Author: Semi

Heshtin institucionet kompetente lidhur me semaforin në Hasanbeg. As komuna e Haraçinës, as ajo e Gazibabës e as Qyteti i Shkupit nuk përgjigjen për fatin e semaforit në Hasanbeg, për të cilin qytetarët ankohen se i njëjti shkakton vetëm kaos në trafik, raporton SHENJA. Disa ditë më parë televizioni Shenja solli anketë me qytetarët të cilët kërkojnë heqjen e semaforëve dhe vendosje të një rrethrrotullimi.  Qytetarët që e frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë thonë se semafori i vendosur më shumë paraqet problem se sa zgjidhje. Po ashtu kishim edhe qëndrimin e Komunës së Haraçinës prej nga thonë se kanë dërguar…

Lexo më Shumë

Vala e mërgimtarëve që është karakteristike gjatë verës i mbushi këmbimoret me deviza. Edhe tregtarët i fërkojnë duart nga rritja e konsumit që e shkaktojnë mërgimtarët që gjatë verës vijnë në vendlindje për t’i vizituar familjet. Blihen mobilie të reja, bëhen rinovime dhe shpenzohen për nevojat e përditshme. Por, përveç se gjatë verës, paratë që i dërgojnë mërgimtarët tonë te shumë familje në Maqedoni janë të ardhura kryesore për jetë gjatë gjithë vitit. Jozyrtarisht të dhënat tregojnë se mërgimtarët në Maqedoni në vit dërgojnë nga 800 milionë e deri në 1.5 miliardë euro. këto para shpenzohen për pagesa të llogarive…

Lexo më Shumë

Një grua është plagosur në dorën e majtë me armë zjarri derisa ka qenë në dasmë në oborrin e një shtëpie në Tetovë, ndërsa një person tjetër në polici ka denoncuar se xhami i parmë i automjetit të tij është dëmtuar prej amës së zjarrit pas pikës pagesore në Tetovë, kur pranë tij ka kaluar një kolonë me automjete. Policia kumtoi se mbrëmë rreth orës 21:50 në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë nga Qendra Klinike – Tetovë është denoncuar se tek ata është sjellë F.A. (53) nga Tetova me plagë në krahun e majtë e shkaktuar prej armës së…

Lexo më Shumë

Zeqirija IBRAHIMI Referendumi ishte tema më aktuale gjatë javës së kaluar dhe gjatë këtyre ditëve, ndërsa sigurisht e tillë do të jetë edhe gjatë javëve ardhshme në vijim. Gjithsesi opinioni nuk do të mbetet indiferent ndaj faktit se gjatë stinës së vjeshtës qytetarët e Republikës së Maqedonisë (të cilët tani duhet të jenë edhe maqedonas të veriut dhe qytetarë të Republikës së Maqedonisë) do t’u parashtrohet pyetja e referendumit, për të cilën në këtë periudhë po bisedohet dhe për të cilën dje nuk është arritur marrëveshje ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Pasi referendumet edhe ashtu organizohen rrallë, një pjesë e rëndësishme…

Lexo më Shumë

Zeqirija IBRAHIMI Para rënies së Perandorisë Osmane, rilindësit shqiptarë lobuan që kufijtë e shtetit të ri shqiptar të shtrihen në kuadër të katër vilajeteve (Vilajetit të Shkodrës, Kosovës, Janinës dhe Manastirit – që përfshinte territor diku rreth 74.000 km2). Edhe Lidhja e Prizrenit (1878) kërkonte autonomi për shqiptarët në kufijtë e vilajeteve të lartpërmendura. Kështu, edhe pse Ismailqemal Bej Vlora e shpalli pavarësinë e Shqipërisë më 28.11.1912, ajo nuk u njoh ndërkombëtarisht deri në vitin e ardhshëm (në Konferencën e Ambasadorëve në Londër – 29.7.1913), kur u pranua territori i Shqipërisë vetëm me 28,748 km2. Kush do ta besonte këtë?!…

Lexo më Shumë

Afrim  FANDA Më 9 korrik 2018 u bënë 21 vjet nga dita kur pushteti në duart e sllavomaqedonasve ushtroi masakrën e paparë në kohë paqeje ndaj shqiptarëve të paarmatosur të Gostivarit, të cilët dolën nëprotesta paqësore per të drejtën e përdorimit të lirë të flamurit të tyrekombëtar. Me këtë rast, ekspedita e egër ndëshkuese policore e udhëruar ngaLSDM, në atë kohë në qeveri koalicioni me PPD, la tre të vdekur dhe qindra tëplagosur, si dhe ushtroi dhunë çnjerezore në mbi njëmijë qytëtarë shqiptarë tëGostivarit, mu ne qender të Gostivarit, gjatë gjthe ditës dhe gjithë natës pasprotestave. Me urejtje të pashembullt…

Lexo më Shumë

Të hënën bëhet inaugurimi i Presidentit të Republikës së Turqisë, R. T. Erdoğan. Me këtë rast janë ftuar personalitete të larta jetës politike, arsimore e kulturore nga gjithë bota. Në mesin e pak të ftuarve nga Maqedonia, marrim vesh, se do të jetë edhe profesori i Universitetit të Tetovës, njëherazi drejtues i SHB “Logos-A”, Adnan Ismaili. Marrim vesh se nga Maqedonia janë ftuar edhe disa politikanë dhe personalitete të tjera të jetës shoqërore./Almakos

Lexo më Shumë

Mërgata janë qytetarë besnikë në vendet ku ata jetojnë, krijojnë dhe punojnë dhe njëkohësisht janë urë lidhëse ndërmjet Maqedonisë dhe shtetit ku jetojnë. Në të njëjtën kohë, ata duhet të jenë krenarë për vendin e origjinës, pasi ata kanë prapa vetes Qeverinë në të cilën mund të mbështeten. Mjaft ishin 27 vite ndarje. Diaspora patjetër të identifikohet me shtetin, jo me partinë si që ishte rast në 11 vitet e kaluara kur ishin keqpërdorur për qëllime politike. Këtë sot e tha ministri pa dikaster i angazhuar për Diasporë Edmond Ademi në promovimin e tre projekteve të reja të Agjencisë për…

Lexo më Shumë

Me rastin e 5 vjetorit të ndarjes nga jeta e z. Abdurrahman Aliti në fjalimin e tij kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se Aliti do të mbetet figura ndër figurat jo vetëm që do të kujtohet  por edhe do të shkruhet, gjithashtu  edhe historia e re këtij shteti do të ishte e mangët pa figurën dhe emrin e tij. “Është nga të parët që ngriti zërin dhe alarmoj opinionin vendor dhe atë ndërkombëtarë  se  pikërisht ndryshimi i Kushtetutës është gjenerator i krizës dhe ashtu ndodhi pasi që ndryshimi i Kushtetutës në 1974 solli krizën dhe hapi një front që kishte mund të…

Lexo më Shumë

Në një ceremoni të bukur e simbolike, të zhvilluar në zyrën e tij, kongresisti Eliot Engel i dorëzoi zyrtarisht biznesmenit dhe filantropistit të shquar Lazim Destani, flamurin amerikan që është valëvitur në 4 Korrik, mbi ndërtesën e Kongresit Amerikan. “Ky flamur u valëvit për t’ju nderuar juve në 4 Korrik, miku im”, i tha kongresti Engel duke ia dorëzuar në mënyrë ceremonial një ditë më pas flamurin, ndërsa e falenderoi që Festën e Amerikës e kishin festuar së bashku në Nju Jork. Engel i lexoi edhe përmbajtjen e dokumentit zyrtar që shoqëron flamurin e palosur në mënyrë ceremoniale në…

Lexo më Shumë

Gazetari Naser Selmani, ka reaguar ashper pas deklarates qe beri sot kreu i BDI-se Ali Ahmeti, i cili tha se nuk ka forcë që mund të pengojë Marreveshjen per emrin me Greqine. Ja çfarë ka shkruar Selmani ne profilin e tij ne FB: “Ali Ahmeti nisi fushatën kundër referendumit për emrin. Paska thënë se nuk ka forcë që pengon jetësimin e Marrëveshjes me Greqinë. Kjo deklaratë e papërgjegjshme mund të spraps maqedonët të mbështesin referendumin për emrin. Me këtë Ahmeti injoron sugjerimin e një diplomarti të rëndësishëm në Shkup, i cili ka kërkuar nga BDI të mos japin deklarata të…

Lexo më Shumë

Lazim Destani në tryezën e Rrumbullakët në Londër, Siguria në Ballkanin Perëndimor Biznismeni, Lazim Destani mori pjesë në Forumin për Sigurinë e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga European Leadership Network(ELN), që i zhvilloi punimet në dhomën e lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar. Këtu morën pjesë: Lord Des Browne – ish sekretar i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të Dhomës së Lordëve dhe Parlamentit Britanik, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Britanike, përfaqësues nga Parlamenti i OSBE-së, si dhe përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bullgaria. Nën moderimin e Lordit Des Browne,…

Lexo më Shumë