Author: Semi

Në hapësirat e bodrumit në ndërtesën ku ishte ruajtur material mjekësor në lagjen Përzhinë shpërtheu zjarr, i cili ende është aktiv. Nga Brigada për mbrojtje nga zjarri të Qytetit të Shkupit për MIA-n deklaruan se bëhet fjalë për një zjarr të madh dhe se ekipet e tyre intervenojnë në terren. Në rrugën “Banica” ku është zjarri ka tym të dendur.

Lexo më Shumë

Në kohën kur qyteti i Gostivarit po përballet me pasojat nga të reshurat e fundit atmosferike, Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari vazhdon të qëndron nëpër kongrese neurologësh në Beograd. Derisa Taravari vazhdon të ndjek kongrese për përparim profesional, nxënësit e Shkollës fillore “Goce Dellçev” përballen me ujin që ka depërtuar brenda objektit shkollor, thuhet në readimin e degës së BDI-së në Gostivar. “Ishte premtim i tij që pas zgjedhjes për Kryetar komune do të riparon çatinë e shkollës, por edhe pas gati gjashtë javësh në këtë post, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në këtë drejtim. Ftojmë Arben Taravarin…

Lexo më Shumë

Pasi Gjykata Supreme miratoi vendimin për lirimin e të arrestuarve të rastit “Monstra” në opinion ka pasur reagime të llojeve të ndryshme. Deputetët, Partitë politike kanë shprehur qëndrimet e veta lidhur me lirinë e të pandehurve, shkruan Almakos. Njëri ndër reagimet më interesante njëkohësisht bombastike është bërë nga ana e Vigjilent Lekës, i cili në një mënyrë ka falënderuar BDI-në që sipas tij çuditërisht nuk doli kundër lirimit të të arrestuarve gjatë kohës që këta të fundit ndanin kolaçin qeveritar me VMRO-në e Gruevskit. Ja reagimi i plotë i Lekës: “E falënderojmë BDI-në që nuk doli kundër vendimit për lirimin…

Lexo më Shumë

Përmirësim të kushteve në të cilat punojnë pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, furnizim и pajisjes së re dhe përtëritje të të vjetrave, avancim të procesit në lëshimin e pasaportave dhe dokumenteve personale, janë pjesë e zërave në buxhetin e MPB-së për vitin 2018. Buxheti i përgjithshëm e MPB-së, në përputhje me Propozim-buxhetin e RM-së për vitin 2018 arrin 10.241.000.000 denarë. Buxheti i MPB-së është rritur në lidhje me sivjet për 190 milionë denarë, transmeton MIA.  Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp ministror i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, prioritet kyç për MPB-në është kujdesi për të punësuarit, duke…

Lexo më Shumë

Qeveria ka hedhur poshtë pohimin e Institutit “Societas Civilis” se Qeveria nuk ka precizuar akoma aktivitetet e Planit 6-9 dhe çfarë duan të arrijnë me këtë. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, thotë se analiza e këtij Instituti nuk përkon aspak me realitetin. Boshnjakovski shton se Qeveria në mënyrë të saktë ka arritur t’i përcaktojë masat e Planit aksional për reforma dhe rezultatet e arrtitura nga implementimi i tyre. “Qeveria në mënyrë shumë precize i ka identifikuar të gjitha aktivitetet e Planit 3-6-9. Gjithashtu, opinioni i Maqedonisë përmes mediave është informuar mbi zbatimin e këtij plani dhe cilën fazë  të realizimit…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Gjykatës Supreme për t’i liruar nga burgu të akuzuarit e ‘Monstrës’, në çdo moment pritet lirimi nga burgu i Agim Islailoviq dhe Haki Azirit të cilët gjenden në burgun e Idrizovës. Ekipet e TV SHENJA janë para burgut të Idrizovës dhe raportojnë se diku për dy orë do të lirohen nga burhu Agim Ismailoviq dhe Haki Aziri. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Artan Grubi ka mirëpritur vendimin e organeve të drejtësisë në Shkup rreth çështjes së shqiptarëve të përfshirë në rastin “Monstra”. “Përshëndes vendimin e drejtë dhe të duhur të Gjykatës Supreme për rigjykim të rastit Monstra dhe për mbrojtje në liri. E vërteta dhe e drejta të ngadhënjejë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot porositi se Qeveria ka vullnet politik për decentralizim të vërtetë dhe të zbatohet transferi maksimal i kompetencave dhe financave nga niveli qendror dhe lokal. Gjatë pjesëmarrjes në Forumin nacional për kryetarë komunash dhe kryetare të komunave, që po mbahet  në Strugë, Zaev theksoi se Qeveria është fuqishëm e përcaktuar që të mundësojë zhvillim të barabartë rajonal dhe jetë cilësore për të gjithë qytetarët në vend pa dallim nëse jetojnë në qytet, fshat apo në ndonjë vend tjetër të vogël banueshëm, transmeton MIA.  “Si kryeministër dhe si Qeveri u detyruam që ta përforcojmë decentralizimin, të mundësojmë transfer maksimalisht…

Lexo më Shumë

Nënkalimi te udhëkryqi Matkë në afërsi të pompës së benzinës “Bis Oil” është përmbytur në lartësi prej një metër, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, duke iu referuar informacionit të QRMK-së. Deri te përmbytja  ka ardhur për shkak të reshjeve të shiut dhe defektit të rrjetit ujësjellës, transmeton MIA.  Janë bllokuar katër automjete, ndërsa udhëtarët janë nxjerrë nga ana e Brigadës së zjarrfikësve. Në terren ende punojnë ekipe.

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi tha për Alsat M se nuk e ka parë të arsyeshme të kërkojë nga policia shtimin e forcave brenda dhe jashtë shtëpisë ligjvënëse gjatë votimit për heqjen e imunitetit, me arsyetimin se seanca ka rrjedhë sipas rregullores së Kuvendit. Edhe nga Byroja për Siguri Publike thanë se nuk kishte nevojë për përgatitje të forcave të rendit për të mbrojtur Kuvendin dhe deputetët, pasi që nuk ka pasur paralajmërime për protesta apo kërcënim për prishje të rendit. “Nuk kam bërë kërkesë për shtim të forcave policore sepse nuk kam vlerësuar se ka nevojë për atë. Për…

Lexo më Shumë

Robert Baer, është një ish oficer i CIA-s, i cili ka shkruar shumë libra që zbuluan sekretet e CIA-s dhe administrataës së Bill Clinton dhe George W. Bush. Ai është arrestuar disa herë. Mitt Waspurh, mikui tij i ngushtë që punoi në Senat dhe i dha atij informacione u vra me armë. Si një operativ i lartë i CIA-s, Baer punoi në Jugosllavi gjatë periudhës 1991-1994 dhe në Lindjen e Mesme. Ai ka marrë pjesë në disa dokumentarë të National Geographic, duke akuzuar administratën e Bushit se po luftoi për naftë. Në një intervistë të realizuar në Kanada, ai flet…

Lexo më Shumë