Author: Semi

Një tetovar u arrestua në vendkalimin kufitar Tushemishtë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, transmeton Express. Ai gjatë hyrjes në Shqipëri, autoritetet kufitare të Maqedonisë pas verifikimit të makinës kanë konstatuar se ajo është e vjedhur në qytetin Italian Ravena. “Në vendkalimin Tushemishtë është arrestuar 27 vjeçari me inicialet V.M nga Tetova, shtetas i Maqedonisë. Arrestimi ka ndodhur gjatë hyrjes në Shqipëri. Tetovari po drejtonte makinën ‘mini couper’. Gjatë kontrollit dhe verifikimeve të detajuara është konstatuar se makina ishte vjedhur në tetor të 2017 në Ravena”, thekson MPB-ja. Ndaj tij është ngritur kallëzim penal në bazë të nenit 141 dhe do të…

Lexo më Shumë

Trembëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në shtatë nga gjithsej 16 aksidente të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në nëntë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Trembëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe pesë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit. Nga komunikacioni janë përjashtuar gjithsej gjashtë persona të cilët kanë drejtuar automjetin me patentë dhe leje qarkullimi me afat të kaluar. Janë hasur 87 automjete të parkuara në mënyrë të…

Lexo më Shumë

Një sipërmarrës gjerman kishte paraqitur disa paleta me lëngje nga Maqedonia gjatë muajit tetor në pikën kufitare Ost në Dortmund. Gjatë kontrollit më të hollësishëm, është konstatuar se bëhet fjalë për limonatë të llojit „Fanta“. Megjithëse 2.496 shishet e paraqitura kanë qenë origjinale, ato nuk kanë qenë të destinuara për tregun europian, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Me këtë rast është paraqitur një i ashtuquajtur import paralel. Pasi që pronari i llojit „Fanta“ ka parashtruar kërkesë për konfiskimin e tyre doganor, 2.400 litrat e limonadës janë konfiskuar dhe shkatërruar nën mbikëqyrjen doganore. Lëngu “Fanta” në Maqedoni prodhohet nga kompania “Skopska…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit sot e filloi aksionin për mbjeljjen e 615 drunjëve.Ky aksion është pjesë e përpjekjeve për gjelbërimin e Shkupit dhe për të rritur numrin e drunjëve të rinj në sipërfaqet publike, të cilat do të përmirësojnë mjedisin jetësor dhe në këtë mënyrë do të kontribuohet në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Sot ekipet e NP “Parqe dhe gjelbërim” në Çair, mbollën 4 fidane në vendin ku tre javë më parë ishin prerë 2 plepa që ishin të vjetër dhe përbënin rrezik për sigurinë e qytetarëve.Qyteti i Shkupit planifikon që në pranverë të vazhdojë me organizimin e këtyre aksioneve…

Lexo më Shumë

Një trup i pajetë është gjetur në parkun holandez të qytetit të Ohrit. Sipas policisë, i vdekuri është identifikuar në një karrige të këtij parku nga ana e kalimtarëve të rastit, të cilët menjëherë kanë lajmëruar organet e rendit. Policia ka kryer hetime për të zbardhur identitetin e viktimës, ndërsa sipas portaleve lokale, bëhet fjalë për një të pastrehë.

Lexo më Shumë

Shtatë deri në dymbëdhjetë raste në ditë lajmërohen në linjën SOS për të kërkuar ndihmë nga dhuna që ushtrohet në familje. Kryesisht gratë dhe fëmijët janë cak i dhunës fizike, por kohën e fundit ka ankesa më të shpeshta edhe gjinia mashkullore, por mbi ata më shumë ushtrohet dhunë psikike. Më tepër në gjithë këtë situatë pësojnë fëmijët, të cilët pasojat e dhunës i bartin nëpër vite, ata janë të dobët dhe nuk kanë mundësi t’i paraqesin rastet, as nuk dinë se ku të drejtohen për ndihmë, tha Tomka Dilevka – operatore e SOS-linjës telefonike. “Më tepër lajmërohen gratë. Gjithashtu…

Lexo më Shumë

Mediat proqeveritare të lidhura ngushtë me Bashkimin Demokratik për Integrim, ditën kur policia arrestoi  pjesën mëtë madhe të dyshuarve për puçin në Kuvend me 27 prill,  kanë brifuar një media kombëtare se policia ka bërë bastisje edhe në shtëpinë e deputetetit Vesel Mehmeti të RDK-së dhe të deputetit të Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, raporton Almakos. Policia sot ka mohuar të jetë bastisur shtëpia e deputetit Afrim Gashi, për të cilin media e afërt më BDI dje spekuoi se e ka përdorur celularin e Kuvendit, i cili ditën e bastisjes është gjetur në shtëpinë e deputetit Veseli. Burime të besueshme njoftojnë…

Lexo më Shumë

Ekspozita tradicionale mbarëkombëtare “Çmimi i Nëntorit”, e cila organizohet nga ana e SHAFM “Draudacum” nga Gostivari dhe me koncertin “Paqe e miqësi nëpërmjet tingujve” me mjeshtër eminent të skenës muzikore shqiptare nga Elbasani, ishin aktivitetet përmbyllëse të organizuara në Gostivar për shënimin e Ditës së Flamurit, e që u mbështetën nga Komuna e Gostivarit. Dy eventet kushtuar 28 Nëntorit, siç theksohet në kumtesë, i përcollën një numër i madh i qytetarëve të Gostivarit, si dhe përfaqësues të kabinetit të komunës së Gostivarit. Në mungesë të kryetarit Taravari, fjalë përshëndetëse në ndarjen e Çmimit të Nëntorit, mbajti këshilltari komunal Besim Memedi,i…

Lexo më Shumë

Ngrohja e shtëpive është burimi më i madh i ndotjes së ajrit. Këtë e tregon raporti për cilësinë e ajrit të përgatitur nga Grupi interdikasterial i formuar nga 17 institucione shtetërore dhe organizata ekologjike civile. Raporti dje ishte miratuar në seancë qeveritare dhe në periudhën e ardhshme pritet së bashku me rekomandimet dhe masat të prezantohet para opinionit. Një pjesë e masave që rekomandohen që të ulet ndotja janë fillimi i procesit për kthim eventual të qytetarëve të shkyçur nga sistemi për ngrohje qendrore në Qytetin e Shkupit, të bëhen ndryshime ligjore me të cilat çdo investues gjatë marrjes së…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, kanë arritur në Kuvend për tu takuar me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, për tu koordinuar në lidhje me veprimin e Kuvendit dhe Komisionit kuvendor për çështje procedurale mandatare-imunitare, i cili duhet të diskutojë për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve nga radha e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të Nikolla Gruevskit. Deputetët akuzohen për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit në lidhje me dhunën që ndodhi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të këtij viti.

Lexo më Shumë

Seanca e Komisionit kuvendor për çështje procedurale mandatare-imunitare, e cila duhet të debatojë për kërkesat për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve të cilët dyshohen për pjesëmarrje në dhunën e 27 prillit në Parlament me siguri nuk do të mbahet sonte, ndërsa pritet të caktohet për nesër. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për MIA-n thotë se kërkesat do të dorëzohen deri te Kuvendi ashtu siç është përshkruar me Rregulloren dhe nuk ka nevojë të shpejtohet. Afatet dhe procedura do të respektohen. Gjykata penale dje, pas orës 18:00 deri te Kuvendi ka dorëzuar kërkesa për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve për shkak…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka konfirmuar lajmin se ditën kur kanë arrestuar dhjetra të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit, poashtu kanë bastisur edhe shtëpinë e deputetit  të RDK, Vesel Memedit në fshatin Çajle të Gostivarit. Mirëpo, policia nuk ka dhënë asnjë informacion shtesë për arsyen e bastisjes duke u arsyetuar se kjo është bërë me urdhër të gjykatës, raporton Almakos. “Me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1 me datë 28 nëntor të këtij viti është kryer kontroll në shtëpinë e personit me iniciale V.M në fshatin Çajlë-Gostivar”, thonë nga MPB. Sipas policisë, detajet e bastisjes së shtepisë…

Lexo më Shumë