Një pjesë e avokatëve të cilët mbrojnë të akuzuarit për ngjarjet në Kuvend, kanë dorëzuar ankesa në Këshilli Penal për Ankesa. Nga Gjykata Penale thonë se afatet për ankesa ndaj vendimit të gjykatës akoma janë të hapura. Afati për çdo vendim veçmas prej 24 orëve fillon prej momentit që miratohen dhe pranohen vendimet e gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kur ankesat të arrijnë në gjykatë, dorëzohen në Këshillin Penal, i cili ka afat 48 orë të sjell vendim. Varësisht kur do të kompletohen lëndët, Këshilli sjell vendim dhe më pas do të informojë”, thonë nga Gjykata Penale.
Author: Semi
Ngjarjet në Parlament më 27 prill ishin të dhunshme dhe meritojnë hetim detal, me ndjekje të procedurës nëpërmjet rrugës gjyqësore, nëse është e nevojshme”, reagojnë nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Maqedoni, në lidhje me arrestimet dhe paraburgimet për terrorin e 27-prillit njofton Portalb.mk. “Është e rëndësishme që të pastrohen procedurat institucione dhe procedurat përkatëse juridike me transparencë maksimale që të jetë e qartë për të gjithë se ligji aplikohet në mënyrë të paanshme”, thuhet në reagim. Për procesin gjyqësor të dhunuesve të 27 prillit që akuzohen për “kërcënim terrorist dhe cënim të rendit kushtetues”, ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, i…
Fajtorët për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill duhet të përgjigjen, deklaroi sot ambasadori amerikan Xhes Bejli. “Policia, prokuroria, sistemi gjyqësor, duhet të veprojnë në mënyrë transparente me respekt të plotë të standardeve më të larta. Gjithsesi, ne dhe BE thamë se përgjegjësit për 27 prillin duhet të japin përgjegjësi, por gjatë procesit poashtu duhet të resepktohet prezumcioni i pafajësisë”, tha Bejli.
Vazhdimi i seancës të Komisionit për Financim dhe Buxhet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë i caktuar për sot u anulua. Vazhdim i ri është caktuar për nesër në orën 11. Seanca e Komisionit për Financim dhe Buxhet në të cilën debatohet për Propozim-buxhetin për vitin 2018 filloi të hënën. Të martën u paralajmërua vazhdim, por pas informacioneve për arrestet për ngjarjet nga 27 prilli në Kuvend, u anulua. Vazhdim i ri u caktua për sot. Debati i përgjithshëm për propozimin sipas Rregullores zgjat 10 ditë pune. Për propozimin janë dorëzuar 279 amendamente.
Lidhja Demokratike (LD) kërkon që diskutimi për imunitetin për deputetët kundër të cilëve zhvillohet procedurë për terrorizëm, në Komisionin për çështje të rregullores dhe të imunitetit dhe seanca plenare në Kuvendin e RM-së të jetë publik dhe me transmetim të drejtpërdrejtë. “Qytetarët ishin dëshmitarë kur ndodhën ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, tentimi për grusht shtet dhe vënien në rrezik me dhunë të institucioneve demokratike dhe është logjike që të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet lidhur me këtë të jenë transparente dhe para syve të opinionit”, kërkojnë nga LD. Ata shtojnë se deputetët të cilët ishin të përfshirë në skenarin e destabilizimit të…
Sipas Bllagoja Markovskit individë ose grupe më të vogla që ende i japin përkrahje regjimit të kaluar si dhe udhëheqësia më e ngushtë e VMRO – DPMNE-së nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm të nxitin destabilizim. Maqedonia nuk mund të ec përpara pa zbardhjen e rasteve kontroverze gjatë kohës së qeverisjes BDI – VMRO – DPMNE, vlerëson pronari i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari. Blerim Ismaili Pas përgjigjes së VMRO – DPMNE-së me protesta dhe bllokimin e rrugëve përshkak të arrestimeve që ishin të lidhur me ngjarjet e 27 prillit, u hap dilema se mos vallë Maqedonia përsëri hyn në periudhë të…
Promovim i botimit “Punime të përzgjedhura” nga akademiku Alajdin Abazi, “Elektromagnetika, materialet elektroteknike, energjia dhe mjedisi” (libri i parë) dhe “Arsimi sipëror dhe Universiteti i Evropës Juglindore” (libri i dytë) do të mbahet sot në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Në promovim do të mbajnë fjalime kryetari i ASHAM-it, akademik Taki Fiti dhe zëvendëskryetari i ASHAM-it, akademik Luan Starova. Promovues do të jetë akademiku Leonid Gërçev, sekretar shkencor i ASHAM-it. Pas promovimit do të shfaqet film kushtuar akademikut Alajdin Abazi.
Mali i Zi do të jetë promotori më i madh i interesave të Maqedonisë në procesin euroatlantik, porositi sot ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, pas takimit me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Boshkovski, i cili është për vizitë zyrtare në Maqedoni, tha se dy shtetet kanë lidhje të thella miqësore dhe se trashëgimia nga shteti i përbashkët mund të jetë platformë e shkëlqyer për ndërtim të marrëdhënieve të ardhshme. “Jo vetëm për shkakun se Maqedoninë e kemi vend të dashur, por edhe për shkak se kjo është në interes të madh të Malit të Zi, sepse…
Policia ende vazhdon të kërkojë që 12 persona të cilët duhet të paraqiten në gjykatën penale në kuadrin e prokurorisë së ndjekjes penale për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe korrupsionin që ndodhi në 27 shtator në Kuvend. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se policia është e vetëdijshme se të gjithë 12 personat janë brenda në shtetin tonë. “Ne kemi njohuri nëse disa nga 12 personat që nuk janë siguruar ende kanë shtetësi të dyfishtë,” tha Spasovski dhe shtoi se ai nuk mund të zbulonte më shumë detaje. Spasovski tha se kualifikimet e krimit për të cilat akuzohen…
Në periudhën e ardhshme është planifikuar ndërtimi i 467 banesave sociale në Shkup, Pehçevë, Sveti Nikollë, Vinicë dhe Probishtip, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. Në Shkup është parashikuar ndërtimi i 312 banesave sociale, nga 34 në Pehçevë dhe Sveti Nikollë, 39 në Vinicë dhe 48 në Probishtip. Pas takimit me drejtorin e SHA për Ekonomizim me Hapësirë Banesore dhe Afariste Hristian Trajkovski, ministri tha se Qeveria fuqimisht është e përkushtuar në zgjidhjen e çështjes së banimit të kategorive më të ndjeshme të qytetarëve dhe për shkak të kësaj në takimin e ardhshëm do të intensifikohen aktivitetet.…
Ndriçimi publik përreth shkollës së mesme të mjekësisë “Dr Pançe Karagjozov”, pas kompleksit të klinikave, tashmë një kohë të gjatë nuk funksionon. Për këtë problem kanë reaguar prindërit e fëmijëve të kësaj shkolle. Për problem ankohen nxënësit e nderimit të dyte, të cilët janë të obliguar të ecin nëpër errësirë gjatë pushimit dhe kur kthehen prej shkolle për në shtëpi. Qyteti i Shkupit nuk ka komentuar për mungesën e dritave duke na orientuar tek Komuna Qendër, shkruan Nova Makedonija, transmeton KOHA.