdhër që policia të mbrojë deputetët në Kuvendin e Maqedonisë. Marrja në pyetje ka përfunduar dhe tani Gjykata Themelore Shkupi 1 duhet të jep vendim brenda gjashtë orëve se çka do të ndodh me Çavkov. Ai ngarkohet me vendimin ”rrezikshmëri terroriste për kushtetuetshmërinë dhe sigurinë e vendit” sipas nenit 313 të Ligjit penal. Nuk…
Author: Semi
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerni planifikon takim me kryeministrat e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor deri në fund të vitit, lajmëroi Tanjugu, duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel. Takimi me siguri do të mbahet më 18 dhjetor në Bruksel në formë të darkës së punës. Sipas burime të njëjta, Brukseli ende punon në organizimin e takimit, konfirmimin e datës dhe marrjes së konfirmimit për pjesëmarrje të të gjithë gjashtë kryeministrave. Takimi i fundit i kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor u mbajt më 24 maj në Bruksel, gjithashtu në iniciativë…
Gjykata Themelore Shkupi 1 ka kërkuar edhe zyrtarisht që deputetëve të arrestuar Sasho Vasilevski, Zhaklina Peshevska dhe Ljupço Dimovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së, t’u hiqet imuniteti. Kërkesa, sipas TV24, është adresuar deri tek kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe pritet që ai të kthehet nga udhëtimi zyrtar për t’i hapur dhe për të dhënë përgjigje. Në anën tjetër, komisioni për çështje të mandateve dhe imuniteteve në Kuvend, ka caktuar seancë për ditën e nesërme ku do të diskutohet kjo kërkesë. Kuvendi pas vendimit të komisionit, në afat prej tre ditëve duhet të sjell vendim ndaj kërkesës së Gjykatës…
Gjatë protestës së sotme para gjykatës themelore të organizuar nga opozitarja VMRO kishte edhe nga ata që kërkonin heqjen e përmendores së Skenderbeut, ashtu sikurse është shqyrtuar mundësia e heqjes së Aleksandrit të madh të Maqedonisë e disa përmendoreve tjera, të vendosura në kohën e VMRO-së që bënin pjesë në planin “Shkupi2014”. “Ata duan të na e humbin historinë. Ata kanë për qëllim ta hutojnë popullin dhe ta ndryshojnë emrin. Emrin e shtetit nuk mund ta ndryshoj askush”, tha qytetari. Duke shtuar se fajtorët duhet të marrin dënimin por se provokatorët janë ata që edhe më shumë meritojnë dënimin. Kurse…
Pas thirrjes së VMRO- DPMNE-së për protesta, përkrahësit e së njëjtës marrëshuan drejtë gjykatës Themelore Shkupi 1. Ata, para gjykatës kërkonin drejtësi për deputetët dhe ish ministrin e MPB-së, të cilët u arrestuan nga ana e policisë. Sipas prokurorisë, Çavkov së bashku me 35 persona tjerë akuzohen me veprën terrorizëm, e cila ndodhi më natën e 27 prillit, ku huliganët sulmuan Kuvendin e Maqedonisë, dhe rrahën disa deputet. Një ashtu ata dëshironin që Amerika dhe përfaqësuesit e sajë të heqin dorë nga Maqedonia, raporton Almakos. Protestat filluan në mënyrë të qetë, pas një kohe të shkurtë një qytetarë iu drejtua…
Mëngjesin e ditës së sotme policia ka filluar arrestimin e zyrtarëve dhe personave të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë që ndryshe njihet si ”E enjtja e zezë”. Zorica Çavkova, vajza e Mitko Çavkov për Televizionin Nova ka dhënë deklaratë rreth arrestimit të babait të saj. ”Herët në mëngjes policia hyri me forcë në shtëpinë tonë, na bastisën dhe kryen parregullsi të mëdha. E morën babin. Ai të gjithë karrierën e ka kaluar në MPB dhe jetën ja ka përkushtuar këtij institucioni. është e dhimbshme se si një njeri që jetën e ka dhënë për luftën…
Maqedonia është shtet demokratik, me institucione të cilat kanë obligim para qytetarëve dhe Kushtetutës të veprojnë sipas procedurave ligjore, për zgjidhje të përhershme të ndodhive të 27 prillit dhe për të sjellur përgjegjësi institucionale për të gjthë të involvuarit, kështu reagojnë nga Lidhja Social Demokrate nëpërmjet një kumtese në lidhje me arrstimin e sotëm, njofton Portalb.mk. “Dhuna e 27 prillit ishte sulm ndaj demokracisë në Republikën e Maqedonisë, ndaj rendit kushtetues, tentim për rrezikuar jetën e deputetëve, dhe me atë edhe sulm ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Institucionet kanë kredibilitet dhe detyrim që ta zbardhin rastin, përshkak të…
Forcat policore sot në ora 4 të mëngjesit ia kanë mësyer edhe fshatit Orizare të komunës së Likovës. Ende pa zbardhur drita, policia ka bastisur shtëpinë e Feta Alimit, policit hero nga ngjarjet e 27 prillit, i cili ia shpëtoi jetën kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela. Feta Halimi për momentin gjendet në Zvicër. Lidhur me aksionin policor, për Gazetën Lajm rrëfejnë familjarë të tij. “Ka pasur shumë policë. Nuk e kemi të qartë pse kanë ardhur në terr të natës të bëjnë bastisje, kur dihet se Fetahu as nuk fshehet, e as nuk ik nga policia. Ai për…
Sot është mbajtur protestë në Shkup për kundërshtimin e vendimit gjyqësor ndaj grupit të Kumanovës. Njëra nga vajzat e të burgosurve të Kumanovës ftoi Prishtinën, Tiranën, SHBA-të dhe botën demokratike ta kthejnë kokën nga Maqedonia, sepse siç tha, “shqiptarët duan të kenë lirinë”. Shpëtim Pollozhani, tha se forma më e mirë për Ditën e flamurit është forma e protestës, ku shumica e këtyre që sot protestojnë sot janë fëmijë të grupit të Kumanovës. “Të përsëritet gjykimi pasi ka shkelje të ligjit… E vërteta voton por nuk harron”, ka thënë Pollozhani. Ish deputeti Hysni Shaqiri, tha se protestojnë për një të…
Në aksionin e mbrëmshëm të policise ku janë arrestuar 35persona siç mësohet nga burime të policise është bastisur edhe shtëpia e një deputeti shqiptar pjesë e koalicionit qeverisë Në mesin e të ndaluarve janë deputeti Luben Arnaudov, aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qoseto nga Velesi, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Kërsto Mukoski, ish drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sashe Stefanovski. Burime jozyrtare kane thene se eshte bastisur shtepia e Vesel Memedit te RDK-së. Alsat ka kontaktuar deputetin Mehmedi dhe sipas burimeve jozyrtare të televizionit dyshohet në lidhjet e Vesel Mehmedit me krerët e VMRO-DPMNE-së pasi natën e 27 prillit…
Me urdhër të Prokurorisë Publike sot në Shkup janë arrestuar Tridhjetë e gjashtë persona që akuzohen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” lidhur me ngjarjet të cilat ndodhën më 27 prill të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Njëri ndër të arrestuarit është Ish ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, si dhe deputet dhe pjestarë të tjerë në ngjarjen e dhunshme. Sipas Kreytari të Kuvendit Talat Xhaferi thotë se nuk diskutohen kompetencat e prokurorisë publike, por që është bërë shkelje procedurale. Ai ka theksuar se me veprinim e…
Sot në mëngjes është bastisur shtëpia e deputetit shqiptar në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, merr vesh portali Telegrafi.mk Deputeti shqiptar, identiteti i të cilit është i njohur për portalin tonë, sipas burimeve të policisë sot është dridhur para tyre si dhe ka kërkuar që të mos bëhet publik emri i tij. Deputeti në fjalë akuzohet për përzierje në ngjarjet tragjike të 27 prillit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë ku bashkë me deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkonin që të sabotonin punën e Parlamentit. Përndryshe, sot janë arrestuar ish zyrtar të lartë për këtë gjë, në mesin e të cilëve edhe…