Gjatë mesnatës së mbrëmshme në vendkalimin kufitar “Bllacë”, gjatë kontrollit të pasaportave ishte paraqitur veturë e tipit “Landrover”, me targa nga Shkupi, e cila drejtohej nga N.A (50) nga lagjja Hasanbeg-Shkup. Pas kontrollit të kryer, ishte konstatuar se personi frekuenton në listën e personave me masë “Apsi”, shkruan Almakos. Zyrtarë të policisë kishin urdhëruar personin që të parkonte veturën, por I njëjti me shpejtësi të madhe ishte nisur drejtë Shkupit pa iu nënshtruar fare kontrollit doganor. Pastaj, I njëjti I shkaktoi dëme edhe pengesës rrugore. Kurse dokumentet e veturës dhe ato personale I kishin mbetur tek zyrtari i policisë. Më…
Author: Semi
Askush prej institucioneve shtetërore nuk sqaron arsyet për bastisjen e shtëpisë së deputetit të RDK-së Vesel Memedi ditën kur policia arrestoi dhjetra të dyshuar për ngjarjet e dhunshme në Kuvend me 27 prill. Institucionet kanë filluar lojën e ping-pongut, policia dje konfirmoi lajmin për bastisen e shtëoisë së deputetit Memedi, mirëpo na sugjeroi që për asryet e bastisjes t’i drejtohemi Gjykatës së Shkupit 1. Prandaj dje Almakos kërkoi me shkrim nga Gjykata, e cila sot na u përgjigj se për këtë çështje duhet të kërkohet sqarim nga Prokuroria e përgjithshme. “Për kryerjen e procedurave para-hetimore dhe hetimore, përgjegjëse është Prokuroria,…
Janë dorëzuar tre padi penale për tre persona të punësuar në Ndërmarrjen Publike “Pyjet e Maqedonisë”, të njëjtit dyshohen se kanë kryer dy vepra penale, “prerje e paligjshme të pyjeve” dhe “ndalesë të personit zyrtarë të kryej veprimin zyrtar” “Stacioni policor “Makedonski Brod” ka dorëzuar padi penale kundër personit D.V. (50), i punësuar në Ndërmarjen Publike “Pyet e Maqedonisë, SH.S- “Sandanski””- Makedonski Brod, LL.V (26) dhe R.V.(36), i punësuar në “NP Pyet e Maqedonisë SH.S- “Sandanski””- Makedonski Brod, të gjithë nga fshati Trebino, për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer vepër penale “ndalesë të personit zyrtarë të kryej veprimin zyrtar”.…
Një polic maqedonas në rrjetet sociale nxjerr detaje nga Burgu hetues në Shutkë për ish ministrin e punëve të brendshme, Mitko Çavkov. Polici e publikuar fotografinë në një prej grupeve në Facebook dhe nën fotografi në komente ka dhënë informacione për sjelljen e Çavkovit në repartin e burgut, transmeton Gazeta Lajm. “Nga ajo që vërehet në facebook, bëhet fjalë për aktivist të LSDM-së. Polici rregullisht në rrjetet sociale ka publikuar përmbajtje me konotacion politik dhe ka agjituar për LSDM-në në rrjetet sociale”, shkruan press24.
Veç një gjë duhet me ta pranuar publikisht. Ke ditë me na manipuluar, hallall të qoftë. “Po punojmë për NATO, po punojmë për BE, po punojmë për integrim, për reformim”, por krejt i paske pasë pallavra. Po shifet shumë mirë se për çka paske punuar. Gjithë veprimtaria jote paska qenë që fëmijët e Çavkovit e Çavkova tjerë, të jetojnë jetë luksi. ALBAN DEMIRI Eh more komandant. Goxha komandant të madh e ke reklamu veten, por përfundove “komandant” në thojza. Komandant që ta panë hajrin Johan Tarçullovski, Lube Boshkovski, Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkovi, Mitko Çavkovi, Branko Cërvenkovski, Nikolla Gruevski, Zoran Verushevski,…
Sektori për Punë të Brendshme të qytetit të Shkupit ka dorëzuar padi penale kundër dy qytetarëve, të cilët dyshohen se kanë kryer disa vepra penale gjatë periudhës 18-28 nëntor. Nga SPB Shkup thonë se të njëjtit veprat i kanë kryer në lokacione të ndryshme dhe kanë arritur një shumë prej 30.000 dinarësh, raporton Almakos. “SPB Shkup dorëzoi padi penale kundër Z.K (18), dhe B.I (16), që të dy nga Shkupi, për arsye të ekzistimit të dyshimit se të njëjtit kanë kryer pesë vepra penale, “vjedhje”. Në periudhë nga 18 gjer më 28 në orët e mbrëmjes gjatë këtij muaji. Veprat…
Ministria e Brendshme ka në listën e arrestimeve edhe 12 persona të tjerë dhe se priten fletëarreste nga organet e drejtësisë. “Janë dhënë urdhra për arrestimin e 36, ndërsa për 12 persona akoma po gjurmohet, ata me siguri janë në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi ministri i brendshëm, Oliver Spasovski. Ai nuk deshi t’i përmend emrat e personave që kërkohen, as se a ka deputet mes tyre ose organizatorë të ngjarjeve të 27 prillit, duke theksuar se ato të dhëna nuk mund të shpërndahen në opinion. Për ata që janë në paraburgim, ndërsa janë edhe të punësuar në MPB, Spasovski tha…
Gjykata Penala ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve edhe për dy të dyshuar për sulmin në Kuvend më 27 prill. “Gjatë ditës së djeshme para gjykatësit të procedurës paraprake, u nxorrën personat M.M dhe S.M dhe me propozim të Prokurorisë Themelore ju është shqiptuar masa e paraburgimin prej 30 ditëve, lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend”, thonë nga Gjykata. Pardje në Gjykatën Penale u morën në pyetje 24 perosona, ku 13 prej tyre u paraburgosën me 30 ditë, mes të cilëve ishin edhe Mitko Çavkov, Bogdan Ilievski, Igor Durllovski dhe të tjerë. Prokuroria Themelore ka hapur…
Dy raste të përdorimit të bankënotave të falsifikuara prej një mijë kruna daneze janë paraqitur në polici gjatë ditëve të kaluara, informoi zëdhënësi SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Rasti i parë ishte paraqitur të hënën nga ana e tetovarit M.S (63). Sipas paraqitjes person i panjohur prej atij ka kërkuar të blejë gjashtë shtange me cigare dhe ka paguar me 1.000 kruna daneze kurse M.S i ka kthyer 4640 denar. Ai menjëherë e ka hetuar se bankënotat janë të falsifikuara deri sa tashmë person i panjohur ishte larguar. Rasti i dytë është paraqitur mbrëmë nga ana e B.R (27) nga fshati…
Rajoni i Ohrit do të ketë qasje deri te rrjeti hekurudhor me projektin për ndërtimin e vijës hekurudhore Kërçovë – kufiri me Shqipërinë, në gjatësi prej 63 kilometrave. Dokumentacioni i projektit dhe i tenderit është i gatshëm, ndërsa në periudhën e ardhshme nga kreditorët ndërkombëtarë do të kërkohen 500 milionë euro shtesë aq sa është vlerësuar shuma. Në prezantimin e sotëm të dokumentacionit projektues, të përgatitur me 7,7 milionë euro nga BE-ja, u kumtua se ruta e hekurudhës është nga Kërçova nëpër malet deri në rajonin e Mesheishta, prej ku kalon përmes Strugës ku do të jetë stacioni kryesor pas…
Pas kryetarit të RDK-së, Vesel Memedi, policia ia ka marrë aparatin celular (telefonin) edhe një deputeti tjetër, raporton Dojçe Vele në gjuhën maqedonase. Sipas DV-së, bëhet fjalë për ish kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski, shtëpia e të cilit poashtu është bastisur, transmeton Gazeta Lajm. “Supozohet se telefonat e konfiskuar mund të përmbajnë informacione për komunikime të caktuara, që do të ndihmonin në ndriçimin e ngjarjeve të 27 prillit, marrim vesh nga burime jozyrtare të hetuesisë”, raporton DV, duke shtuar se edhe celulari i Veljanovskit edhe ai i Memedit për momentin janë jashtë funksionit. Disa mediume maqedonase shkruajnë se në shtëpitë…
Njëri nga pjesëmarrësit e incidentit në Kuvend më 27 prill, Goran Angellov- Qoseto në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se pas marrjes në pyetje në gjyq, “gjykatësi i ka shqiptuar masën e paraburgimit”. “Mu dha paraburgim për shkak të dashurisë së madhe ndaj atdheut, Maqedoni!”, ka shkruar Angellov. Ai është njëri nga 28-të të arrestuarit për incidentin e 27 prillit në Kuvend.