Kreshnik Spahiu ka “goditur” në ditët më të shënuara për shqiptarët. Ndërkohë që në trojet shqiptare po festohet 28-29 Nentori, themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu shkruan se Ismail Qemali ka gabuar. Sipas tij, flamuri shqiptar Kuq e Zi nuk duhej ngritur në Vlorë por në Shkup, për një Shqipëri të Madhe. “Ismail Qemali gaboi? Flamuri duhet të ngrihej në Shkup për një Shqipëri të madhe dhe jo në Vlorë për një Shqipëri të vogël”- shkruan Kreshnik Spahiu në Facebook. Rikujtojmë që Spahiu është tërhequr nga politika dhe partia e tij.
Author: Semi
Përmes 350 lloje të verës nga 40 verari të verës të Maqedonisë dhe të rajonit, Italia, Franca…,do të mund të degustohen në Panairin e dytë të verës – “Vinodonia 2017” që do të mbahet më 1 dhe 2 dhjetor në hotelin “Meriot”. “Ngjarjen e organizon një grup i konsultuesve të verës, gjykatës dhe entuziastësh nën patronazh të Shoqatës së somelierëve të Republikës së Maqedonisë, ndërsa krahas degustimeve të verës, parashikon edhe degustim të të djathrave më të ndryshme dhe produkteve të sallamerisë të importuara, si dhe dhjetë punëtori edukative për verërat nga Kroacia, për dallimet mes verërave të Maqedonisë dhe…
Ngrohja e shtëpive është burimi më i madh i ndotjes së ajrit. Këtë e tregon raporti për cilësinë e ajrit të përgatitur nga Grupi interdikasterial i formuar nga 17 institucione shtetërore dhe organizata ekologjike civile. Raporti dje ishte miratuar në seancë qeveritare dhe në periudhën e ardhshme pritet së bashku me rekomandimet dhe masat të prezantohet para opinionit. Një pjesë e masave që rekomandohen që të ulet ndotja janë fillimi i procesit për kthim eventual të qytetarëve të shkyçur nga sistemi për ngrohje qendrore në Qytetin e Shkupit, të bëhen ndryshime ligjore me të cilat çdo investues gjatë marrjes së…
VMRO-DPMNE njofton se sot në periudhën prej orës 15:00 deri 17:00 do të bllokojë udhëkryqet tek “Mavrovasja”, “Porta Vlae”, udhëkryqin në Novo Lisiçe mes bulevardeve “Jane Sandanski” dhe “Serbia”, si dhe udhëkryqin tek “Rampa” në Kisella Vodë. Nga partia opozitare shtojnë se para Ministrisë së Drejtësisë në orën 18:00 do të ketë përsëri protesta dhe do të mbahen fjalime, njofton Telegrafi Maqedoni. Nga kjo parti vazhdojnë të kundërshtojnë arrestimin e anëtarëve të saj duke thënë se kjo është vetëm përndjekje politike nga pushteti.
Numri i të punësuarve në industri në muajin tetor të vitit 2017 në krahasim me tetorin e vitit 2016 është rritur për 4,4 për qind, ndërsa në periudhën janar-tetor të vitit 2017, në krahasim me periudhën janar-tetor të vitit 2016 shënon rritje prej 1,8 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistikë. Numri i të punësuarve në sektorin Minierë dhe nxjerrje të gurit në tetor të vitit 2017 në krahasim me tetorin e vitit 2016 shënon ulje prej një për qind, në sektorin Industria e përpunimit rritje prej pesë për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull…
Stevo Pendarovski është emëruar koordinator nacional për përgatitjen e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, informoi sot zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, njofton Portalb.mk. Vendimi për emërimin e deputetit të LSDM-së dhe ish-kandidatit për kryetar, Pendarovskin për koordinator shtetëror në NATO është miratuar në seancën e djeshme qeveritare. Pendarovski do ta merr funksionin pasi që vendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare. Deri atëherë mbetet deputet në Kuvend, ku është zëvendës anëtar i Komisionit kuvendor për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe Agjencisë së Inteligjencës. Maqedonia kishte koordinator shtetëror për NATO-n në përudhën prej 2006 deri 2009 kur në…
Duhet të arrestohet edhe deputeti që më 27 prill pershendetej me djalin e Sasho Mijallkovit. Kjo është kërkesa e aktivistit të shoqërisë civile, Arianit Xhaferi, pas arrestimeve të sotme të deputetëve dhe funksionarëve tjerë të VMRO-DPMNE-së. Edhe pse nuk e ka përmendur me emër “deputetin”, dihet se shumë portale e patën për folur Artan Grubin si deputet që u pershendet me djalin e Mijallkovit, bazuar në videon që e tregon Grubin duke u përshëndetur me njërin prej protestuesve.
Gazetari dhe publicisti i njohur Zarko Trajkovski,në mënyrë indirekte në facebookun e tij ka reaguar për paraqitjen e Gruevskit lidhur me arestimet e zyrtarëve politik dhe deputetet e implikuar në ngjarjen e 27 Prillit, ku ish Kryeministri Gruevski ka shprehur revoltën e tij ndaj arrestimeve sipas tij politike. Ai madje ka thënë se si janë ndjerë fëmijët e tyre kur i kanë parë prindët e tyre te arrestuar në pamjet televizive? Gazetari Trajkovski nëpërmjet statusit të vet ka shkruajtur: Fëmijët e Ziadin Selës pyetni si janë ndier në ato momente kur i kanë parë pamjet televizive?
Ambasada e SHBA-së në Maqedoni bën thirrje për transparencë më të madhe dhe ndjekje të procedurave dhe ndriçim i ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, raporton Meta.mk. “I ndjekim lajmet për arrestimet. I bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të vazhdojnë me zgjidhjen e rasteve me transparencë absolute dhe me respektim të proceseve juridike. Edhe pse kryerësit e sulmeve të 27 prillit duhet të përballen me përgjegjësi për veprat e kryera, përsëri të gjithë personat kanë të drejtën e prezumimit të pafajsisë”, deklarojnë për “Meta” nga Ambasada e ShBA-së në Maqedoni, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske se si i komentojnë arrestimet e…
Prokurorja Fatime Fetai ka paralajmëruar se nuk do të tolerohet më vonesa e Nikolla Gruevskit dhe e të pandehurve të tjerë në seancën gjyqësore për rastin “Shuplakat”. Ajo ka thënë sot se i akuzuari Nikolla Gruevski sot është vonuar për 19 minuta, ndërsa i akuzuari tjetër Daniel Trifunovski ishte vonuar për 17 minuta. “Ata hynë dhe nuk kërkuan falje. Kjo do të thotë se ata nuk kanë respekt elementar për gjykatën. Ne kërkojmë që nëse ndonjë nga të paditurit në seancat e mëvonshme të vonohen, të ndëshkohet në mënyrë adekuate”, tha prokurorja Fetai. Pas kësaj, gjyqtarja Tatiana Mikhailova, e shtyu…
Nga portali “Kriminalite na Vmro-Dpmne” , u publikua një fotografi e makinës luksoze për të cilën thuhet se është e djalit të ish-ministrit për punë të mbrendshme në Maqedoni, makina është e tipit Range Rover, e cila e re kushton mbi 50.000 eu për ta blerë. Derisa dhali i tij ka vetëm 24 vjet. Parashtrohet pyetja vallë si arriti djali i Çavkovit ti a lejojë vetës një luks të tillë me rrogë vjetore të babait, duke e llogaritur si ministër me rreth 24.000 eu. Gjithashtu ia vlen të potencohet se në Maqedoni, papunësia arrinë diku në 24% sipas statistikave të…
I akuzuari i parë në rastin “Shuplakat”, Jordan Ristevski, përpara se gjykatësi ta anulojë seancën gjyqësore për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve, ka kërkuar fjalë nga gjykatësi dhe e ka pranuar fajin, njofton Portalb.mk. “Pas seancës së fundit, pasi që i pash veprat për të cilat akuzohem, dua të them se e pranoj veprën e kryer dhe ndjej pendesë të thellë”, tha Ristevski. Pas kësaj, avokati i tij, Boro Ristevski ia ka mohuar autorizimin, duke thënë se, nuk mundet që të përfaqësojë njëkohësisht të akuzuar që nuk e pranojnë fajin dhe të akuzuar që e pranon fajin. Për momentin,…