Në një komunikatë për mediat Lëviyja Besa thotë: “Lëvizja BESA është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në vend, me çka përshëndet nismën për zbardhjen e dhunës së 27 Prillit në Parlament, njëkohësisht fton organet përgjegjëse që këtë rast ta ndriçojnë deri në fund. Me këtë është e habitshme se përse nga Presidenti, Gjorgje Ivanov janë të ftuara të gjitha partitë politike për të gjetur zgjidhjen e ngërçit politik mes palëve, ndërsa në të nuk ftohet Lëvizja BESA, si parti më e madhe opozitare te shqiptarët e Maqedonisë. Apelojmë që mos të anashkalohet vullneti politik i shqiptarëve, pasi…
Author: Semi
“Të gjitha barna kontestuese janë tërhequr dhe qytetarët të mos shqetësohen”, kështu deklaroi zëvendësministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske për rastin e kontrollit të barnave nga importimi paralel prej vendeve të treta, njofton Portalb.mk. Ai theksoi se tanimë është publikuar dhe se ka rast të tillë që duhej të pastrohen institucionet. “Përderisa nuk marrin informata zyrtare nga institucionet të cilat e udhëheqin këtë rast, për cilat barna bëhet fjalë, sa janë në numër, kush i ka importuar dhe kush i ka prodhuar, nuk mundet asgjë të konfirmoj. Nëse mendoni se ka institucion në botë që për…
Maqedonia së bashku me Turqinë, Brazilin, Bangladeshin dhe Burundin është shteti ku është vërejtur rënia më e madhe në lirinë e të shprehurit në 10 vitet e fundit, tregon studimi i cili e mat lirinë e mediave në 172 vende, zbatuar nga Grupi “Artikulli 19″ në bashkëpunim me data bazën politike dhe sociale “V-Dem”. Vlerësimi është se liria e mediave në nivel global ndodhet në nivelin më të ulët në 10 vitet e kaluara. Sipas njohurive kyçe në raport, vetëm në vitin 2016 në botë janë vrarë 79 gazetarë, ndërsa 259 janë mbyllur. Cenzura në internet është bërë shumë më…
Sektori i punëve të brendshme – Kumanovë, ka parashtruar padi penale ndaj 48 vjecarit E.N., nga Kumanova i cili ka qenë i punësuar si pastrues në shkollën fillore ‘Bajram Shabani” deri në prill të vitit 2017 kur edhe vetë ka dhënë dorëheqje, njofton KOHA. Në momentin kur ka dashur të kthehet sërish në shkollë, ndërsa drejtori i shkollës 49 vjeçari G.R. nga Kumanova nuk ka pasur mundësi ta kthej atë në punë, ai pardje (29.11.2017), rreth orës 11, bashkë me djalin e tij ka shkuar në shkollë, janë futur në zyren e drejtorit dhe pas një konflikti të shkurtës verbal,…
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë (ESHS), në tre muajt e tretë të vitit 2017, ka 1.52% vende të lira të punës. Më së shumti vende të lira të punës ka në sektorin Z – Objekte për vendosje dhe veprimtari servise me ushqim edhe atë 3.15 %, derisa më pak vende të lira pune ka në sektorin G – furnizim me energji elektrike, gaz dhe klimatizim paraqet 0.10%, njofton KOHA. Subjektet afariste me numër të punësuarish prej 10 deri 49 kanë më shumë vende të lira pune apo 2.20%. Rajoni i Pollogut ka më shumë vende të lira…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim protokollar me ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, Ishtvan Duks, njoftoi shërbimi për shtyp i Kuvendit. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit këmbyen mendime në raport me bashkëpunimin bilateral dhe multilateral ndërmjet dy vendeve, me ç’rast ambasadori Duks theksoi se Hungaria është përkrahës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë në integrimet euroatlantike. Gjithashtu, ambasadori Duks u falënderua për bashkëpunimin altruist të Republikës së Maqedonisë në lidhje me mbylljen e Rutës emigrante ballkanike, ku Hungaria e jep kontributin e vet në kontrollimin e kufirit me fqinjin tonë jugor. Kryetari i Kuvendit,…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, sot do t’i dorëzojë vendim?t e para të qytetarëve të përfshirë me Ligjin për sigurim social të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese shtetërore. Ligji për sigurim material të punëtorëve nga firmat e falimentuara u miratua në mbledhje qeveritare në fund të korrikut të këtij viti, ndërkaq u miratua nga Kuvendi i Maqedonisë në shtator të këtij viti. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale atëherë informuan se rreth 3.000 persona të cilët do të marrin 7.596 denarë në muaj, për çka janë siguruar mjete në…
Konsulentë të angazhuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), në kuadër të Programit për ujësjellës dhe kanalizim, zhvilluan një takim pune me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Isak Lazami dhe bashkëpunëtorët e tij. Në kuadër të mbështetetjes që Komuna e Gostivarit e merr nga KfW Bank për hartimin e një Master Plani për furnizim me ujë, u propozua që të realizohet një pako e pranueshme masash të cilat do të financohen nga ana e KfW Bank dhe SECO në Hapin 2 të Fazës 2, me ç’rast nga SECO është shprehur qëllimi për të siguruar mjete financiare për investime plotësuese.…
Familja e Mitko Çavkovit dje pasdite deri te Avokati i Popullit ka dorëzuar parashtresë, konfirmuan për MIA-n nga Zyra e Ombudsmanit. Prej atje njoftojnë se do të hapin lëndë dhe do t’i shqyrtojnë informatat në parashtresë. Ish-ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, të cilit gjykata i caktoi masë paraburgim për ngjarjet në Kuvend nga dje mban grevë urie në burgun në Shutkë. “Psiqikisht është stabil, por si reagim i padrejtësisë që i është shkaktuar me caktimin e masës paraburgim, si dhe ngarkesë për veprën penale ‘rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë’ ka marrë vendim të mbajë grevë urie”,…
Me rëndësi thelbësore është të konfirmohet qartë përgjegjësia për dhunën e papranueshme që u bë në Parlament dhe të veprohet në pajtim me sundimin e së drejtës, respektimin e së drejtës të mbrojtjes, imunitetit dhe presumcionit të pafajësisë, pa çka asnjë demokraci nuk mund të funksionojë, thotë ambasadori i Francës, Kristian Timonie në deklaratë për MIA-n. “Si dëshmitar i ngjarjeve të 27 prillit, konsideroj se është me rëndësi thelbësore të konfirmohet qartë përgjegjësia për dhunën e papranueshme që u bë në Parlament, ndërkaq e cila mund të shkaktonte viktima në njerëz në mesin e të zgjedhurve. Gjithashtu, me rëndësi është…
Prokuroria Themelore Publik për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka thënë se duke realizuar bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në procedimet para hetimore me prokurorinë publike për krim të organizuar dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, zbuloi instalimin e laboratorit më të madh për përodime të paligjshëm të drogave sintetike në Evropën Juglindore. Për koordinim paralel për hetim ndërkombëtar dhe bashkëpunim ishte formuar Ekip i Përbashkët Hetues i Organeve nga të dy vendet për të koordinuar një hetim dhe bashkëpunim paralel ndërkufitar. – Gjatë ditës së djeshme, në zonën e Tetovës dhe Shkupit, Zyra e Prokurorit…
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, edhe për sot ka paralajmëruar bllokim të rrugëve dhe protesta para Gjykatës Penale në Shkup. Ata përmes një kumtese për media thonë se arrestimi i artisëve, aktorëve, regjisorëve, arkitektëve dhe deputetëve dhe akuzat ndaj tyre për terrorizëm është akt i një torture politike. “Akuzat për terrorizëm kundër personave të cilët nuk kanë bërë asnjë shkelje në jetën e tyre, është revanshizëm klasik politike kundër gjithë atyre që nuk pajtohen me politikat antishtetërore dhe kanë guxim që atë ta thonë publikisht. Të shpallen terroristë persona që asnjëherë nuk kanë mbajtur armë në dorë dhe të njëjtit të…