Author: Semi

Maqedonia dhe Serbia nga marsi i vitit të ardhshëm do të vendosin doganim të përbashkët në vendkalimin kufitar Tabanovc. Kjo u paralajmërua sot në fillim të mbledhjes joformale të përfaqësuesve të shërbimeve doganore nga Ballkani Perëndimor që mbahet në Shkup, e ku po shqyrtohen modelet dhe mundësitë për lidhje të vendeve dhe përshpejtim të procedurave doganore, e si pjesë e iniciativës për lidhje ekonomike të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, proces që duhet të mbarojë deri në vitin 2023, transmeton MIA.  “Vendkalimi kufitar Tabanovc në kufirin mes Maqedonisë dhe Serbisë pritet të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm dhe atëherë…

Lexo më Shumë

Një njoftim me shkrim nga kjo ministri thonë se gjatë javës së ardhshme “Qeveria pritet të miratojë vendimin përfundimtar, ndërsa ky institucion adresën e themelimit dhe të veprimit të tij do ta ketë në qytetin e Shkupit, është çështje ditësh kur do të vendoset për adresën e saktë, pasi Ministria e Kulturës në bashkëbisedim me disa institucione është duke kërkuar hapësirën më të mirë ku do ta vendos ansamblin e ri”,- thonë nga Ministria e Kulturës. Për funksionimin e ansamblit shtetëror shqiptar të këngëve dhe valleve është paraparë të ndahen 800 mijë euro të dedikuara për pajisje, veshje dhe rregullim…

Lexo më Shumë

Gjatë sjelljes së ligjit të ri për siguri në komunikacion kujdes do t’ju përkushtohet edhe auto-shkollave të cilat kanë interesat e tyre në sferën e trajnimit të kandidatëve për marrjen e lejes për vozitje. Për këtë shkak, kryeministri Zoran  Zaev së bashku me ministrin për punë të brendshme, Oliver Spasovski u takuan me përfaqësues të Shoqatës kombëtare të auto-shkollave dhe instruktorëve “Obuka-L”, ku është diskutuar mënyra se si ata të kyçen në procesin e dhënies së propozimeve pvr zgjidhjen ligjore dhe shprehjen e kërkesave të tyre. Kryeministri Zaev duke shprehur mirëkuptim për problemet me të cilat ballafaqohen dhe nga të…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për nesër në orën 12.00 e ka caktuar seancën e 25-të, në të cilën do të debatohet për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve të dyshuar nga Gjykata për ngjarjet më 27 prill në Parlament. Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi e caktoi këtë mbledhje në Parlament pas seancës së sotme të Komisionit për çështje procedurale mandatare-imunitare i cili vendosi të propozohet heqja e imunitetit të gjashtë deputetëve nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së. Bëhet fjalë për deputetët Kërsto Mukoski, Zhaklina Peshevska, luben Arndaudov, Lupço Dimovski, Johan Tarçulovski dhe Sasho Vasilevsk. Për heqjen e imunitetit të tyre është e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë sot se janë kah fund i bisedimeve me partnerët e koalicionit për ministrin e ri të Shëndetësisë. Sipas tij kjo është çështje ditësh kur do të bëhet publike emri i ri ministrit dhe me këtë të plotësohen edhe vendet e tjera ministrore, ministër pa resor dhe zv/ministër. “Qytetarët presin ministrin e ri të Shëndetësisë. Pra, janë ditë në pyetje që edhe këtë vend të plotësojmë dhe besoj se do të kompletohen strukturat udhëheqëse të pushtetit ekzekutiv”, ka thënë Zaev.

Lexo më Shumë

Duke iu referuar të dhënave statistikore po ua paraqesim pasurinë e “paraqitur” të Mitko Çavkovit.përcjell shigjeta.net Ai dhe gruaja e tij posedojnë një banesë me garazhë prej 2009, me vlerë prej 4.368.000 denarë. Me kontratë shitblerjeje posedon truall prej 300m2 në Koçani me vlerë prej vetëm 30.000 denarë. Ndërsa në 2008 ka fituar parcellë në vendin e tij të lindjes në Novo Sellë si dhuratë. 4 Parcela trualli në Vasilevë në emër të fëmijeve të vet. Behet fjalë për truall të përfituar në vitin 2012 me mbi 75.000 m2, me vlerë mbi 7.000.000 denarë. Përcjell shigjeta.net Gjithashtu fëmijët e tij…

Lexo më Shumë

Kompania “Transmet”, pronë e afaristit dhe i akuzuar i PSP-së, Sead Koçan, duhet t’i paguajë komunës Gjorçe Petrov dënim për ndërtesë të papërfunduar të komunës, shkruan ‘Makfaks’. “Transmet” me kontratë ishte e detyruar të përfundojë ndërtimin në parkun e Gjorçe Petrov deri kah mesi i vitit 2016, duke ndërtuar objekt prej 15.000 metra katrorë, nga të cilat 3.600 janë të parapara për shfrytëzim nga komuna. Vitin e kaluar Komuna Gjorçe Petrov kumtoi se ka vazhduar afatin për përfundimin e ndërteve deri në janar të vitit 2017. “Transmet” nuk e respektoi as këtë afat kohor të kontratës, sepse aktualisht objekti në…

Lexo më Shumë

Më shumë bashkëpunim, koordinim dhe shkëmbim informatash mes shteteve në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit te terrorizmit, ka shkruar zv/ministri Agim Nuhiu. “Një nxitje më e madhe u kërkua përmes seminarit rajonal për përmirësimin e bashkëpunimit kundër krimit financiar. Qasja e detajuar dhe më e fuqishme ndaj operacioneve të përbashkëta kundër krimit financiar është thelbësore për suksesin e kësaj lufte”, ka theksuar Nuhiu pas seminarit rajonal kundër pastrimit të parave dhe financimit te terrorizmit, të organizuar nga OSBE .

Lexo më Shumë

Pesëmbëdhjetë stacione kufitare policore në Maqedoni dhe një qendër rajonale për punë kufitare do të marrin mundësi për rritjen e sigurisë fizike dhe informatike-teknologjike të rezervave të armëve të vogla të lehta dhe municionit në drejtim të ruajtjes më të sigurt të rezervave dhe parandalim të vjedhjes së tyre dhe trafikimit eventual të mëtutjeshëm, në pajtim me Memorandumin për mirëkuptim midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Misionit të OSBE-së. Memorandumin sot në Shkup e nënshkruan ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ambasadorja e Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen. Projekti realizohet me ndihmë financiare nga BE-ja…

Lexo më Shumë

Kryeredaktorja e kanalit të dytë të RTVM-së, Migena Gorenca, ka thënë se menjëherë pas miratimit të ndryshimeve për emetim të programit të gjuhës shqipe 24 orë, në qershor, ka dërguar raport deri te Qeveria për gjendjen me kuadrot dhe me teknikë, por edhe me gjithçka që ju duhet t’u sigurohet që ta hapin programin, njofton Portalb.mk. “Në atë raport, përpara se ta dimë se do të ketë kanal të katërt, shkruajtëm se na duhen të paktën edhe 90 të punësuar. Tani RTVM sipas të gjitha gjasave do të bëjë vlerësim pasi që prej nesh kërkohet edhe më shumë”, thotë Gorenca për…

Lexo më Shumë

Prof. Dr. Veton Latifi paraqiti punimin e tij shkencor në konferencën ndërkombëtare akademike me temë “Mosmarrëveshja me emrin e Maqedonisë sot: një dritare e mundësisë”, që u mbajt më 18 nëntor, organizuar nga Studimet për Evropën Juglindore në Oksford (SEESOX), që është pjesë e Kolegjit “Shën Antoni” të Universitetit të Oksfordit (Britani e Madhe). Prof. Dr. Veton Latifi nga UEJL, në cilësinë e folësit kryesor në sesionin e tretë të konferencës, para studiuesve u paraqit ne temën “Si të krijohen elementet nxitëse gjatë negociatave?”, ku midis tjerash elaboroi përparësitë e modelit të ‘zgjidhjes së përbashkët të problemit’ (Joint Problem Solving…

Lexo më Shumë

Ish ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, të cilit gjykata i caktoi masë paraburgimi për ngjarjet në Kuvend më 27 prill, filloi grevë urie në burgun në Shutkë. Burime nga burgu për televizionin Telma konfirmuan se Çavkov ka filluar  grevë urie. Çavkovit iu caktua masa paraburgim 30-ditor me kërkesë të Prokurorisë Publike e cila e ngarkon atë dhe edhe 35 persona të tjerë për “rrezikim  terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Lexo më Shumë