Author: Semi

Ndonëse ende është shumë i ri, Vigan Maksuti nga Tetova, tashmë publikut shqiptar i ka sjellur shumë hite dhe shumë këngë që janë bërë të njohura. Kësaj radhe Vigani vjen me këngën më të re “Zemra e Kumanovës” kushtuar dëshmorit të Kombit Ismet Jashari, i njohur si komandant Kumanova që ra heroikisht në Luftën e Kosovës. Vigan Maksuti sjell këtë këngë për nderë të festës së 28 nëntorit Ditës së Flamurit Kombëtar. Klipi I këngës “Zemra e Kumanovës” që këndohet nga djaloshi i ri tetovar është realizuar nga Televizioni Koha kurse regjia nga Remzi Matoshi. https://youtu.be/j2-b87HMvUU

Lexo më Shumë

Irfan dhe Marionka Ushtelenca janë të martuar më shumë se 50 vite. Ai është shqiptar, ajo maqedonase. Thonë se tensionet në shoqëri nuk u janë reflektuar në familje në Dibër konsiderohen si shembull për tolerancë fetare dhe etnike. Martesat e përziera mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë të rralla në Dibër, mirëpo ato si në të kaluarën edhe tani janë martesa stabile, dhe njëherit paraqesin shembull të mirë për bashkëjetesë dhe tolerancë. Edhe përkundër asaj se në disa periudha në vend ka pasur tensione të theksuara etnike dhe fetare, këto martesa kanë mbijetuar, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase.…

Lexo më Shumë

Në protestën e sotme në Prishtinë ka folur edhe Shykri Ratkoceri, nga Ferizaji. Ai e ka shprehur mllefin e vet për dënimet drakonike ndaj pjesëtarëbe të Grupit të Kumanovës, duke thënë mes tjerash: “Nëse doni luftë, do t’ua bëjmë më zi se Serbisë!”, transmeton Gazeta Lajm. “Kemi ardhur të protestojmë kundër padrejtësive, kundër burgimit të Trimave të Kumanovës. Maqedonia, udhëheqësit e Maqedonisë, ja duke bë gabim të madh. Ata më së pari emrin e duhur si shtet nuk pe kanë dhe po donë me na i dënuar shqiptarët e atdhetarët. O vallahi nëse dojnë luftë, kemi me ua bë ma…

Lexo më Shumë

Këshilli për konfirmimin e aktakuzave e pranoi akuzën e Prokurorisë Themelore Publike për lëndën “Tanku” , konfirmuan për MIA-n nga Prokuroria Themelore Publike. Ende nuk është konfirmuar data për fillimin e gjykimit as nuk është caktuar gjykatës i cili do ta udhëheqë lëndën. Rasti “Tanku” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror. Gjykata e Apelit Shkup, më 8 nëntor…

Lexo më Shumë

Maqedonia dhe Turqia tërësisht ta liberalizojnë tregtinë me prodhimet ushqimore bujqësore dhe sa më shpejtë të hapin dialog të nivelit institucional për bashkëpunim më të madh ekonomik midis investimeve nga të dyja palët dhe paraqitje të përbashkët në tregje të treta, porositën pjesëmarrësit e simpoziumit të sotëm që e organizon Fondacioni për hulumtime ekonomike nga Stambolli. Sipas biznesmenëve, pa vullnet të sinqertë politik nuk as ndryshime, as përparim bilateral të shpejtë, por më e rëndësishme është të ekzistojë stabilitet politik, të funksionojë shteti juridik, të ketë konsistencë dhe si dhe dialog efikas privat publik. “Që të rritet lidhja ekonomike midis…

Lexo më Shumë

Stacioni policor në Koçan parashtroi kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Çeshinovës-Obleshevës, Kostadin Liçkov, (39) për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”. Liçkov në vitin 2014 pa zbatuar furnizim publik ka zgjedhur subjekt juridik nga Shkupi që të kryejë inçizim ajror me dron gjatë aktiviteteve treditore për shënim të festës së komunës “Shën Mëria e Vogël”. Me këtë, sipas MPB-së, i ka kaluar kufijtë e autorizimeve të tij dhe ka vepruar në kundërshtim të Ligjit për furnizime publike. Më 10 dhjetor të vitit 2014, i denoncuari i personit juridik…

Lexo më Shumë

Sot patëm edhe një procedurë të ndarë, sepse edhe një prej të akuzuarve nga rasti i PSP-së “Dhunë në Qendër”,e pranoi fajin për veprën penale që akuzohet deklaroi sot prokurorja speciale Fatime Fetai, pas përfundimit të debatit të përgjithshëm për rastin. Fetai tha se gjykata nesër do ta shpall vendimin për sanksion penal dhe se presin aktgjykim të njëjtë si në rastin me Tomislav Lazarovin. “Dhamë edhe fjalë përfundimtare dhe nesër duhet të shpallet aktgjykimi”, theksoi Fetai. Në lidhje me të akuzuarit tjerë, theksoi se debati i përgjithshëm do të vazhdojë më 7 dhjetor, sepse njëri prej avokatëve të tre…

Lexo më Shumë

Ekspozita tradicionale mbarëkombëtare “Çmimi i Nëntorit”, e cila organizohet nga ana e SHAFM “Draudacum” nga Gostivari dhe me koncertin “Paqe e miqësi nëpërmjet tingujve” me mjeshtër eminent të skenës muzikore shqiptare nga Elbasani, ishin aktivitetet përmbyllëse të organizuara në Gostivar për shënimin e Ditës së Flamurit, e që u mbështetën nga Komuna e Gostivarit. Dy eventet kushtuar 28 Nëntorit, siç theksohet në kumtesë, i përcollën një numër i madh i qytetarëve të Gostivarit, si dhe përfaqësues të kabinetit të komunës së Gostivarit. Në mungesë të kryetarit Taravari, fjalë përshëndetëse në ndarjen e Çmimit të Nëntorit, mbajti këshilltari komunal Besim Memedi,i…

Lexo më Shumë

Në lidhje me informacionet jozyrtare të plasuara në shumë mediume se “Enekod” i ka ofruar 35 milionë euro “Feni”-t, bankat kreditore theksojnë se në opinion nuk do t’i komentojnë elementet nga oferta. “Theksojmë se letra duron gjithçka, ndërsa oferta serioze duhet të mbështetet ose me garanci bankare ose me mjete të deponuara. Sërish përsëritim se bankat kreditore kishin një parakusht të vetëm për ta analizuar seriozitetin, qëndrueshmërinë dhe pranueshmërinë e ofertës nga ofruesit dhe ajo është që paraprakisht tua paguajnë pagën e mbetur punëtorëve nga mjetet personale”, qëndron në kumtesën nga bankat kreditore. Njëherit përkujtojmë se “Enekod” në mëngjes i…

Lexo më Shumë

Në organizim të organizatave komunale të Kryqit të Kuq sot u mbajt tribunë përfundimtare “Parandalim nga sëmundjet e varësisë”, në të cilën pati prezantime për atë se çfarë në fakt do të thonë këto sëmundje dhe si të parandalohen. Në temën prezantim të nikotinizimit para të pranishmëve mbajti psikologja Valdete Adili, për alkoolizimin Enser Jusifovski dhe për abuzim të drogave Emin Zejno. “Kjo është tribuna përfundimtare në të cilën vullnetarët tanë folën si duhet në mënyrl parandaluese të veprohet për sëmundjet e varësisë dhe rrezikut për të rinjtë”, theksoi përfaqësuesi i Kryqit të Kuq të Kërçovës, Besnik Selimi. Tribuna është…

Lexo më Shumë

Kryetar i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov është zgjedhur sot kryetar i Këshillit administrativ të Bashkësisë së njësiteve të vetëqeverisjes lokale (BNJVL), ndërsa si zëvendës të tij janë zgjedhur kryetari i Çairit, Visar Ganiu dhe kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev në mungesë të tij. Në seancën e sotme konstitutive të Asamblesë së përgjithshme janë zgjedhur edhe të gjitha trupat e BNJVL-së. Në seancën nuk morën pjesë kryetarët nga radhët e VMRO-DPMNE-së opozitare. Shilegov pas zgjedhjes për gazetarët theksoi se këtë funksion e përjetonsi një përgjegjësi më tepër, ndërsa prioritet do të jetë vazhdimi i procesit të decentralizimit, që është, siç…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se takimi i mbrëmshëm me liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski që e pati në kabinetin e presidentit Gjorge Ivanov kaloi në mënyrë konstruktive dhe se tema e bisedimeve, siç kumtuan edhe nga kabineti i Ivanovit dhe siç deklaroi sot edhe Gruevski, ishte normalizimi i proceseve politike pas arrestimit të rreth tridhjetë personave të involvuar në ngjarjet në Kuvend. “Biseduam në mënyrë të hapur vetëm e vetëm me qëllim si subjekte përgjegjëse përmes dialogut të gjejmë zgjidhje për çështjet të cilat janë problematike për cilat do palë në shtet. Veçanërisht u theksua nevoja që opozita të përfshihet…

Lexo më Shumë