https://www.youtube.com/watch?v=WxGb8u47Jn8
Author: Semi
Publicisti Veton Surroi tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se rreziku i sulmeve terroriste serbe ndaj Kosovës s’ka kaluar. Sipas tij rreziku vjen si pasojë e mendësisë, që ende Serbia nuk e sheh Kosovën si të barabartë, por të nënshtruar. Për më tepër, Surroi nënvizoi dhe faktin se në këtë pjesë të territorit të Kosovës nuk janë realizuar zgjedhje të lira demokratike. “Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të dakordojnë për normalizimin e marrëdhënieve sipas marrëveshjes franko-gjermane, për shkak të refuzimit të Serbisë. Rreziku nuk ka kaluar. Këto veprime nuk janë rezultat vetëm i…
Politologu Ilir Kulla tha në emisionin Now në Euronews Albania se Serbia kishte përgatitur një plan për kryengritje të armatosur në të gjithë Kosovë që do të niste nga manastiret. Sipas tij, gjithçka nisi kur serbët u larguan nga institucionet por ajo që ndodhi ishte që banorët serbë të veriut nuk i mbështetën terroristët “Plani i tyre ka qenë që ata të bëjnë një kryengritje të armatosur në gjithë Kosovën, edhe brenda në Kosovë, Pejë, Deçan ku ka manastire dhe nëpërmjet destabilizimit të thoshin këtu ka dështuar gjithçka dhe duhet bërë gjithçka nga e para. Kjo nisi që kur u…
Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti, thotë se akuzat për pasurimin e paligjshëm të familjarëve të kreut të BDI-së Ali Ahmetit bëhen në kuzhina që nuk i’a duan të mirën shqiptarëve. I ftuar në Intervistë në Alsat, Bexheti ftoi politikanët dhe aktivistët shqiptarë që mos t’i bashkëngjiten kësaj fushate kundër kreut të “integristëve”. “Kjo më duket një kampanjë e sinkronizuar që realisht kuzhina nuk është shqiptare dhe gjitha këto akuza që bëhen kanë të bëjnë më shumë me diskreditimin e personalitetit të z.Ahmeti dhe të procesit që e udhëheq z.Ahmeti me BDI-në dhe nuk është e rastit që në këtë…
Ngjarjet në Sllupçan, edhe pse të natyrës energjetike, u shndërruan në etno-politike! A janë këto zhvillime tregues i pranisë së etnocentrizmit si fenomen i vazhdueshëm në media, veçanërisht në ato onlajn? Si dalluan raportimet e mediave shqipe dhe maqedonase rreth Sllupçanit? Si ndodhi që në një pjesë të mediave maqedonase pati kritika të shumta, madje edhe parodizim, ndërsa në disa media shqipe “viktimizim” të banorëve, që nuk paguajnë faturat e energjisë së shpenzuar? Shkruan: SEFER TAHIRI Sistemi mediatik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht mediat tradicionale dhe sidomos ato që funksionojnë në sferën onlajn, vazhdon të jetë i…
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Garbriel Escobar në kuadër të vizitës së tij në Shkup takoi sot presidentin e vendit, Stevo Pendarovski. Nga kabineti i presidentit informuan se në takimin zyrtarin e lartë amerikan, Gabriel Escobar është biseduar për aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmarrë vendi për të përparuar në këtë proces, përcjell INA. “Për arritjen e qëllimeve tona strategjike, e vlerësojmë veçanërisht mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takim u konfirmua mbështetja e SHBA-së për aspiratat evropiane të vendit tonë. Në të njëjtën kohë, Uashingtoni…
Ministri Bujar Osmani dhe 13 diplomatë të tjerë nga mbarë bota dolën nga korniza diplomatike e komunikimit dhe përmes postimeve në platformën X uruan pavarësinë e Ukrainës. Bëhet fjalë për shkrimin e himnit kombëtar të Ukrainës në tweete të veçanta, ku fjalitë e para i ka shkruar ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e më pas janë ndjekur nga 13 ministra të tjerë botërorë, mes tyre edhe Osmani, deri në përfundimin e të gjithë himnit. Ukraina po feston pavarësinë e saj për të dytën herë radhazi përballë agresionit rus dhe kjo kartë unike është një shenjë e solidaritetit dhe mbështetjes…
Sot komuna Butel ka marr një aksion i cili sipas të gjitha gjasave do të përfundojë me kallëzim penal por dhe çlirim të tokës së uzurpuar në pronësi të shtetit në territorin e komunës së Butelit! Kështu përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social facebook ka informuar kryetari i komunës së Buteit, Darko Kostovski. Sipas Kosotovski sot në mëngjes, së bashku me shërbimet inspektuese të komunës së Butelit dhe në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme kemi vepruar në përputhje me ligjin sa i përket uzurpimit të tokës shtetërore. Gjatë këtij aksioni është larguar një rrethojë metalike e…
Një ditë historike për banorët e vendbanimeve Luboten dhe Lubancë! Kështu ka shkruar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook, kryetari i komunës së Butelit Darko Kostovski duke paralajmëruar fillimin e përgatitjes së dokumentacionit për nisjen e realizimit të projektit i cili do të lidhë këto dy vendbanime me rrjet të ujësjellësit dhe me këtë do të sigurohet ujë i pijshëm. “Ajo që për shumë njerëz ishte vetëm një utopi, për mua dhe ekipin tim ishte një motivim për të zgjidhur një nga problemet më të mëdha shumëvjeçare në komunën e Butelit, që është një furnizimi stabil me…
Nëse mendojmë për interes shtetëror, në situatën kjo është hyrje në BE, qytetarët deklarohen dhe në interes të tyrin është hyrja në BE. Në cilën mënyrë do të hyjmë, këtu është kapaciteti i atyre që po negociojnë, kapaciteti i partive politike, këtu është kapaciteti i shtetit çka do të nxjerrë si negociuese dhe çka do të nxjerrë si ofertë dhe në cilën mënyrë do të dakordohet, theksoi Dragan Antonovski, drejtor i Agjencisë informative mediatike (MIA) në “Lajme plus” në Televizionin kanal 5, duke folur për ndryshimet kushtetuese, për gjendjen momentale politike dhe për atë si do të vazhdonte procesi. Nëse…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski në “Summer Click” në TV21 thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha mesazh të qartë se mbështet të gjithë ata që janë kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit. “Ajo që ndodh në skenën politike te shqiptarët në Maqedoni ka ndikim në Kosovë dhe ajo që ndodh në skenën politike në Kosovë, ndikon në Maqedoni. Vizita e kryeministrit Kurti në Maqedoni, që për momentin sipas gjitha hulumtimeve të mendimit publik, është politikani me më tepër popullaritet në Ballkan, ka pasur porosi të qartë politike për gjithsecilin që pak kupton politikë, ndërsa kjo është mbështetje e qartë…
Prokuroria për krim të organizuar është në fazën hetimore në lidhje me tenderin për ndërtimin e spitaleve modulare. Kështu deklaroi ministri i drejtësisë në pyetjen gazetarëve se çfarë ka biseduar me kryeprokurorin Joveski edhe me prokurorin për krim të organizuar Islam Abazi. “Reportazhin e kemi parë të gjithë. Unë u informova nga dora e parë edhe nga prokurori publik edhe nga prokurori për krim të organizuar. Për rastin e parë ne kemi një akt gjykim nga gjykata themelore në Tetovë kurse për rastin e dytë ka një lëndë që është ngritur për mënyrën e tenderimit dhe çfarë është bërë për…